"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Në këmbë kisha ashkla llamarine”, flet zjarrfikësi që u plagos në atentatin ndaj Ardian Çapjas: Makina u fik… nuk
8 Qershor 2020, 11:01Nga DOSJA
ELBASAN- Zjarrfikësi Dash Muhaxhiri 38 vjeç i plagosur sot në atentatin ndaj Ardian Çapjas në Elbasan, ka rrëfyer nga shtrati i spitalit të gjithë atë që ka ndodhur. Muhaxhiri ka thënë se nuk ka parë plumba, por ka dëgjuar vetëm një shpërthim dhe më pas ka parë që në këmbë i kanë hyrë disa ashkla llamarine, (copëza të vogla).
“Ngjarja ka ndodhur pas një njoftimi zjarri se na thanë se digjej një makinë, në momentin që kemi arritur në vendin e ngjarjes dhe fiket makina ndodhi një shpërthim dhe nuk e vura re, Nuk e di se çfarë ishte, mendova ndonjë gomë. Në këmbë kisha ashkla llamarine”, është shprehur zjarrfikësi.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan, ku Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.
I plagosur ka ngelur edhe zjarrfikësi Dash Muhaxhiri, i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën.
Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin, pasi pretendojnë se Ardian Çapja, u plagos teksa po rregullonte disa punë në vilën e tij në zonën e Krastës në Elbasan.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Zbardhet drafti i plotë të amendimeve që parashikohen të ndryshojnë në Kodin Zgjedhor, pas marrëveshjes së Reformës Zgjedhore. Në draft, përfshihen...
ELBASAN– Detaje të reja janë zbuluar për atentatin ndaj Ardjan Çapjas në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina me targa të vjedhura dhe të...
ELBASAN- Dosja.al ka zbuluar detaje të reja lidhur me plagosjen e Ardian Çapjas në shtëpinë e tij gjatë paradites së sotme. Mësohet se ai është qëlluar n...
Elbasan- Flet zjarrëfikësi Dash Muhaxhiri që u plagos mëngjesin e sotëm në Elbasan. Për mediet ai ka deklaruar se sapo shkoi për të shuar flakët ndodhi shpërthi...
TIRANË-Akademiku Artan Fuga ka komentuar peripecitë e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Në në postim ne Facebook, Fuga shkruan, se Europa ...
TIRANË-Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin katër të fortëve në Tiranë dhe një tjetri në Kavajë. Personat të cilët duhet të deklarojnë pasurin...
TIRANË-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë denoncimin e radhës në Prokurorinë e Posaçme. Aktivstë edhe aktorët janë mbledhur ditën e sotme përpa...
ELBASAN- Një ‘hitman’ me snajper ka tentuar që të ekzekutojë për herë të tretë, anëtarin e një prej fiseve më të njohura të Elbasanit, Ardian Çapja. Ai ë...