LIVE UPDATES
Bota

Evropa pranë katastrofës me fushatën e saj të vaksinimit anti-Covid

27 Janar 2021, 12:17 Nga DOSJA
Evropa pranë katastrofës me fushatën e saj të vaksinimit

BRUKSEL- Është e vështirë të mos e shohësh me frikë fillimin e dobët të fushatës së vaksinimit anti-Covid në Bashkimin Evropian. Unioni ka arritur të shpërndajë deri tani vetëm rreth 8.9 milion doza, pra 2 dy për çdo 100 qytetarë. SHBA-ja dhe Britania e Madhe po konkurrojnë përkatësisht me 7 dhe 10.5, ndërsa Izraeli është me 43 në çdo 100 qytetarë.

Meqë që të gjitha vaksinat që janë miratuar deri më tani kërkojnë që 2 doza të jenë efektive, programi i vaksinimit i BE-së ka përpara një “mal shumë të pjerrët” për të ngjitur. Dhe për fat të keq, e ardhmja nuk po duket shumë e ndritshme.

Brukseli synon të vaksinojë plotësisht të paktën 70 për qind të popullsisë në secilin shtet anëtar deri në fund të sezonit të verës, por ky objektiv është që tani në rrezik. Evropa ka aprovuar dy vaksina, një të Pfizer Inc. dhe BioNTech SE dhe tjetrën nga Moderna Inc., por sasia e aktual është e pamjaftueshme.

Agjencia Evropiane e Mjekësisë (EMA), është e vendosur të rishikojë këtë javë vaksinën e AstraZeneca-Universiteti i Oksfordit. Por kompania farmaceutike britanike, thotë se mund të reduktojë me gati 60 për qind sasitë që do të arrijë të prodhojë brenda3-mujorit të parë.

Një tjetër vaksinë kandidate nga kompania “Sanofi” e Francës, nuk do të jetë gati të paktën deri në fund të këtij viti, për shkak të problemeve të mëdha gjatë testeve. Nëse nuk adresohen shpejt, pasojat e këtij dështimi mund të jenë katastrofike. Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve,BE ka pësuar deri tani gati 426.000 vdekje nga Covid-19. Sa më shumë kohë që do të duhet për t`a vënë nën kontroll pandeminë, aq më shumë jetë njerëzish do të humbasin.

Në rrezik është vetë reputacioni i BE-së:Si mund të krenohet ajo me “modelin e saj shoqëror” nëse nuk mundet të mbrojë as qytetarët e saj më të rrezikuar?Ndërkohë, një fushatë e suksesshme e vaksinimit, është mënyra e vetme e qëndrueshme për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë së bllokut.

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar në tetor 2020,kombinimi i një pasigurie të madhe, bllokimeve, dhe masave të tjera të distancës sociale, solli një tkurrje prej 7.6 për qindtë Prodhimit të Brendshëm Bruto të Evropës vitin e shkuar.

Dështimet e BE-së filluan që me porositë e para të vaksinave. Ndërsa krijoi një portofol gjithëpërfshirës shumë kohë përpara se të aprovoheshin të gjitha vaksinat, BE ishte shumë i ngadaltë dhe konservatore me zhvillimet më premtuese:vaksinat bazuar në teknologjinë inovative të ARN mesazhere (mRNA) nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

EMA mbeti shumë pas Britanisë dhe SHBA-së në aprovimin e vaksinës së Pfizer. Vonesa e saj mbi miratimin e vaksinës së AstraZeneca është më e kuptueshme, duke pasur parasysh problemet që shoqëruan testet e saj (AstraZeneca nuk ka aplikuar ende për miratimin nga enti rregullator FDA në SHBA).

Shpërndarja e vaksinave anti-Covid në Evropë ka qenë e ngadaltë, sidomos në vende të tilla si Franca dhe Belgjika. Për më tepër ka pyetje nëse shtetet anëtare po bëjnë thirrjet e duhura se cilët duhet t`a marrin të parët vaksinën.

