Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla njofton hartimin e një Rezolute në Kuvendin e Shqipërisë kundër ndërhyrjes elektorale të huaj dhe kundër lajmeve të rreme.
Në propozimin e tij, Balla thekson se është e nevojshme që në Kuvendin e Shqipërisë të mos vonohen masat e njëjta sikurse Bashkimi Europian.
Këtë propozim deputeti socialist e ka bërë publik përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku deklaron se Paketa Antishpifje e miratuar nga Qeveria shqiptare dhe që pret miratimin në Kuvend është një hap i parë, i rëndësishëm për ta mbrojtuar Shqipërinë nga dezinformimi.
Gjithashtu, Balla thekson se Shqipëria regjistron një rast të rëndë të ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani guacka, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia.
“Nuk janë të rastësishme dhe janë padyshim të lidhura me njëra tjetrën pagesat e Biniatta Trade, një kompani guackë në pronësi të dy shtetasve rusë, në favor të fushatës zgjedhore të Lulëzim Bashës dhe Partisë Demokratike, me hapsirën e vendosur në dizpozicion të baltës ndaj Shqipërisë në media dukshëm me afinitet rus“, shprehet Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Bashkimi Europian po ndërmerr veprime kundër ndërhyrjes së huaj në fushatat elektorale dhe kundër lajmeve të rreme.
Duhet që edhe në Kuvendin e Shqipërisë të mos vonojmë marrjen e masave të njëjta sikurse edhe nga BE.
Në ditët në vijim do të prezantojmë në Kuvendin e Shqipërisë një Rezolutë të përafruar me dokumentin që Parlamenti Europian miratoi këtë javë. Rezoluta e PE e miratuar të enjten më 10 Tetor 2019 ishte një dokument tepër i fortë “mbi ndërhyrjet e huaja elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare dhe Europiane”.
Paketa Antishpifje e miratuar nga Qeveria shqiptare dhe që pret miratimin në Kuvend është një hap i parë, i rëndësishëm për ta mbrojtuar Shqipërinë nga dezinformimi. Një nga zgjidhjet që jep paketa konsiston në autorizimin e AMA, institucioni që mbikqyr ofruesit e shërbimit të mediave audiovizive, të monitorojë tashmë edhe fushën e veprimit të të gjitha llojeve të mediave elektronike, duke përfshirë edhe publikimet online. Qëllimi është i mirë: çdokush të marrë përgjegjësinë për fabrikimin apo shpërndarjen e lajmit të rremë. Duhet ta përmbyllim këtë fazë të parë të betejës me dezinformimin. Zgjidhja e ofruar në Paketën Antishpifje është e njëjtë me çfarë sugjeron BE “një përmirësim të Task-Force të BE-së StratCom në një strukturë të përhershme me një financim dukshëm më të mirë. Ata u bëjnë thirrje kompanive të internetit dhe mediave sociale të bashkëpunojnë në kundërshtimin e dezinformimit, pa dëmtuar lirinë e fjalës dhe BE-së të krijojë një kornizë ligjore për të luftuar kërcënimet hibride”.
Në tekstin e Rezolutës së PE përfshihen parashikime edhe për vendet kandidate për në Bashkimin Europian të Ballkani Perëndimor. Rezoluta “konsideron që BE duhet të punojë drejt zgjidhjeve praktike për të mbështetur dhe forcuar Median demokratike, të pavarur në vendet e fqinjësisë së BE-së dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor që janë kandidatë për anëtarësim në BE”.
Në fakt edhe Shqipëria rregjistron një rast të rëndë të ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani guacka, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia. Megjithëse vendet anëtare të BE ndalojnë plotësisht ose pjesërisht dhurimet e huaja për partitë politike ose kandidatët, aktorët e huaj gjejnë mënyra për t’i anashkaluar ato rregulla, thanë eurodeputetët, në diskutimet e tyre, duke veçuar rastet e ‘Frontit Kombëtar’ në Francë, dhe pretendimet e raportuara nga media për Partinë ‘Liria’ në Austri, ‘Lega’ në Itali dhe’ Leave EU’ në Mbretërinë e Bashkuar. Parlamenti Europian “thekson që ndërhyrja e huaj në zgjedhje minon të drejtën e qytetarëve për të thënë fjalën e tyre në qeverisjen e vendit, direkt ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur, siç përcaktohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, dhe se ndërhyrja e tillë nga shtetet e tjera përbën një shkelje të ligjit ndërkombëtar, edhe kur nuk ka përdorim të forcës ushtarake, kërcënim për integritetin territorial ose kërcënim për pavarësinë politike”.
Dezinformimi përmes publikimit të lajmeve të rreme është gjithashtu një problem akut në Shqipëri, masat për shërimin sado pak të të cilit duhet të jenë urgjente. Nuk janë të rastësishme dhe janë padyshim të lidhura me njëra tjetrën pagesat e ‘Biniatta Trade’, një kompani guackë në pronësi të dy shtetasve rusë, në favor të fushatës zgjedhore të Lulezim Bashës dhe Partisë Demokratike, me hapsirën e vendosur në dizpozicion të baltës ndaj Shqipërisë në media dukshëm me afinitet Rus. Rasti i televizioni shtetëror Rusia Today është më i dukshmi, teksa transmetonte live nga Tirana protesta të militantëve të PD, të cilat më shumë trembën ndonjë turist të huaj, i cili për fat të keq e “hëngri” se ajo që ndodhte në 5 mijë metër katrorë, ishte kudo në Shqipërinë që kishte planifikuar të vizitonte këtë verë.
Njoftimi zyrtar i PE-së në përfundim të diskutimeve dhe miratimit të Rezolutës ishte: “parlamentarët europianë gjithashtu dënuan me forcë “veprimet agresive” që kërkojnë të minojnë sovranitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë anëtarësimin në BE”.
Rezoluta e Parlamentit Europian ka marrë shkas nga të dhënat zyrtare mbi rritjen e madhe të propagandës Ruse në Europë dhe “nënvizon me shqetësim se numri i çështjeve të dezinformimit që i atribuohen burimeve ruse dhe të dokumentuara nga Task-Force e Komunikimit Strategjik Lindor që nga Janari 2019 (998 raste) është më shumë se dyfish në krahasim me të njëjtën periudhë në 2018 (434 raste)”.
Të gjithë e dimë se edhe në media të huaja ka patur shkrime dezinformuese në dëm të Shqipërisë, edhe Maqedonisë së Veriut, teksa afrohet vendim-marrja për fillimin ose jo të bisedimeve për anëtarësim me BE-në.
Prokuroria në Shqipëri, në SHBA dhe Skoci, ende po vijon hetimet për deklarimet e rreme të Kryetarit të PD-së Lulezim Basha lidhur me financimin e huaj, por është e rëndësishme që frymën e kësaj Rezolute të Parlamentit Europian edhe Kuvendi i Shqipërisë të forcojë legjislacionin tonë kombëtar kryesisht në financimin e partive politike si në kënvështrimin e transparencës, por edhe në parandalimin e penetrimit të financimit nga burime të huaja (rasti Basha-Biniatta Trade). Rezoluta e Parlamentit Europian “i bën thirrje Komisionit Europian të adresojë çështjen e financimit të huaj të partive politike dhe fondacioneve evropiane, pa penguar krijimin e një hapësire publike evropiane që shkon përtej Bashkimit Evropian, dhe të fillojë një diskutim me Shtetet Anëtare për të adresuar këto çështje në lidhje me partitë dhe themelet e tyre politike vendase”.
Fjala në anglisht “disinformation” sikurse në shqip “dezinformim” është një përkthim i huazuar nga fjala Ruse “dezinformatsiya”, që rrjedh nga titulli i një departamenti të egër të propagandës së KGB-së. Josif Stalin e shpiku termin, duke i dhënë asaj një emër që tingëllonte frëngjisht për të pretenduar se kishte origjinë perëndimore. Dictionary.com bën edhe dallimin mes “keqinformimit” nuk është e njëjtë me “dezinformimin”. “Keqinformimi është informacion i rremë që përhapet pa pasur qëllim manipulimi, ndërsa dezinformimi bëhet për qëllim manipulimesh te qytetarët. Shpesh qytetarët shpërndajnë informacione në rrjetet sociale pa pasur siguri apo dijeni për vërtetësinë e tyre, ku në shumicën e rasteve janë të dëmshme apo problematike për shoqërinë”, shpjegon arsyen Dictionary.com se përse kishte zgjedhur “keqinformimin”, si fjalën e vitit 2018.
https://www.europarl.europa.eu/doceo/document/TA-9-2019-0031_EN.html
Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”, e cila do të kalojë në Kuvend në muajin shtator. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediat online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat dënohen me vendime administrative. Por përveç gjobave, media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohen 5 “fake news”, bllokohet për një vit.
(E.S. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- “ Është një element pa asnjë rëndësi politike”. Kështu e ka përkufizuar Dashamir Shehi, Rudina Hajdain, deputeten e opozitës së re. Ai është shpreh...
Tiranë- I qeshur, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur për memet pikante që qarkullojnë në rrjet për të. Teksa është ngacmuar në një intervistë për Dosja.al ...
TIRANË- Pas versionit “Baywatch” me të cilin u shfaq dje krah aktorit të humorit Bes Kallaku dhe gazetarit Çim Peka, mëngjesin e kësaj të djele, pre...
GJERMANI- Që vende si Gjermania dhe Franca kanë qendrime krejt të ndryshme lidhur me hapjen e procesit të negociatave për antarësim mes BE-së dhe Maqedonisë së ...
TIRANË- Në Shqipëri në fund të vitit 2015 parlamenti nën presionin e fortë të SHBA dhe BE, miratoi Ligjin për Garantimin e integritetit të personave që zgj...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë sot i pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së Re, në mbështetje të banorëve. Ball...
TIRANË- Ish-depuetja e Partisë Demorkatike,Grida Duma, ka folur sot rreth procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, ku tha se vendi ynë po bën hapa pas. ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demorkatike Lulzim Basha ka publikuar sot një video ku ka hedhur dhe njëherë akuza kundër Edi Ramës.Basha krahas videos shkruan së R...
KROACI- Ish-minsitri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare, Dialogu i Dubrovnikut në Catvat t...
TIRANË– Partia Demokratike ka paditur sot një sërë zyrtartësh të Policisë së Shtetit, pasi pretendon se arrestimet e bëra pas protestave tek Astiri, janë t...