LIVE UPDATES
Aktualitet

31 Maj 2021, 09:11 Nga DOSJA

Një 71-vjecar kërkoi ndihën e Policisë së Tiranës, pasi familja e tij u godit me armë gjatë mesnatës. Burime policore për GazetaSi.al, konfirmojnë se sulmi i armatosur me kallashnikov ndodhi në zonën e Farkës, aty ku dhe u regjistrua më pas denoncimi.

Bëhet me dije, sipas burimit zyrtar të GazetaSi.al, se shtetasi Shyqëri Badini u paraqit në polici pas sulmit në shtëpinë private ku jeton në Lundër.

“Persona të paidentifikuar qëlluan me armë fasadën e shtëpisë”, – deklaroi shkurt Badini. Policia i tregoi GazetaSi.al, se nga këqyrja e jashtme u konstatuan 12 vrima tejshpuese në murin e jashtëm.

Ndërkohë që njëri nga ekspertët kriminalistë, shtoi se në total u sekuestruan si prova 23 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, që pas veprimeve të para u përcollën për verifikime të mëtejshme në laboratorin e policisë shkencore.

“Nuk kemi asnjë të dyshuar, nuk kemi konflikt me askënd dhe asnjë mosmarrëveshje”, – deklaroi në polici 71- vjeçari. Të njëjtën pistë e mbështetën edhe anëtarët e tjerë të familjes, të cilët kanë ngritur supet duke këmbëngulur se nuk kanë asnjë ide se kush mund të jetë autori apo autorët.

Në dëshminë e dorëzuar nga i moshuari, tregohet se si në banesën private të familjes Badini gjendeshin të gjithë anëtarët, përfshi edhe minorenë.

“Ishim në shtëpi, unë gruaja, nusja e djalit dhe dy fëmijët, njëri 11 vjeç dhe tjetri 12 vjeç. Djali, ishte në punë, pasi punonte turni i tretë në një biznes privat. Ne ishim në gjumë, – thotë i moshuari, – dhe dëgjova në mesnatë ca krisma. Mendova se po ndodhte diçka diku larg, ndaj nuk dola fare nga banesa”.

Policia shkruan në procesverbalin e marrjes në pyetje, duke përshkruar se si breshëritë ishin pa shkëputje. Sipas burimit të policisë, familja e kishte mësuar sulmin në mëngjes, atëherë kur është kthyer djali i shtëpisë.

“Rreth orës 7 të mëngjesit, vjen djali dhe më pyeti çfarë janë këto? Aty pashë dhe kuptova që krismat që dëgjova kishin qenë plumba për ne”, – thekson 71-vjeçari

Burimet e GazetaSi.al, tregojnë se pasi shënuan procedimin për prodhim dhe mbajtje municionesh dhe kanosje të të gjithë anëtarëve të familjes, nënvizojnë detaje nga dëshmia e kryefamiljarit.

“Ne si familje nuk kemi konflikt me asnjë person në lagje dhe me farefisin nuk kemi pasur asnjë kërcënim deri më sot. As unë dhe as familjarët e mi në dijeninë time”, – shton banori i Lundrës.

Megjithatë, ai thotë se më shumë se një vit e gjysmë më parë, ka pasur konflikt me dy nipat për pronësinë e tokës, por me kalimin e kohës debatet ishin sqaruar dhe po ashtu mos marrëveshjet kishin marrë fund.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet qellohet shtepia ne farke tirana qellohet shtepia ne farke tirana

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj