Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ELBASAN– Detaje të reja janë zbuluar për atentatin ndaj Ardjan Çapjas në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina me targa të vjedhura dhe të mbivendosura, e tipit Volkswagen dyshohet se është marrë në Krujë. Po ashtu mësohet se makina nuk rezulton në regjistrin e automjeteve të regjsitruara në Shqipëri.
Po të njëjtat burime sqarojnë se në atentat kanë marrë pjesë 5 persona, me role të ndara. 3 persona kanë patur për të ekzekutonin 55-vjeçarin, ndërsa 2 të tjerë kanë pritur autorët për t’u larguar. Burimet i thanë Dosja.al se dyshohet se autorët dhe snajperi ishin vendosur në një servis pranë banesës së Ardian Capjas. Distanca në vijë ajrore mendohet se është jo më shumë se 150 metra.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Krastës në Elbasan. Ardian Çapja, koka e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ka rënë pre për herë të tretë e një atentati, ku është qëlluar me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.
I plagosur ka ngelur edhe një zjarrfikës i cili ka tentuar të shuajë flakët tek makina e djegur e autorëve, por aty është përballur me shpërthimin e disa fishekëve. Për fat të mirë, efektivi është në gjendje të mirë për jetën.
Akoma nuk dihet identiteti i autorëve, por dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt për territoret në Elbasan. Ajo që është më kontradiktore në këtë ngjarje është këmbëngulja e familjarëve për të mos pranuar atentatin, pasi pretendojnë se Ardian Çapja, u plagos teksa po rregullonte disa punë në vilën e tij në zonën e Krastës në Elbasan.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- Dosja.al ka zbuluar detaje të reja lidhur me plagosjen e Ardian Çapjas në shtëpinë e tij gjatë paradites së sotme. Mësohet se ai është qëlluar n...
Elbasan- Flet zjarrëfikësi Dash Muhaxhiri që u plagos mëngjesin e sotëm në Elbasan. Për mediet ai ka deklaruar se sapo shkoi për të shuar flakët ndodhi shpërthi...
TIRANË-Akademiku Artan Fuga ka komentuar peripecitë e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Në në postim ne Facebook, Fuga shkruan, se Europa ...
TIRANË- Spitali i Traumës është vendosur nën masa tejet të rrepta sigurie pas mbërritjes së 55-vjeçarit Ardian Çapja, i cili ngeli i plagosur...
TIRANË-Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin katër të fortëve në Tiranë dhe një tjetri në Kavajë. Personat të cilët duhet të deklarojnë pasurin...
ELBASAN- Beteja mes grupeve rivale në Elbasan është e hapur! 55-vjeçari Ardian Çapja ka qenë sërish fatlum ditën e sotme, kur ka arritur që t’i sh...
TIRANË-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë denoncimin e radhës në Prokurorinë e Posaçme. Aktivstë edhe aktorët janë mbledhur ditën e sotme përpa...
ELBASAN- Një ‘hitman’ me snajper ka tentuar që të ekzekutojë për herë të tretë, anëtarin e një prej fiseve më të njohura të Elbasanit, Ardian Çapja. Ai ë...
Durrës– Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë me drejtues A.D 45-v...
Shqipëri– 17 raste të reja me COVID-19 gjatë orëve të fundit. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 102 ...