LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimi i Sistemit: Rama godet marrëveshjen e 5 qershorit në 12 nene

13 Korrik 2020, 11:27 Nga DOSJA
Ndryshimi i Sistemit: Rama godet marrëveshjen e 5 qershorit në 12 nene

TIRANË– Prekja e Kodit Zgjedhor është e pashmangshme në rast se ndryshohet Kushtetuta siç ka paralajmëruar mazhoranca. Komisioni Evropian, SHBA, Parlamenti Evropian dhe Bundestagu gjerman më shumë se një herë kanë kërkuar që pakti elektoral i miratuar nga të gjitha forcat kryesore politike dhe i monitoruar nga ndërkombëtarët të kalojë pa ndryshime në parlament.

Kur deklaroi se do ndërhynte në Kushtetutë për të ndryshuar sistemin, nga lista të hapura në lista të mbyllura, Kryeministri Rama u shpreh se kjo nuk cenonte marrëveshjen e arritur më 5 qershor nga Këshilli Politik, i përbërë nga PD-PS-LSI dhe nën monitorimin e Bashkimit Europian, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Nga ana e tyre, këta të fundit kanë kërkuar që marrëveshja të kalojë ashtu siç është e paprekur, çka do të thotë që kalimi i kodit në tërësi, duhet t’i bëhet ndërhyrje vetëm në nenet që parashikon marrëveshja në fjalë. Por në rast se ndërhyhet në Kushtetutë për të implementuar ndryshimin e sistemit, atëherë është e detyrueshme të ndërhysh dhe në Kodin Zgjedhor, së paku në nenet që flasin për formulën e përllogaritjes së mandateve, si dhe kudo ku ndodhet fjala “koalicion”.

Të gjitha këto nene duhen ndryshuar ose abroguar. Abrogimi apo ndryshimi i neneve do të thotë automatikisht prekje e marrëveshjes.

Vëzhgimi
Gazeta MAPO ka bërë një vëzhgim në tërësi të Kodit Zgjedhor, dhe rezulton se si pasojë e ndryshimit të sistemit në Kushtetutë, në Kodin Zgjedhor duhet të ndërhyhet në të paktën 12 nene të tij, ndoshta dhe më shumë. Ndërsa dy nene që janë përllogaritja e mandateve duhet të ndryshohen plotësisht.

Nenet 162 dhe 163 flasin për përllogaritje mandatesh në bazë të sistemit proporcional rajonal me lista të mbyllura, ndërsa sistemi proporcional rajonal me lista të hapura kërkon një tjetër përllogaritje. Pra, për ta bërë më të qartë, në rast se në sistemin aktual votat numërohen në bazë të subjekteve pjesëmarrëse në garë, në sistemin e listave të hapura duhen numëruar votat e çdonjërit prej kandidatëve dhe kjo kërkon tjetër formulë llogaritjeje.

Ekspertët e zgjedhjeve thanë për MAPO, se kjo e kthen përmbys Kodin Zgjedhor, madje përshtatjet sipas tyre duhen në gati ¼ e neneve që flasin për zgjedhjet e përgjithshme. Pra, nuk është thjesht një ndërhyrje në Kushtetutë por është ndryshimi i një sistemi të tërë dhe Kodi Zgjedhor është përshtatur për sistemin proporcional rajonal me lista të mbyllura. Hapja e listave, do kërkonte një kod tjetër zgjedhor.

Nenet
Ndërhyrje të tjera kërkojnë dhe nenet që flasin për regjistrimin e partive apo subjekteve në zgjedhje. Këtu janë të paktën shtatë nene që kërkojnë ndërhyrje, pasi përmendet fjala “koalicion” i cili ose do të ndalohet sipas propozimeve të opozitës parlamentare, ose bie vetiu me listat e hapura.

Pra, s’mund të dilet me kandidatë të përbashkët, ose njërës parti i duhet që kandidatët e partisë aleate t’i fusë në listat e veta, siç ndodhi në 2017 me disa nga kandidatët e partive aleate të PD-së. Pra, s’kemi të bëjmë thjesht me arnime kodi, por me ndërhyrje thelbësore tek ai. Natyrisht Rama i ka 84 vota për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, por këtu do i duhet të përballet me deklaratat dhe qëndrimet jo vetëm të opozitës jashtë parlamentit, por edhe me ndërkombëtarët.

Ishte komisioneri për zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi, deklaratat e Bundestagut gjerman, Kushtet e Parlamentit Europian, Ambasada Amerikane etj., të cilët e kanë thënë qartë që marrëveshja për kodin duhet të kalojë pa ndryshime. A do ketë fuqinë Rama për t’i shkuar deri në fund kësaj aventure. Kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.

Qëllimi
Me ndryshimet në sistemin zgjedhor, dhe ndalimin e koalicioneve, Rama më së pari ka si qëllim të dekurajojë votuesin e kundërshtarit. Në pamundësi për të bërë koalicion, dhe me lista të hapura, PD do ishte e detyruar që jo pak emra të partive aleate t’i fuste në fletën e saj të votimit, duke cenuar kështu renditjen e emrave të saj dhe të linte jashtë njerëz të saj që mund të kishin mbështetjen e bazës.

Kjo mund të sillte uljen e numrit të votuesve sipas qarqeve. Dhe jo vetëm kaq, por me heqjen e koalicioneve, Rama synon t’u heqë sa vota të mundet kryesisht partive aleate të opozitës. Për shembull në rast se fjala vjen në qarkun e Elbasanit, PDIU mori 29 mijë vota, prodhoi vetëm 2 mandate, ndërsa rreth 5-6 mijë vota i shkuan dëm. Kjo mund të ndodhë në të gjitha qarqet, ku LSI-PDIU apo të tjerë kanë vota të konsiderueshme që në një rast tjetër do prodhonin mandate për opozitën, ndërsa jashtë koalicionit këto vota shkojnë dëm. Pra, synimi përfundimtar është çuarja dëm e votave të opozitës.

Nenet që duhen ndryshuar

Neni 63
Neni 64
Neni 65
Neni 66
Neni 67
Neni 68
Neni 84
Neni 88
Neni 118
Neni 146

Nenet e Kodit Zgjedhor që duhet të transformohen plotësisht

Neni 162: Përllogaritja e mandateve të subjekteve zgjedhore

Ky është neni që duhet ndryshuar fund e krye pasi bën fjalë për formulën e përllogaritjes së mandateve, e cila s’mund të jetë e njëjtë si në sistemin proporcional rajonal me lista të mbyllura në sistemin e propozuar me lista të hapura. Në të parin votohet forca politike, dhe mandatet shpërndahen sipas numrit rendor. Te lista e hapura, votohet kandidati dhe renditja bëhet sipas numrit të votave që ka marrë secili prej tyre.

Neni 163: Ndarja e mandateve brenda koalicionit
Me rënien e koalicioneve, bie dhe ky nen. Listat e hapura nuk lejojnë koalicione parazgjedhore, pasi votohet emri i kandidatit në listën shumemërore dhe jo subjekti apo koalicioni. Ky është një ligj që duhet abroguar nga Kodi Zgjedhor.

Marrë nga Mapo.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ndryshimi i sistemit edi rama ndryshimi i sistemit

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim