LIVE UPDATES
Politike

‘Ndiqni dhe monitoroni çdo veprim’/ Meta e thotë hapur: Shqiptarët s’duhet të besojnë asnjë. Organet e drejtësisë

28 Dhjetor 2020, 21:39 Nga DOSJA
‘Ndiqni dhe monitoroni çdo veprim’/ Meta e thotë hapur:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që të mos bësojnë askënd duke përfshirë edhe veten e tij. I ftuar në  emisionin “Quo Vadis”, Meta u shpreh se shqiptarët duhet të monitorojnë çdo veprim për të ndjekur vendimet që merren në kurriz të tyre.

Qytetarët shqiptarë nuk duhet të besojnë askënd,  përfshirë dhe Presidentin e Republikës, por, duhet të ndjekin, të monitorojnë, çdo akt, çdo sjellje, çdo vendim. Kjo vlen edhe për Gjykatën Kushtetueses, kjo vlen edhe për institucionet e tjera të drejtësisë. Ajo që unë mund t’ju them me bindje të plotë është, që nuk besoj se institucionet e drejtësisë, do mund të funksionojnë në një mënyrë të besueshme dhe të jenë plotësisht efektive, dhe të pavarura jashtë kësaj trysnie të jashtëzakonshme politike dhe partiake. Sidomos, kur ushtrohet në kohën që kemi një Kuvend njëpartiak, dhe kur në tërësi të gjithë institucionet e shtetit janë të kontrolluara nga një parti e vetme. Është e vështirë të presim në një trysni të tillë një funksionim efektiv, të besueshëm, dhe të pavarur edhe tek institucionet e drejtësisë,”-u shpreh Meta. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Zoti President, ndalemi në një çështje tjetër siç është Gjykata Kushtetuese. Sot Këshilli i Emërimeve më Drejtësi, do të bëjë procedurat për anëtarin e shtatë të Gjykatës Kushtetuese,  që është një anëtare e vetme, që është  Sonila Bejtja. Do ta dekretoni me të njëjtën shpejtësi le të themi si anëtarin e gjashtë Përparim Kalon?

Presidenti Meta: Unë, jam përpjekur gjithmonë të jem sa më i shpejtë, në përmbushjen e detyrimeve të mia kushtetuese, kur janë ndjekur procedurat në respekt të Kushtetutës. Sigurisht një rast i tillë nuk do të bënte ndonjë dallim. Problemet kanë qenë gjithmonë kur mazhoranca ka tentuar për të rrëmbyer kompetencat kushtetuese të Presidentit, në atë mënyrë që e keni vënë re në të kaluarën. Presidenti gjithmonë ka qenë për të vënë në lëvizje KED-në, prej tre apo katër vjetësh, për të plotësuar këto vakanca. Dihet që KED-ja u bllokua,  për disa vite nga mazhoranca dhe askush tjetër, sepse donte që vendi të mbetej pa Gjykatë Kushtetuese.

Pyetje: Dhe kemi gati tre vjet pa Gjykatë Kushtetueses, tashmë le të themi se ajo, mund të jetë funksionale. Cila është sfida e Gjykatës Kushtetuese në këndvështrimin Tuaj? Pasi çështjet që presin aty janë të një rëndësie të veçantë dhe janë të shumta.

Presidenti Meta: Sfidat  e Gjykatës janë të panumërta, dhe nuk është detyra ime për të përcaktuar axhendën e tyre. Ajo përcaktohet nga çështjet, që janë tashmë në tryezën e anëtareve të Gjykatës Kushtetueses. Për mua, çdo akt dhe çdo vendim i kësaj Gjykate është mjaft i rëndësishëm dhe do të ketë shumë vendime të rëndësishme,  për të verifikuar integritetin e saj.

Pyetje: Ditën që u dekretua anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, Ju, keni bërë edhe njëlloj krahasimi me Gjykatë Kushtetuese në Kosovë, e cila e ka çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, do të duhet të shqyrtoj edhe çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit..!

Presidenti Meta: Sigurisht, që kjo është një çështje që i mbetet Gjykatës në të ardhmen. Për mua kjo është një çështje e qartë dhe e zgjidhur, mjafton raporti i zonjës Audrey Glover, për të kuptuar ilegjitimitetin e këtij procesi.

Pyetje: U bë shumë vite që Shqipëria nuk ka gjykata funksionale. A duhet të besojnë qytetarët shqiptar tek drejtësi,  tashme me ngritjen edhe pjesërisht të këtyre institucioneve të rëndësishme?

Presidenti Meta: Qytetarët shqiptarë nuk duhet të besojnë askënd,  përfshirë dhe Presidentin e Republikës, por, duhet të ndjekin, të monitorojnë, çdo akt, çdo sjellje, çdo vendim. Kjo vlen edhe për Gjykatën Kushtetueses, kjo vlen edhe për institucionet e tjera të drejtësisë. Ajo që unë mund t’ju them me bindje të plotë është, që nuk besoj se institucionet e drejtësisë, do mund të funksionojnë në një mënyrë të besueshme dhe të jenë plotësisht efektive, dhe të pavarura jashtë kësaj trysnie të jashtëzakonshme politike dhe partiake. Sidomos, kur ushtrohet në kohën që kemi një Kuvend njëpartiak, dhe kur në tërësi të gjithë institucionet e shtetit janë të kontrolluara nga një parti e vetme. Është e vështirë të presim në një trysni të tillë një funksionim efektiv, të besueshëm, dhe të pavarur edhe tek institucionet e drejtësisë.

Pyetje: Pra, politika nuk i ka hequr duart nga sistemi i drejtësisë sërisht?

Presidenti Meta: Politika e la vendin tre vjet pa Gjykatë Kushtetueses. Politika e bllokoi KED-në për tre vite. Prandaj jemi në këtë situatë. Kujt i interesonte që vendi të mbetej pa Gjykatë Kushtetueses? Vetëm qeverisë.

Pyetje: Mazhorancën, ju  akuzon Ju? Akuzon Presidenti i Republikës për zvarritje të këtij procesi..

Presidenti Meta: Mazhoranca gjithmonë do të gjejë një sebep, po më duket se çështjet janë të qarta. Edhe “Venecia” foli shumë qartë se kush e bllokoi KED-në dhe se  kush e krijoi incidentin për rastin, kur Parlamenti në bashkëpunim me ish-kryetarin e KED-së, donin t’i rrëmbenin një anëtar të Gjykatës, që me Kushtetutë i takonte Presidentit, për hesap të tyre.

Pyetje: Zoti President, kemi vetëm tre anëtar të Gjykatës së Lartë, ndërkohë që mbi 35 mijë dosje presin në këtë organ kaq të rëndësishëm. Pse u vonua kaq shumë ngritja e të gjithë strukturës e të gjithë arkitekturës? Pse ishte kaq e vështirë për të përzgjedhur këta anëtarë..

Presidenti Meta: Mungesa e vullnetit politik dhe dëshira e mazhorancës për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë. Kjo është shumë e qartë. Përse Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm u zgjodh me 69 vota, kur Kushtetuta e ka shumë të qartë se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm? Për të kapur sistemin e Prokurorisë. Kjo është shumë e qartë, sikundër të gjitha veprimet e tjera ku kanë synuar kapjen e sistemit të drejtësisë.

Pyetje: Ndërkombëtarët e kanë konsideruar një proces të vështirë, po të drejtë, të suksesshëm Reformën në Drejtësi në Shqipëri.

Presidenti Meta: Po të shohim të gjitha kushtet që janë vendosur nga Bundestag-u dhe Parlamenti Europian, kanë të bëjnë me  vetë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Pyetje: Kështu që nuk mund ta konsiderojmë ende të suksesshme se nuk është ngritur komplet, apo se emra të cilët janë aty nuk do të garantojnë drejtësi?

Presidenti Meta: Cilat janë rezultatet? Mjafton mbyllja e hetimeve të dosjes së Shijakut, të Dibrës, për të kuptuar sesa e kontrolluar është kjo lloj drejtësie.

Pyetje: Zoti President, prej vitit 2019, tre bashki janë pa kryetar, Shkodra, Vora dhe Durrësi. Kur do i dekretoni zgjedhjet për këto Bashki?

Presidenti Meta: Kjo nuk është një pyetje që i takon Presidentit. Së dyti, nuk  besoj se është shqetësim, sepse të gjitha Bashkitë në vend drejtohen në një mënyrë të çuditshme, që nuk bën ndonjë dallim të madh për këto raste. Sigurisht,do të duhej një vendim i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e 30 qershorit, për të bërë vlerësime të tilla.

Pyetje: Parlamenti ka miratuar disa ligje, të cilat i ka propozuar opozita me synim luftën ndaj shit-blerjes së votës. Një ndër këto është edhe ndryshimi, në Kodin e Procedurës Penale, që i jep të drejtë SPAK-ut, të hetojë korrupsionin zgjedhor. Do i dekretoni këto ndryshime?

Presidenti Meta: Çdo ligj, që i shërben integritetit të zgjedhjeve  do dekretohet. Ashtu siç është dekretuar me shpejtësi rrufe çdo ligj,  që i shërben të mirës publike.

 Pyetje: Këto konkretisht?

Presidenti Meta: Do t’i shohim me ekipin e juristëve dhe do veprojmë në respekt të Kushtetutës.

Pyetje: Mendoni se hetimi i korrupsionit zgjedhor është sfida kryesore e SPAK-ut?

Presidenti Meta: Mendoj që sfidat janë nga më të jashtëzakonshmet, që përfshijnë çështje shumë të mëdha. Prej kaq kohësh hetimi i dosjes së Dibrës dhe të Shijakut, kanë qenë një prioritet kryesor i kërkuar me aq forcë, ka qenë edhe kusht i Bundestag-ut dhe Parlamentit Europian.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim