LIVE UPDATES
Aktualitet

Moti i keq! ‘Ngrin’ Korça, Fieri ende nën ujë, zonat pa energji, Rama inspekton

13 Dhjetor 2021, 06:21 Nga DOSJA
Moti i keq! ‘Ngrin’ Korça, Fieri ende nën ujë,

TIRANË- Pasoja nga reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës janë të mëdha. Shumë shtëpi e ndërtesa në Lushnje e Fier janë ‘nën pushtetin’ e baltës, e ndërsa dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Banorët në qytetin e Fierit, konkretisht të Ferrasit dhe Levanit janë evakuuar pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur krejtësisht. Sipërfaqet e tokave bujqësore në rrethinat e Fierit janë ende nën ujë. Prurjet në lumin Vjosa kanë pësuar rënie si dhe janë larguar ujërat që bllokuan ditën e djeshme qarkullimin. 

Në 48 orët e fundit Malësia e Krujës është mbuluar nga dëbora, e cila ka mbuluar rrugët, ndërsa mësohet se në lartësinë 1.700 metra trashësia e dëborës shkon rreth 25 cm. Për pasojë, në zonën e Qafë-Shtamës, prej dy ditësh nuk ka energji elektrike. Probleme ka pasur edhe në Qarkun e Korçës, ku si pasojë e temperaturave të ulëta në disa minus gradë janë krijuar edhe ngrica në rrugë. Sipas raportimeve të para, segmentet si Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Pogradec-Qafë Thanë kanë nevojë për kriposje, ndërsa grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren në mënyrë që të krijojnë lehtësi për drejtuesit e mjeteve. Gjatë paradites në segmentin e Dardhës mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura më zinxhirë.

Problemi me energjinë elektrike vijon të jetë prej afro 3 ditësh në fshatrat e Devollit, në disa fshatra të Moglicës dhe Gorës së bashkisë Maliq dhe disa fshatra, si në Velçan e Trebinjë të Pogradecit kurse në bashkinë e Pustecit energjia u rilidh sot. Moti i keq ka lënë pa drita edhe disa fshatra në Gjirokastër. Reshjet e dendura kanë zhvendosur shtyllën e tensionit të lartë dhe si rezultat linja 35Kv Gjirokastra 2-Grapsh ndodhet jashtë funksionit. Pa energji elektrike ndodhen banorët e zonave Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm. Si rezultat i rritjes së nivelit të ujit, në Poçëm është stakuar linja 35kV Ballsh-Poçem për efekt sigurie.

Ndërkohë, situata në Elbasan është qetësuar. Mësohet se pas disa ditësh reshje të dendura, prurjet e lumenjve dhe të përrenjve janë ulur. Për momentin mësohet se akset rrugore janë të hapura dhe mund të kalohet pa problematika. Në aksin nacional Librazhd-Steblevë segmenti Librazhd-K/Borovës qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Me zinxhirë kryhet qarkullimi në Borovë-Klenjë. Në njësinë administrative Orenjë, Lunik në Librazhd, në Prrenjas dhe në fshatin Benë në Labinot Mal janë dëmtuar kabinat elektrike duke lënë zona pa energji.

Situata në Qarkun e Shkodrës duket se është stabilizuar pas pushimit të reshjeve të shiut dhe dëborës që pushtuan këtë qark për disa ditë me radhë. Kështu, mësohet se në zonat malore, në akset ku kishte prezencë të ngricave është kryer pastrimi i tyre si dhe është hedhur kripë. Ndërkohë, niveli i ujit në lumin Drin dhe Buna janë ulur dhe nuk përbëjnë rrezik, por problem mbetet furnizimi me energji elektrike, ku ende zona e Lëpushës dhe Vermoshit janë pa drita dhe nuk dihet se kur mund të rikthehet rryma.

Edhe pse u inaugura me ‘bujë’ të madhe, Rruga e Arbrit, aq shumë e nevojshme për dibranët, u bllokua nga reshjet e dëborës në zonën e Qafës së Murrizit. Për këtë arsye, për disa orë Policia Rrugore bllokoi qarkullimin e automjeteve, ndërsa me anë të një njoftimi të dytë, Policia tha se nuk do të lejonte qarkullimin e asnjë automjeti në këtë aks që nuk përdorin goma dimërore si dhe me zinxhirë.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Fierit, duke inspektuar zonat që janë prekur nga përmbytjet. Kreu i qeverisë ka zbritur në terren duke parë dëmet që janë shkaktuar nga uji, më saktësisht në zonën e Ferrasin dhe Cervenin.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Moti i keqi në Shqipëri, Vermoshi dhe Lëpusha 16 ditë pa energji elektrike

Përmbytjet, Peleshi: Projekt i rëndësishëm ndërtimi i urës mbi lumin Vjosë

Dëme të mëdha në fshatin Moravë prej përmbytjeve, 250 familje rome nuk marrin ndihmë

‘U njoftuam në 10 të natës’, mbi 500 fermerë goditen nga përmbytjet në Fier

Në Vlorë niveli i ujit arrin në 1 metër brenda shtëpisë, banorët: Shteti të ndërhyjë

Fieri ‘nën’ ujë,Rama: U bë punë fantastike brenda 24 orëve, bilanci është minimizuar

Moti i keq/Flet kreu i Komitetit të Digave, Arjan Jovani: Nuk ka rrezik përmbytjesh

Moti i keq në Lezhë, 100 ha tokë në Kënetën e Karriqit nën ujë, rrugët të kalueshme

Probleme në Rrugën e Arbrit, bllokohet kalimi, dhjetëra fshatra pa energji elektrike

Pasojat e përmbytjeve/ Çfarë ka mbetur në fshatin Ferras, 50 banesa të dëmtuara

VD-Rama mbërrin në Fier/ Pritet nga qytetarët, inspekton zonat e përmbytura

Moti i keq / Bie niveli i Drinit dhe Bunës në Shkodër, pa drita Lëpusha e Vermoshi

Gjirokastra pa drita! Moti i keq shkakton probleme, zhvendoset shtylla e tensionit

Qetësohet situata nga reshjet në Elbasan, 5 fshatra pa drita

Akset ku kalohet me zinxhirë, dëbora bllokon Dibrën

Situata nga moti i keq! ARRSH: Reshjet kanë pushuar, qarkullimi kryhet normalisht

Shembja e urës në Kallarat të Vlorës, banorë e bagëti rrezikohen nga përmbytjet

Niveli i ujërave në lumenj në kuota normale, 100 hektarë tokë në Lezhë ‘nën’ ujë

Pas pushimit të reshjeve, akulli mbulon rrugët e Korçës, disa zona pa energji

Përmbytjet në Fier/ Bie niveli i prurjeve në lumin Vjosa, banorët evakuuohen

VIDEO/Moti i keq, 25cm dëborë në Malësinë e Krujës, Qafë-Shtama dy ditë pa drita

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq ne shqiperi moti moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!