Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjakova përcolli me nderime klerikun e lartë bektashi, babain, mesuesin dhe njeriun shembullor Baba Mumin Lame, Kryetar i Komunitetit Bektashian të Kosovës. Ai u nda nga kjo jetë në mënyrë të papritur e të parakohëshme nga një sëmundje e rëndë dhe dha frymën e fundit deri ditën e martë të datës 26 janar. Në ambjentet e teqesë së Gjakovës u mbajtën homazhe për nder të të ndjerit. Me qindra e mijëra qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria, personalitete të jetës publike, përfaqësues të lartë të Komunitetit Musliman, tarikateve, diplomatë dhe përfaqësues të pushtetit lokal dhe politikanë të Kosovës, e nderuan Baba Mumin Lame duke kryer homazhe rreth arkëmortit të mbështjellë me flamurin Kombëtar me shqiponjën dykrenore.
Kjo ndarje e parakohëshme ka hidhëruar familjarët, miqtë, dhe të gjithë ata që e njohën dhe morën mësimet e vyera të misticizmës bektashiane prej këtij kleriku të ndritur. Për përcjelljen për në amshim të baba Muminit, ishte i pramishëm edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili kryesoi me rituale dhe lutje ceremoninë mortore. Baba Mumin Lame do të prehet në tyrben e teqesë së Gjakovës, pranë dedelerëve dhe baballarëve të tjerë që shërbyen në këtë tempull të bektashizmës, ku që prej vitit 1790 e deri më sot nuk i mbylli kurrë dyert për qytetarët dhe besimtarët.
Jeta dhe vepra e Baba Mumin Lamës
Baba Mumin Lame lindi më 1 qershor të vitit 1949 në Gjakovë, nga një familje e njohur e besimit bektashian. Në vitin 1987, ai pranohet myhib i baba Tajarit. Meqë shfaqi vlera të larta morale, kombëtare e fetare, në vitin 1993, babai Tajari, e gradoi Mumin Lamën ‘Dervish’. Pas kalimit nga jeta i baba Tajarit më 1994, anëtarët e Teqesë së Gjakovës, vendosën që prijësi i zgjedhur të jetë dervish Mumin Lama.
Në vitin 1996, bazuar në rregullat e Tarikatit Bektashian, Baba Mumin Lame u emërua postnishin i teqesë së Gjakovës nga Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede baba Reshat Bardhi. Baba Mumini, u vu në krye të teqesë së Gjakovës, në kohëra të vështira për Kosovën. Dekada e 90-të e shekullit të 20-të, u veçua në histori për dhunën e gjithanshme të regjimit serb ndaj popullatës shqiptare; u mbyllën institucionet e shkollat.
Por, baba Mumini, duke njohur traditën bektashiane dhe atë të vetë teqesë që drejtonte, u angazhua që këtë tempull fetar ta kthejë në qendër për manifestime fetare-kulturore-artistike e historike, e njëkohësisht e dha teqenë për shkollë, për maturantët e gjimnazit të Gjakovës. Teqeja Bektashiane e Gjakovës, që drejtohej nga baba Mumin Lame, u bë objekt sulmi i ushtrisë serbe, e cila e dogji atë më 7 maj 1999. Kështu, u shkatërruan relikte e artefakte me vlera të jashtëzakonshme, u shkrumbua biblioteka që mbante thesare nga e gjithë bota (shumë nga to ishin dorëshkrime perla që nuk rikthehen më). Këtë fat, pati edhe tyrbja e baballarëve në Gjakovë.
Pas luftës në Kosovë, teqeja u rindërtua më 2007, me ndihmë nga Qeveria e Kosovës, financuar nga shtetet mike të vendit, si dhe nga të ardhurat e vetë teqesë bektashiane të Gjakovës.
Vëllai jonë, baba Mumini, njihej gjithandej për qetësinë që reflektonte, për urtësinë e bujarinë e madhe. Tregonte respektin për çdo qenie njerëzore, ngrihej me konsideratë si për fëmijët ashtu për të moshuarit. Nuk dallonte njerëzit në elemente që diferencojnë, por këto i konsideronte pasuri të esencës së qenies njeri.
“Ndarja nga kjo jetë e baba Mumin Lame, është një humbje për të gjithë besimtarët bektashianë kudo ku ndodhen në botë. Por njëkohësisht kjo humbje na ngarkon dhe një detyrim për të punuar më shumë, bashkë me myhibët, klerikët, besimtarët e dashamirësit, për të çuar më tej misionin fetar e atdhetar të baba Mumin Lame, në teqenë e njohur të Gjakovës.”-kanë thënë klerikët që shërbejnë në këtë institucion fetar në Kosovë.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL– Një takim midis AstraZeneca dhe BE-së për të diskutuar furnizimet e vaksinave Covid-19 i planifikuar për ditën e sotme në orën 18:30 u shty nga f...
GJENEVË– Platforma e ndarjes së vaksinave COVAX pret që të ketë 25 milion doza të vaksinave koronavirus për rajonin e Mesdheut Lindor në Mars, duke u rritu...
BRUKSEL- Është e vështirë të mos e shohësh me frikë fillimin e dobët të fushatës së vaksinimit anti-Covid në Bashkimin Evropian. Unioni ka arritur të shpër...
KOSOVË– Një vajzë 15 vjeçe, e identifikuar si Gentijana Mustafa, banuese në Prizren është zhdukur pa gjurmë prej gjashtë ditësh. Nëna e adoles...
PALESTINË– Autoritetet Palestineze kanë në plan të blejnë 100,000 doza të vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër Covid-19 në Shkurt, tha i dërguari i Autorite...
GREQI- Deputeti grek, Giannis Kallianos ka treguar makthin që po kalon familja e tij në këto momente për shkak se vëllai i tij i vogël është infektuar me Covid....
RUSI- Gjatë fundjavës, Rusia shpërtheu në disa nga protestat më të mëdha dhe më të përhapura në dekada, pasi Alexey Navalny, politikani anti-korrupsion i shndër...
SHBA- Youtube ka vazhduar më pezullimin e llogarisë së ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump. Metro shkruan se së bashku me llogarinë e Trump, Youtube ka pezu...
KINË– Pekini raportoi se një djalë 9-vjeçar doli pozitiv për COVID-19 javën e kaluar dhe shkolla e tij zhvilloi një larmi testesh duke përfshi...
KANADA– Çifti milioner Rodney dhe Ekaterina Baker, të cilët zotërojnë një rrjet kazinosh në Kanada, mashtruan për të bërë vaksinën anti-COVID. Ata janë a...