Në Itali vetëm 1 në 10 doza ka shkuar tek banorët e azileve, ndërsa gati 1 në 4 ka shkuar tek punonjësit e kujdesit shëndetësor që nuk janë mjekë ose infermierë. Ka shumë kuptim që të mbrohet personeli i spitalit, por ky ekuilibër nuk duket i duhuri. Një problem tjetër ka të bëjë me shpërdorimin e flakonëve.

Pra, çfarë mund të bëhet? Bashkimi Evropian po synon të bëjë si “kokë turku” për problematikën kompanitë farmaceutike. Të hënën zyrtarët e BE-së takuan drejtuesit e lartë të AstraZeneca, dhe kërkuan shpjegime të detajuara për vonesën që po ndodh me dorëzimin e vaksinave, duke kërkuar që kompania të mbajë premtimet e saj.

Nga ana e saj,AstraZeneca fajëson për problemet një nga vendet evropiane që ka marrë përsipër prodhimin e vaksinës. Por Komisioni Evropian druhet se ajo mund t’i ketë dhënë përparësi vendeve të tjera. “Shtetet anëtare të BE-së janë të bashkuara”- shkroi të hënën në Twitter Stella Kyriakides, Komisionere e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit. “Prodhuesit e vaksinave kanë përgjegjësi shoqërore dhe kontraktuale, të cilat duhet që t’i mbajnë”- theksoi ajo. Qeveritë evropiane kanë çdo të drejtë që të kërkojnë zbatimin e kontratave që kanë nënshkruar me kompanitë e vaksinave.

Mbi të gjitha, ato kanë paguar paraprakisht shuma të majme, duke pritur që dërgesat në fjalë të vijnë në kohë. Kontratat me kompanitë farmaceutike janë sekrete, por ka të ngjarë që ato t’u garantojnë prodhuesve të ilaçeve disa klauzola shmangieje nga përgjegjësitë në rastin e problemeve me furnizimin me vaksina.

Nga ana tjetër, Brukseli duhet të jetë i kujdesshëm për të bërë dallimin midis sjelljes oportuniste, dhe problemeve që mund të priten. Ekziston rreziku që politikanët t’i përdorin kompanitë e vaksinave si “koka turku” për të maskuar dështimet e tyre.

Kjo lloj sjellje është vërejtur edhe gjatë pandemisë, kur faji për përhapjen e Covid-19iu hodh më shumë turistëve tëhuaj sesa politikave të këqija të qeverive. Javën e kaluar, disa qeveri të BE-së u zemëruan me kompaninë Pfizer pasi ajo njoftoi një ulje të përkohshme të shpërndarjes së dozave,pasi po e riorganizonte prodhimin e vaksinës në një fabrikë në Belgjikë.

Pfizer premtoi se do t`a rikuperonte mungesën gjatë 3-mujorit të ardhshëm. Bashkëpunimi i ngushtë midis Pfizer dhe Izraelit, e ka lejuar vendin të arrijë rezultate të mrekullueshme në shpërndarjen e vaksinave. Fushata izraelite ofron leksione të çmuara.

Ndaj,BE-ja duhet të jetë e gatshme që të bashkëpunojë më ngushtë me kompanitë e vaksinave, për shembull duke ofruar ndihmë financiare kontraktorëve që zgjedhin t’i përshtatin fabrikat e tyre për të zgjeruar prodhimin.

Ndërsa më shumë para nuk do t’i zgjidhin që të gjitha pengesat, ato mund të ndihmojnë në zvogëlimin e tyre. Nuk është tepër vonë për të adresuar dështimet e mëparshme, por politikanët e BE-së duhet të veprojnë me shpejtësi. Rikthimi i normalitetit të dikurshëm është një garë që duhet të fitohet, si për arsye shëndetësore po ashtu edhe ekonomike. Ata që mbërrijnë të dytët do të përballen për një kohë të gjatë me pasojat.

MARRË NGA ABC News

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ema fda vaksinat ema fda vaksinat

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës