LIVE UPDATES
Insights

Luftoni korrupsionin për të rifituar shpirtin e Europës

4 Maj 2019, 09:02 Nga DOSJA
Luftoni korrupsionin për të rifituar shpirtin e Europës

Gjatë kohës që ishte në krye të Drejtorisë Kombëtare Anti-Korrupsion të Rumanisë midis vitit 2013 dhe 2018, Laura Codruţa Kovesi kryesoi qindra dënime të profilit të lartë dhe u bë e dashur për lëvizjen ndërkombëtare për transparencë. Në një vend që përpiqet të ndërtojë një sistem të drejtë të drejtësisë pas pranimit të tij në BE në vitin 2007, ajo spikati si një përkrahëse e vendosur e sundimit të ligjit.

Në korrik 2018, Kovesi u shkarkua nga detyra nga ministri i drejtësisë i Rumanisë, Tudorel Toader, me urdhër të kreut të Partisë Social Demokrate (PSD), Liviu Dragnea, të cilin Drejtoria Kombëtare e Anti-Korrupsionit e dënoi në vitin 2015 për marshtim gjatë fushatës zgjedhore. Ajo është tani kandidatja e miratuar nga Parlamenti Europian për të udhëhequr Prokurorinë e re Publike Europiane (EPPO), por Dragnea po bën gjithçka që mundet për ta diskredituar atë.

Edhe pse Dragnea e ka të ndaluar të mbajë ndonjë post, partia e tij drejton qeverinë e koalicionit të Rumanisë dhe një agjenci e krijuar nga PSD-ja e ka akuzuar Kovesin për korrupsion për të mos lejuar daljen e saj nga Rumania. Miqtë e Dragneas pohojnë se Kovesi e ka tejkaluar autoritetin e saj, gjë që është një tjetër mënyrë për të thënë se ajo ka qenë tepër efikase në ndjekjen e korrupsionit në klasën politike rumune.

Largimi i Kovesit nga Drejtoria Kombëtare e Anti-Korrupsionit zemëroi publikun rumun dhe 100,000 vetë nënshkruan një peticion që bën thirrje që ajo të rikthehet në postin që drejtonte më parë. Që nga largimi i saj, Drejtoria duket se ka pushuar së funksionuari dhe pozicioni ndërkombëtar i Rumanisë ka vuajtur për shkak të kësaj. Pavarësisht përpjekjeve më të mira të Kovesit, Rumania renditet tashmë midis vendeve më të korruptuara të BE-së në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2017 (pas Bullgarisë dhe Hungarisë) të Transparency International. Dhe tani, situata po përkeqësohet akoma më shumë. Duke shpërfillur paralajmërimet nga Komisioni i Venecias i Këshillit të Europës, më shumë se 180 ligjvënës rumunë kanë mbështetur legjislacionin që do t’i mbronte politikanët nga akuzat për korrupsion.

E ardhmja e Rumanisë si një demokraci liberale e begatë tani mbetet në dorë të popullit të saj. Shpresojmë që sundimi i ligjit do të rivendoset dhe se vendi do të kthehet në rrugën e reformës. Por kjo mund të ndodhë vetëm nëse shtetasit rumunë i mbështesin ata që dalin kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Përgjigja nga pjesa tjetër e BE-së, e para dhe më e rëndësishmja, duhet të jetë që ata t’i bashkohen Parlamentit Europian duke mbështetur kandidaturën e Kovesit për të drejtuar EPPO-në, e cila do të fillojë punë afër fundit të vitit 2020. Siç janë gjërat, Këshilli Europian, aktualisht i drejtuar nga Rumania, ka mbështetur një kandidat tjetër. Përtej kësaj, Komisioni Europian duhet të bëjë më shumë sesa thjesht të kritikojë tërheqjen e qeverisë së udhëhequr nga PSD-ja përsa i përket sundimit të ligjit. Ndaj autoriteteve rumune duhet të ushtrohet presion i vërtetë.

Pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian që do të mbahen më vonë këtë muaj, do të formohet një Komision i ri nën udhëheqjen e një presidenti të ri. Një nga prioritetet e tij kryesore duhet të jetë krijimi i një pakti obligues që i angazhon të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e BE-së të mbrojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore.

Siç kanë treguar vitet e fundit, BE-ja ka nevojë për instrumente më të besueshme dhe efikase për të shqyrtuar shkeljet e vlerave të saj themelore dhe për të mbajtur përgjegjës shkelësit e tyre. Të gjitha grupimet kryesore të partive të BE-së tashmë janë zotuar të ndjekin një marrëveshje të re për zbatimin e parimeve të sanksionuara në traktatet themelore të bllokut. Pas zgjedhjeve, qytetarët europianë duhet të ushtrojnë presion ndaj përfaqësuesve që ata kanë zgjedhur për t’u siguruar që ata ta ndjekin këtë marrëveshje.

Për më tepër, Këshilli dhe Parlamenti Europian duhet të miratojnë një legjislacion që lejon pezullimin e subvencioneve të BE-së ndaj qeverive të vendeve anëtare që i përmbahen rregullave dhe standardeve të bllokut. Qeveritë që dëmtojnë sistematikisht sundimin e ligjit dhe shtypi i lirë nuk duhet të përfitojnë nga fondet e kohezionit që synojnë pikërisht qëllimin e kundërt.

Ky është një moment kritik për BE-në. Presidenca e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara, kaosi i Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe rritja e populizmit në të gjitha demokracitë perëndimore kanë siguruar mbulim politik për politikanët e paskrupullt që këta të fundit të  nënvleftësojnë parimet e demokracisë liberale. Por projektligji për premtimet e çuditshme të bëra nga të ashtuquajturit demokratë iliberalë të Europës po afron.

Demokratët liberalë kanë një mundësi për të ndryshuar dëmet që kanë shkaktuar populistët, por ata duhet të veprojnë shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Pro-europianët shpesh kategorizohen si përkrahës të status quo-së. Kjo duhet të ndryshojë. Me shtimin e politikanëve që përbuzin parimet demokratike dhe të drejtat e qytetarëve të tyre, demokratët liberalë duhet ta bëjnë të ditur se ata po ofrojnë instrumente të reja efektive për të siguruar llogaridhënien. Car i ri i anti-korrupsionit i BE-së është vetëm një instrument i tillë dhe Kovesi duket e sigurt se do ta bëjë EPPO-në një kampion të fuqishëm dhe dinamik të drejtësisë.

BE-ja dikur konsiderohej si një bastion i shpresës për ata që jetojnë nën tirani, despotizëm dhe kleptokraci. Është koha ta rimarrim përsëri atë mantel. Karriera e guximshme dhe shumë efektive e Kovesit në luftën e saj kundër korrupsionit në Rumani ka treguar se një person, me fuqinë e ligjit, mund ta arrijë këtë gjë. BE duhet ta përkrahë atë dhe gjithçka që ajo përfaqëson. Lufta kundër korrupsionit në Rumani dhe vende të tjera është një betejë për shpirtin e Europës.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione drejtoria kombëtare anti-korrupsion laura codruta kovesi rumani drejtoria kombëtare anti-korrupsion laura codruta kovesi rumani

Sondazh

Poll
Insights 3 Maj 2019, 20:32

10 urdhëresat… për gazetarët

TIRANË- Shkruan Lufti Dervishi për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.Ju nuk do të njihni Zot tjetër përveç të Vërtetës! Ju nuk do të adhuroni...

Insights 1 Maj 2019, 10:59

Komunizëm, kur i ruanim karamelet me çelës

Në vitet e diktaturës ishte e zakonshme që të rinjtë e shkollave të mesme shkonin nëpër fshatra malorë për shfaqje me valle e këngë. Quheshin brigada kulturore....

Insights 1 Maj 2019, 07:39

Përfundimisht, nuk ka më komunistë

Nuk kemi parë një shfaqje të tillë të idiotizmit njerëzor, të besimit dhe të sjelljes absurde që nga histeria magjibërëse e Mesjetës. Unë i referohem natyrisht ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre