LIVE UPDATES
Politike

A do vaksinohet? PËRGJIGJET Meta: Varet nga këshillat e mjekëve, nëse duhet, përse jo…

28 Dhjetor 2020, 21:11 Nga DOSJA
A do vaksinohet? PËRGJIGJET Meta: Varet nga këshillat e mjekëve,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me vaksinën e koronavirusit, që tashmë ka nisur të injektohet në Europë. Në emisionin “Quo Vadis”, Meta tha se Presidenca e ka nxitur Qeverinë për të siguruar vaksinën por nuk ka marrë asnjë reagim si përgjigje. I pyetur, nëse do të vaksionohet si homologët e huaj, kreu i shtetit nuk dha një përgjigje të prerë.

“Do të jetë në varësinë e këshillave të mjekëve dhe pse jo, nëse ata do të gjykojnë që kjo është e rëndësishme dhe e domosdoshme, përse jo si gjithë të tjerët,“-tha Meta. Ndërsa më pas ka folur për largimin e të rinjëve nga Shqipëria, duke drejtuar sërish gishtin nga qeveria.

PJESË NGA EMISIONI: 

Pyetje: Zoti Presidenti, ky  vit është rënduar edhe nga çështja e Pandemisë. Ju e rikthyet edhe njëherë në Parlament, projektbuxhetin e vitit 2021, pikërisht për t’i dhënë më shumë fokus shëndetësisë. Si është menaxhuar situata në këndvështrimin tuaj?

Presidenti Meta: Duhet të ishte menaxhuar me një përgjegjshmëri dhe planifikim tjetër, dhe jam i sigurt që rezultatet do të kishin  qenë më të mira. Dua të vlerësoj punën e gjithë personelit mjekësor sepse u bë një kohë shumë e gjatë, që ata punojnë, sakrifikojnë dhe janë në vijën e parë të kësaj beteje. Për fat të keq, kemi dhe shumë humbje nga personeli shëndetësor, mjekë, infermierë dhe personel mbështetës. Padyshim, që qeveria duhet të kishte bërë shumë më tepër, për një menaxhim sa më të pavarur dhe  për t’i dëgjuar sa më shumë ekspertët. Duhet të kishte dhënë një mbështetje më të madhe për sektorin e shëndetësisë. Kjo është edhe një nga arsyet  e kthimit të projektbuxhetit nga ana ime për rishqyrtim në Kuvend. Së dyti, edhe për mbështetjen jo të duhur ndaj biznesit dhe sipërmarrjes. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, të paktën mbi 50 mijë vetë kanë humbur vendet e punës për shkak të pandemisë, ndërkohë që shohim se përkrahja për ta është pothuajse inekzistente. Ndërkohë në vendet e tjera fqinje, si Maqedonia e Veriut apo Kosova, kanë  bërë shumë më tepër paketa, dhe kanë dhënë  një mbështetje shumë  më të madhe. Unë, i dhashë një mundësi qeverisë, por nuk reflektoi dhe kjo është përgjegjësi e saj. Unë, i ftoj të gjithë qytetarët të jenë sa më shumë të kujdesshëm, të ruajnë sa më shumë veten, familjarët dhe njerëzit e tyre. Njëkohësisht, të punojnë dhe të bashkëpunojnë sa më shumë me mjekun e familjes dhe me të gjithë personelin shëndetësor, për t’ua lehtësuar atyre përballjen me këtë pandemi.

Pyetje: E kishte të  mundur Shqipëria, për ta përballur ndryshe në aspektin financiar? Duke qenë se ne, kishim probleme ekonomike, përfshi edhe tërmetin që solli dhe probleme të tjera. Pandemia, dhe izolimi i vendit për tre muaj,  sigurisht që të gjitha bashkë krijuan një barrë shumë të madhe.

 Presidenti Meta: Nëse prioriteti për vitin e ardhshëm nuk do të ishte dyfishimi i pagesave për PPP-të, do të kishte shumë më tepër burime financiare për të mbështetur, sektorin e shëndetësisë në infrastrukturë shtesë, që i mungon sot, dhe për të mbështetur persona, të cilët  janë të prekur, duke i ofruar  një rimbursim sa më të plotë të trajtimit të tyre, përfshirë edhe ata,  që trajtohen në familje. Por, edhe për të ndihmuar sa më shumë këta 50 mijë qytetarë, të cilët kanë humbur vendet e punës dhe në kushte të tilla, mund të mendojnë si zgjidhje të vetme largimin nga Shqipëria. Një veprim i tillë, do të ishte një dëm shumë i madh,  për të ardhmen e vendit dhe të ekonomisë kombëtare.

Pyetje: Është përgjegjësia vetëm e qeverisë nëse të rinjtë largohen, apo fuqia punëtore largohet nga një vend?

Presidenti Meta: Pa asnjë diskutim, që është përgjegjësi në radhë të parë e qeverisë, e shtetit dhe e politikës. Ajo që unë kam theksuar edhe më herët, është se në rastin e Shqipërisë, nuk kemi largim apo emigrim, siç ka dhe në vende të tjera të rajonit, por kemi shpopullim. Në rast se largohet 1 serb për 1000 mijë banorë nga Serbia, nga Shqipëria largohen 12 shqiptarë, në rast se largohet 1 boshnjak nga Bosnja, këtu largohen 18 shqiptarë, në rast se largohet 1 malazez nga Mali i Zi, këtu largohen 17, në rast se largohet një qytetar nga Kosova, këtu largohen 4, pra është i pajustifikueshëm ky trend. Çfarë mundësish ju kemi ofruar në radhë të parë të rinjve këtu? Çfarë mundësish i kemi ofruar ne investitorëve të huaj këtu? Kush janë investimet e huaja dhe vendase, që janë shtuar në Shqipëri, përveç ndërtimit të kullave gjithandej. Sa vende pune kanë hapur këto, cilat janë eksportet që janë rritur? Pra,  shohim që kemi një bilanc shumë të trishtueshëm,  edhe u jepet shumë pak mundësi të rinjve për të gjetur veten e tyre.

Pyetje: Zoti President, Ju,  i drejtoheni herë pas here të rinjve sikurse i përmendët edhe pak më parë, i referoheni dhe i kërkoni që të bëjnë ndryshimin në fakt. Por,  sa mundësi ka një i ri që na ndjek sot, përmes këtij emisioni, për të bërë ndryshimin në Shqipëri? Nëse nuk e gjen veten brenda një force politike…

Presidenti Meta: Nuk është e thënë patjetër brenda një force politike. Ata, ndryshimin mund ta bëjnë duke ushtruar një ndikim dhe një presion më të madh, duke u bashkuar brenda shkollave, brenda universiteteve, duke rritur presionin edhe si shoqëri civile, përmes grupeve të interesit. Por duke u bërë të zëshëm, duke qenë prezent, jo duke u ankuar në kafe, apo përpara kompjuterit.

Pyetje: Nëse të rinjtë dalin në protesta, konsiderohen të blerë nga opozita, nëse dalin në protesta përpara Ministrisë së Arsimit, quhen ngelës, ku do të reagojnë?

Presidenti Meta: Të rinjtë i kanë të gjitha mundësitë të reagojnë dhe të mos presin më nga kjo klasë apo elitë politike, që të zgjidhë problemet e tyre. Është një përgjegjësi që ata, duhet ta marrin për veten e tyre dhe për të ardhmen e vendit, sepse largimi nuk është zgjidhje. Largimi është dezertim nga Shqipëria europiane si projekt, sepse ata mund të gjejnë një punë më të mirë në çdo vend që mund të shkojnë, por,  atje do të jenë thjesht një statistikë. Asgjëkundi nuk do të gjejnë Atdhe.

Pyetje: Zoti President, ka nisur vaksinimi ndërkohë në Europë. Autoritet në Shqipërim thonë se do të jetë nga Janari deri në Mars. Por, në fakt si e shikoni këtë procesin e vaksinimit në Shqipëri, dhe në këtë situatë a është vaksinimi zgjidhja?

Presidenti Meta: Ky është një proces për të cilin duhet të ishim kujdesur më shumë, që më parë. Ne, e kemi ngritur në mënyrë të vazhdueshme këtë shqetësim, sidomos vaksinimin e personelit shëndetësor, si dhe të shtresave apo fashave të shoqërisë që mund të jenë më të prekura dhe më të rrezikuara nga  COVID-19. Në mënyrë të vazhdueshme ne, e kemi inkurajuar dhe nxitur Qeverinë për të gjithë tërësinë e masave që duhet të marrë dhe ajo duhet të jetë më transparente dhe më koherente në qëndrimet e saj. Vaksinimi padyshim është një masë pozitive dhe parandaluese, për çdo vaksinë që është e konfirmuar edhe certifikuar nga institucionet e Bashkimit Europian.

Pyetje: Presidenti i Republikës Ilir Meta, do të vaksinohet?

Presidenti Meta: Kjo do të jetë në varësinë e këshillave të mjekëve dhe pse jo, nëse ata do të gjykojnë që kjo është e rëndësishme dhe e domosdoshme, përse jo si gjithë të tjerët.

Pyetje: Viti 2021, është një vit që do të vazhdojë rindërtimi, do vazhdojmë të flasim sërish për pandeminë e Covid-19, edhe një vit elektoral në Shqipëri, si e shikoni?

Presidenti Meta:  Sigurisht dihej që viti 2020, do të ishte një vit elektoral dhe shumë mirë që është një vit i tillë. Pasi kriza e Shqipërisë është një krizë e përgjithshme. Por, në radhë të parë është një krizë e legjitimitetit të institucioneve kryesore të vendit, po të kemi parasysh situatën e Parlamentit, ku opozita mungon. Përveç se është një Parlament që formalisht ka 122 anëtarë, nga 140 që përcakton Kushtetuta. Kemi edhe gjithë këto institucione të tjera që, mungojnë dhe në këtë drejtim dihet që zgjedhjet janë kusht kryesor i çeljes së negociatave në të ardhmen. Pra, për të gjitha këto arsye shumë mirë që është një vit elektoral dhe të gjithë biem dakord që, për shumicën e qytetarëve, shqetësimi është se 25 Prilli u duket larg.

Pyetje: Ka një mesazh Presidenti i Republikës, për mazhorancën dhe opozitën në fund të këtij viti?

Presidenti Meta: Nuk kam as për mazhorancën dhe as për opozitën. Por, padyshim që kam për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ju uroj që viti i ardhshëm 2021, të sjellë më shumë paqe dhe begati në familjet e tyre dhe në vendin tonë. Të jetë  një vit i një fillimi, për një Shqipëri të vërtetë europiane, për një Shqipëri edhe më njerëzore edhe  më solidare. Unë, jam besimplotë, që ky vit do të jetë i tillë.

 (k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta vaksina ilir meta ilir meta vaksina

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale