LIVE UPDATES
Ekonomi

Mospagimi i bonusit të qirasë rrezikon karantinën e familjeve të pastreha nga tërmeti

22 Mars 2020, 14:42 Nga DOSJA

LEZHË- Pasi pallati ku banonin në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës u shpall i pabanueshëm si pasojë e dëmtimeve të pësuara nga tërmeti shkatërrimtar i 26-nëntorit, Mark Cubi me bashkëshorten e tij u zhvendosen në një apartament tjetër – disa kilometra më larg, të cilën e morën me qira në katin e tretë një pallati të ri 10-katësh. Por çifti i të moshuarve nga Lezha, të cilët jetojnë me të ardhurat nga pensioni i pleqërisë rrezikojnë të dëbohen nga shtëpia, për shkak se bashkia e Lezhës ka vonuar lëvrimin e bonusit të qirasë për familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti.

“Deri tani na kanë kaluar vetëm muajin dhjetor dhe asnjë pagesë tjetër, ndonëse e kemi kaluar gjysmën e marsit,” tha Mark Cubi. “Nuk e kuptoj çfarë po bëhet dhe nuk e dimë pse nuk po lëvrohet pagesa,” pohoi 72-vjeçari, ndërsa shtoi se “pronari i shtëpisë don paratë çdo muaj dhe nuk don t’ia dijë fare.” Në bashkinë e Lezhës janë 382 familje të cilat trajtohen me bonusin e qirasë pas tërmetit të 26-nëntorit. Të gjitha këto familje nuk e kanë marrë akoma subvencion për 2 muajt e parë të këtij viti.

Zyra e Raportuese Speciale të OKB-së për Strehim të Përshtatshëm i tha BIRN se autoritet vendore duhet të marrin masa për ndalimin e dëbimeve nga shtëpitë me qira të familjeve të prekura nga tërmetit dhe të vlerësojnë mundësinë e një moratoriumi të përkohshëm për të gjithë kategoritë vulnerabël në konsideratë të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit. I pyetur nga BIRN për mos lëvrimin e bonusit të qirasë për familjet e pastreha nga tërmeti, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se vonesat kanë ardhur si pasojë e mosrakordimit të listave dhe premtoi se kjo çështje do të marrë zgjidhje shpjet.

“Problemi tani ka marrë zgjidhje, pasi sot i kam firmosur pagesat për 2 muaj sëbashku dhe kanë shkuar në thesar,” tha ai. “Brenda javës që vjen paratë do të jenë në llogaritë e banorëve të 382 familjeve që trajtohen me bonusin e qirasë në bashkinë Lezhë” shtoi Ndreu. Tërmeti i 26 nëntorit, shkaktoi 51 viktima dhe la pas 17 mijë të pastrehë, pjesa më e madhe e tyre në qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Vetëm në bashkinë e Lezhës, 12 pallate dhe dhjetëra shtëpi private janë shpallur të pabanueshme. Një prej pallateve të dëmtuara nga tërmeti ishte dhe ai ku banonte familja Cubi, i ndërtuar me tulla silikate gjatë regjimit komunist.

“Pas verifikimeve që i kanë bërë objektit ekspertet e bashkisë e nxorën të pabanueshëm dhe i vendosen shenjën e kuqe,” kujton Marku. “Të gjitha familjeve që jetonin na thanë të dilnim nga aty, pasi kishte rrezikshmëri,” shtoi ai. Për të strehuar familjet – shtëpitë e të cilave u shpallën të pabanueshme, bashkitë e prekura nga tërmeti miratuan disa vendime në dhjetor për t’i mbështetur me bonus qiraje. Pas miratimit të vendimit nga bashkia Lezhë, Marku u vu menjëherë në lëvizje dhe arriti të gjente një apartament me qira afër urës së Cenit për 14 mijë lekë në muaj. “Jam vendosur sëbashku me gruan në katin e 3-të, pasi na është thënë se qiraja do paguhet nga shteti,” tha Marku.

