LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas Albpetrol, shkurtohen rrogat edhe tek OST, denoncimi në Dosja.al: S’na kanë dhënë as njoftim paraprak

4 Maj 2020, 14:02 Nga DOSJA
Pas Albpetrol, shkurtohen rrogat edhe tek OST, denoncimi në Dosja.al:

TIRANË– OSHEE, KESH, OST, ALBControl dhe Aviacioni Civil kanë ulur pagat e punonjësve të tyre me 10, 20 apo 30 %, në varësi të pagesës që kanë punonjësit dhe postit. Në një denoncim të ardhur në redaksinë e Dosja.al, një nga punonjësit e administratës në OST-së, denoncon shkurtimin e pagave të punonjësve, pas dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Pershendetje! Une qe po ju shkruaj jam nje punonjes i administrates se OST dhe dua tju percjell nje shqetesim te madh! Javen qe kaloi na ka ardhur nje email zyrtar nga burimet njerezore ku shume shkurt dhe pa kurrefare shpjegimi apo bazueshmeri ligjore na komunikojne se bazuar ne nje vendim te Keshillit Mbikqyres te OST neve na shkurtohet rroga me 10%?! Ky njoftim nuk eshte shoqeruar as me kopje te vendimit dhe me asgje! Kemi kerkuar sqarime dhe na eshte thene qe kjo behet per shkak te situates se pandemise Covid 19, por ju sqaroj se ne jemi kompani aksionere shteterore me te ardhurat tona dhe veprimtaria e OST nuk eshte ndalur asnje dite, pra nuk ka aresye qe te shkurtohen pagat.Por edhe nese duan qe te na shkurtojne pagat nuk behet thjesht me nje njoftim por lajmerohen sindikatat negociohet me to, me secilin punonjes qe ka kontrate individuale e keshtu me rradhe. Nen ze thuhet qe duhet te ndihmojme financat e shtetit se edhe ne kompani te tjera shteterore nen varesine Ministrise se Energjitikes po aplikohet kjo skeme, por perseri sqaroi qe OST nuk ka lidhje me buxhetin e shtetit aq me teper qe kryeministri doli me ze e figure ne Parlament dhe deklaroi qe ska ulje pagash dhe pensionesh! Ju lutem publikojeni anonim!”- shkruhet në denoncimin e ardhur në redaksinë e Dosja.al.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar  një denoncim të këtij lloji, nga një tjetër punonjës administrate, i cili denoncon faktin që edhe Albpetrol ka ulur pagesat e punonjësve.

“Ju ulin rrogën me 60% atyre që kanë punuar çdo ditë gjithë muajin.
Vjedhje shtetërore! Krim! Denoj me ashpërsi këtë akt banditesk. Lexoni denoncimin e punëtorit dixhital. Sb Shiko zoti Berisha, punonjësve të Albpetrolit ju mbahet për muajin Prill 50-60 % e rrogës mujore në një kohë që kanë punuar si zakonisht nga 8 orë në ditë. “Zoti ” kryeminister tha qe Beqja flet kot , nuk do ulet asnjë rrogë.
Shiko ç’bën Gazheli sapo u emërua Publikojeni ju luuuteeem, ta marrin vesh ca janë këta monstra qe po na pijnë gjakun,”– shkruhet në statusin e Berishës.

News24 ka publikuar edhe letrën që u është dërguar punonjësve të Albcontrol, e cila i ka lajmëruar punonjësit, për shkutimin e pagave. Në letrën që iu është dërguar punonjësve të kësaj kompanie njoftohet se për shkak të uljes me 90% të fluturimeve si pasojë e kufizimeve të vazhdueshme prej mesit të muajit mars të ardhurat e kompanisë janë ulur në maksimum, ndaj kompania është e detyruar të ulë pagat e punonjësve.

Në këto kushte me vendim të Këshillit Mbikëqyrës numër 1, datë 24.04.2020 ‘Për uljen e pagave të punëmarrësve dhe pezullimin e të drejtave të fituar me kontratën kolektive të punëmarrësve të ‘Albcontrol’ SHA, për një periudhë të pacaktuar deri në kthimin në normalitet të situatës financiare të shoqërisë’, është vendosur ulja e pagave bazë, mosaplikimi i elementëve të pagës ‘të vështirësisë’ si dhe elementit ‘punë pa ndërprerje’ për punëmarrësit që punojnë turne të dyta dhe të tretat. Gjithashtu është vendosur edhe pezullimi i gjithë të drejtave me efekte financiare të fituara me kontratën kolektive,”- shkruhet ndër të tjera në letër.

Albpetrol, kompania më e madhe publike e naftës, vendosi sot të shkurtojë pagat e punonjësve. Këtë e bëri publike ish deputeti i PD për qarkun Fier Luan Baçi, i cili nxorri komunikim zyrtare të Albpetrol.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albpetrol ul pagat ost shkurton pagat albpetrol ul pagat ost shkurton pagat


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës