LIVE UPDATES
Bota

Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e 2016 në SHBA, prokurori Durham paraqet provën e parë për nisjen e hetimeve

14 Gusht 2021, 06:46 Nga DOSJA
Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e 2016 në SHBA, prokurori

SHBA– John Durham, prokurori federal amerikan i ngarkuar me detyrën për të hetuar origjinën e hetimeve mbi Rusinë ka paraqitur prova para një jurie të madhe në kuadër të procesit, tha të premten një person në dijeni të zhvillimeve.

Paraqitja e provave është një sinjal i rëndësishëm se prokurori Durham mund të jetë duke shikuar mundësinë e ngritjes së akuzave penale, përveç akuzave që ngriti vjet kundër një ish-juristi të FBI-së, i cili pranoi se kishte bërë ndryshime në një email lidhur me një ndihmës të fushatës zgjedhore të zotit Donald Trump, i vënë nën përgjim nga FBI-ja. Zoti Durham pritet të përgatisë edhe një raport.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Drejtësisë nuk pranoi të bënte komente, duke thënë se ende vazhdojnë hetimet.

Gazeta Wall Street Journal njoftoi të premten se prokurori John Durham po paraqiste prova para një jurie të madhe dhe po peshonte nëse do të ngrinte akuza kundër disa punonjësve të FBI-së dhe individëve të tjerë jashtë qeverisë. Një person në dijeni të zhvillimeve, i cili foli me kusht që të mos identifikohej me emër pasi nuk ishte autorizuar të bënte komente mbi këtë çështje, konfirmoi për agjencinë e lajmeve Associated Press se zoti Durham i kishte paraqitur prova jurisë së madhe.

ohn Durham u emërua në këtë rol në 2019 nga Prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, William Barr, me mandatin për të analizuar se si FBI-ja dhe komuniteti i zbulimit kishin vendosur të hapnin hetime lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016 dhe nëse kishte pasur bashkërendim të fshehtë me ekipin zgjedhor të zotit Donald Trump. Ekipi i prokurorit ka intervistuar një numër zyrtarësh në Departamentin e Drejtësisë dhe në komunitetin e zbulimit, përfshirë ish-drejtorin e CIA-s, John Brennan.

Këto hetime zhvillohen veçmas një procesi tjetër që ka hapur zyrtari juridik në Departamentin e Drejtësisë, i cili në dhjetor 2019 nxori një raport ku nënvizoi gabime me peshë si dhe boshlleqe në informacionin e paraqitur nga FBI-ja kur kërkoi të përgjonte bisedat e ish-ndihmësit të fushatës së zotit Trump, Carter Page. Raporti nuk kishte gjetur prova se këto probleme në veprimet e zyrtarëve të FBI-së apo të Departamentit të Drejtësisë ishin motivuar nga paragjykime partiake.

Disa javë para se të jepte dorëheqjen, zoti Barr emëroi prokurorin Durham për të zhvilluar hetimet, ndër të tjera edhe mbi vëmendjen e madhe që FBI-ja i kushtoi në analizën e saj informacionit të mbledhur nga ish-agjenti i zbulimit britanik, Christopher Steele që u përdor si provë për të kërkuar leje nga gjykata për përgjimin e zotit Page.

Zoti Durham po analizon gjithashtu nëse ndokush u ka paraqitur zyrtarëve amerikanë informacion që e dinin se ishte fallso dhe që fliste për lidhje mes bankës private Alfa Bank në Rusi dhe një serveri të përdorur nga ekipi zgjedhor i zotit Trump. FBI-ja nuk zbuloi ndonjë lidhje në hetimet e saj.

Alfa Bank ka ngritur padi se është bërë objekt sulmesh kibernetike në 2016-2017 si rezultat i fushatës së shpifjeve për lidhje mes saj dhe fushatës së zotit Trump.

Vjet në gusht, prokurori Durham arriti një marrëveshje me ish-juristin e FBI-së, Kevin Clinesmith, i cili pohoi se kishte manipuluar një email lidhur me zotin Page, ndërkohë që FBI-ja po paraqiste kërkesë për të përgjuar komunikimet e tij. Clinesmith është i vetmi person ndaj të cilit janë ngritur deri tani akuza nga prokurori Durham./VOA/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump hetimet e shba mbi rusine john durham donald trump hetimet e shba mbi rusine john durham

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit