Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KROACI- Ish-minsitri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare, Dialogu i Dubrovnikut në Catvat të Kroacisë. Deputetë të Bundestagut gjerman, Parlamentit Europian, dhe përfaqësues të vendeve të Evropës Juglindore diskutojnë mbi temën “Bashkimi Evropian në kaos, perspektiva dhe sfidat e vendeve të Evropës Juglindore.
Këtë vit konferenca përkon me një moment të rëndësishëm siç është ai i vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Në fjalën e tij, ish-ministri Bushati theksoi se pas një dekade ishte rikthuer në Forumin e përvitshëm të Cavtat në Dubrovnik, i cili mbledh së bashku parlamentarë nga Bundestag gjerman, Parlamenti Evropian, Evropa Juglindore dhe ekspertë, të interesuar për progresin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.
“Teksa javës tjetër presim nga Vendet Anëtare të BE-së përcaktimin e datës për fillimin e bisedimeve të pranimit, në përputhje me Konkluzionet e BE-së të Qershorit 2018, është me rëndësi që qëndrimet skeptike e frenuese ndaj procesit të zgjerimit të mos ngadalësojnë motivin tonë për të vijuar me procesin e vështirë të reformave transformuese. Evropa, si projekt i shpresës është e vetmja rrugë për të fuqizuar demokracinë, për të projektuar një model të qëndrueshëm të zhvillimit ekonomik dhe progresit shoqëror.
Kjo nuk është çështje kapitujsh e ligjesh në letër, por çështje e Shqipërisë së nesërme. Pavarësisht qëndrimit që mund të ketë sot Franca, nesër Holanda apo pasnesër një vend tjetër anëtar i BE, duhet të jemi të vetëdijshëm se rruga jonë do të jetë e përpjetë. Ndaj, na duhet një Pakt për Evropën dhe angazhim i njëmendtë politik e shoqëror për të ndarë interesin e epërm kombëtar nga politika e ditës. Procesi i anëtarësimit në BE duhet të korrespondojë gjithnjë e më shumë me modernizimin, demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë së nesërme”, ka thënë ai.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Partia Demokratike ka paditur sot një sërë zyrtartësh të Policisë së Shtetit, pasi pretendon se arrestimet e bëra pas protestave tek Astiri, janë t...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, bëhen “bashkë” në një intervistë për “The Irish Times”, lidhur m...
Fakti që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkr...
SERBI– Kryeministri i vendit Edi Rama disa ditë më parë ka vizituar Serbinë, ku edhe zhvilloi takime me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe zyrtarë të lar...
DW: Z. Ambasador Zingraf, si po ecën angazhimi i Gjermanisë për të bindur vendet skeptike, partnere të saj në BE, që të mbështesin hapjen e negociatave të ...
TIRANË- Ish-kandidati për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, Petro Vokopola ka reaguar për shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak në Durrës...
GJERMANI- Që vende si Gjermania dhe Franca kanë qendrime krejt të ndryshme lidhur me hapjen e procesit të negociatave për antarësim mes BE-së dhe Maqedonisë së ...
TIRANË– Në një intervistë për gazetaren Mirela Milori, në “ABC News”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, tha se Venecia konfir...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka denoncuar një skandal korruptiv me megatenderin 21.5 milionë euro të karburanteve. Përmes një p...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas shoqërimit të pesë protestuesve të Unazës së Re. Në një deklaratë për emdiat, PD-ja kërkon që shteti të nda...