Vonesat e lëvrimit të bonusit e kanë vënë në vështirësi çiftin e pensionistëve për të paguar qiranë. “Ne jemi dy pleq dhe jetojmë vetëm me pension,” tha Marku.  “Ata para nuk na dalin për të jetuar dhe jo të paguajmë dhe qiranë e shtëpisë,” shtoi ai. Bashkëshortja e Markut, Roza shprehet se moslëvrimi i bonusit të qirasë ia ka vështirësuar gjendjen ekonomike  dhe rrezikojnë të ngelin mes katër rrugëve. “Pagesa e pensionit nuk na del për të jetuar e jo të paguajmë edhe qiranë,” tha Roza, duke shtuar se ajo vuan nga diabeti dhe i shoqi nga zemra, sëmundje kronike që i detyrojnë të blejnë ilaçe çdo muaj.

“Deri tani e kemi shtyrë me borxhe, por tani s’të jep kush ma as borxh në këtë situatë që jemi. Nëqoftëse kjo situatë do vazhdojë kështu ne mund të na nxjerrin nga shpia,” shtoi ajo. Gjendja e familjeve të pastreha nga tërmeti të cilat presin bonusin e qirasë nga bashkia Lezhë, merr një dimension edhe më tragjik pas masave drastike të distancimit social të marra nga qeveria shqiptare për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19. “Kemi pyetur tek bashkia dhe na kanë thënë se do hidhen shumë shpejt, por se kur nuk e dimë,” tha Tonin Aliaj, i cili me familjen e tij jeton në lagjen Gurrë.  “Tani kemi 7 ditë që jemi dhe papunë për shkak të koronavirusit dhe kjo gjendje po na penalizon edhe më shumë,” shtoi ai.

Qeveria ka premtuar rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti dhe ndërtimin e shtëpive të reja për familjet pastreha, por Aliaj shprehet se ka filluar të ketë dyshime nëse ky premtim do të realizohet. “Kemi shumë frikë se situata e krijuar nga virusi do na penalizojë shumë, si për pagesën e bonusit të qirasë ashtu edhe rindërtimin,” tha ai. “Tani është bllokuar çdo gja dhe na ka humbur shpresa që shtëpitë tona të shkatërruara nga tërmeti do të rindërtohen ashtu siç ishte premtuar,” shtoi ai.

Të mërkurën Raportuesja Speciale e OKB-së për Strehimin, Leilani Farha i bëri thirrje qeverive anembanë botës të ndërmarrin masa emergjente për të mbrojtur grupet vulnerabël që mund të dëbohen nga shtëpia për shkak të pasojave ekonomike negative në ekonominë botërore nga virusi COVID-19. Një zëdhënës për zyrën e Raportueses Speciale i tha BIRN se qeveria shqiptare duhet të marra masa urgjente për të mbrojtur nga dëbimi personat që mbetën të pastrehë nga tërmeti.

 

“Përveç rasteve kur ekziston mundësia për akomodim alternativ, ata që janë më vulnerabël duhet të mbrohen përmes një moratoriumi kundër dëbimeve,” tha një zëdhënës i Raportueses Speciale të OKB-së, Leilani Farha. “Njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre, në mënyrë të veçantë ato që janë në shtëpi të tranzitore ose forma të tjera strehimi për shkak të tërmetit, duhet të jenë prioritet,” shtoi ai.

Bazuar në udhëzimet e dhëna të mërkurën, zyra e Raportuese Speciale e konsideron strehimin si linjën e parë të mbrojtjes kundër COVID-19. Në këtë kontekst zëdhënësi i saj nënvizoi që qeveria shqiptare duhet të krijojë lehtësira dhe mbrojtje të përkohshme nga dëbimi edhe për individë që nuk mund të paguajnë qiranë ose kreditë hipotekore për shkak se kanë humbur vendin e punës si pasojë e shtetrrethimit të vendosur në të gjithë Evropën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Për shkak të shtetrrethimit në Europë dhe në Shqipëri shumë individë nuk mund të shkojnë në punë dhe as janë të aftë të praktikojnë profesionin e tyre, duke i kufizuar aftësinë e tyre për të gjeneruar të ardhura,” tha zëdhënësi i zyrës së Raportueses Speciale. “Në klimën e tanishme të koronavirusit është e arsyeshme të kufizohen dëbimet dhe të vendoset një moratorium i përkohshëm,” përfundoi ai.

(Marrë nga Reporter.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale bashkia lezhë bonusi i qirase koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 bashkia lezhë bonusi i qirase koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit