"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Nard Ndoka mbështet idenë se COVID-19 ka hyrë që në janar në Shqipëri: Mund ta kem kalaur dhe unë, në këtë periudhë
4 Maj 2020, 14:52Nga DOSJA
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, ka mbështetur sot tezën se COVID-19 mund të ketë hyrë që në janar në Shqipëri. Në një lidhe direkte me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Ndoka tha se për këtë gjë ai i refrohet ekspertëve. Më tej ai tregoi dhe një eksperiencë personale, duke u shprehur se kishte kalaur një grip të rëndë këtë periudhë dhe kishte simptoma të ngjashme me COVID-19.
“Janë shprehur edhe në mënyrë publike, por ka pasur edhe një lloj censure nga pjesa zyrtare. Është një realitet që Shqipëria është përfshirë në një grip, që në janar. Është përfolur se mund të ketë pasur edhe humbje në jetë njerëzish në atë kohë. Në një farë mënyre jo, nga fundi i janarit kisha një gjendje gripale, ndryshe nga herët e tjera, më e rëndë në simptoma.
Kjo ishte një shqetësim i miqve tanë, ishte shumë agresiv si grip dhe më shoqëroi tre ditë. E para që merremi shumë me termat, por edhe vitet më përpara kemi pasur Covid. COVID-16; 17; 18 dhe tani COVID-19. Por në këtë rast ende shkenca nuk e ka të qartë mënyrën e shpërndarjes. Rezistenca e njeriut e kalon në një formë apo një tjetër”, tha ndër të tjera Ndoka.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Disa pamje janë publikuar sot nga qyteti i Fierit, ku duket qartë radha pranë një filiali banke. Të moshuar dhe jo vetëm, kanë harruar distancën e siguris...
TIRANË– Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, ka qenë sot për inspektim pranë zonës së Petretës, ku ka parë nga afër ndotjen në lumin Erzen. Në n...
TIRANË- Një aksident i rëndë është shënuar sot në afërsi të Vorës, ku një 20-vjeçar, teksa ha qenë duke drejtuar mejtin e tij ka humbur kontrollin d...
TIRANË– OSHEE, KESH, OST, ALBControl dhe Aviacioni Civil kanë ulur pagat e punonjësve të tyre me 10, 20 apo 30 %, në varësi të pagesës që kanë punonjësit d...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga jeta e Klevis Allës, të riut që u ‘zbërthye’ para grupit hetimor, pasi ka treguar detaje për ekzekutimin e dy vëlle...
TIRANË– Anëtari i Gjykatës së Lartë, njëherësh dhe kreui Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka reaguar pas kërkesës së Presidentit për mbar...
TIRANË- Pas përjashtimit nga radhët e policisë së Shtetit të punonjësit të Policisë M.K., i cili ishte protagonist i video-skandalit të publikuar nga Dosja...