LIVE UPDATES
Ekonomi

‘S’do më iki kurrë nga mendja’/ Po kontrollonte për koronavirus, mjeku tregon historinë rrëqethëse: Një vogëlush k

22 Mars 2020, 13:16 Nga DOSJA
‘S’do më iki kurrë nga mendja’/ Po kontrollonte

Një nga këto ditët kur tashmë Koronavirusit kishte marrë krahët e kishte hyrë në Kosovë, doktor Havolli ndërmend një fëmijë 12-vjeçar të tmerruar pasi kishte dëmtuar këmbën nga loja dhe mendonte se këmba e tij ishte infektuar me koronavirus.

Në një intervistë për Gazetën “Si” psikolog Ilir Havolli, këshillon të gjithë pridërit që t’i mbajnë fëmijët larg informacioneve në lidhje me ngjarjet që shkakton virusi i ri dhe të adaptojnë një stil të re jete, të shëndetshëm në kushtet e shtëpisë.

Ai jep këshilla edhe për të rriturit dhe moshën e tretë duke i cilësuar ata heronj, të cilët në rast se vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat e publikuara, “të gjithë do t’ia dalim me sukses kësaj që po përjetojmë”.

Doktor Havolli tregon se shërbimi i ofruar nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shqipërisë po funksionon; pranë këtij shërbimi regjistrohen mbi 40 raste në ditë, prej të cilëve më të shumtët janë femra.

Doktor, në këtë situatë ju jeni në linjën e parë të shërbimit. Konkretisht me se po merreni?

Në këtë kohë krize, ne po merremi me kontrollin e popullatës, me turne alternative, në pikën kufitare dhe po ashtu në spital. Unë jam Shqiptar i Kosovës, jam i angazhuar në kufirin Kosovë-Serbi, përkatësisht në pikën kufitare Jarinjë , duke bër kontrollin e popullatës për identifikimin sa më të hershëm të shenjave klinike që lidhen me virusin COVID 19, virus i cili ka shkaktuar një pandemi globale.

Gjatë kësaj kohe kur jam në shërbim në sistemin publik shëndetësor, kam rolin e mantelbardhit, por duke qenë se me profesion jam dhe psikolog klinik, atëherë njëherit përdor edhe këshillimet psikologjike për udhëtarët apo pacientët që kontrollohen për ti qetësuar ngase dihet se kjo pandemi ka përhapur një situatë stresuese edhe tek personat që nuk frekuentojnë shërbimet mjekësore, e lëre më ata që vijnë për të bërë kontrolle mjekësore.

Si e gjykoni situatën duke e parë nga afër?

Në shikim të parë, nëse populli do i përmbahej rekomandimeve nga Ministria e Shëndetësisë dhe organet relevante, situata nuk do të duhej të ishte alarmante. Por duke marrë parasysh mënyrën e përhapjes përmes kontakteve, duke marrë parasysh frekuentimet publike, duke marrë parasysh neglizhimin e mbajtjes së distancës sociale, atëherë ky mosrespektim i këtyre premisave të vendosura, na lejon që të kemi një dozë shqetësimi.

Në momentin kur populli respekton rekomandimet nga MSH dhe qeverive përkatëse të shteteve tona, atëherë kjo pandemi do kalojë shumë shpejt dhe pa pasoja të rënda.

Duhet të mos harrohet fakti, se respektimi i rregullave nuk është dhe nuk ka qenë kurrë i vështirë, sepse historiikisht populli Shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, kanë qenë të shtypur, njëri nga komunizmi e tjetri nga pushtimet e huaja, atëherë i bie se qëndrimi në shtëpi në këtë kohë krize, jo që ëshë detyrim, por duhet të merret si obligim qytetar.

Mund të na tregoni ndonjë histori nga puna juaj e përditshme e këtyre ditëve që ju ka mbetur në mendje?

Ajo që më ka mbetur në mendje, ështe rasti i një personi të moshës 12 vjeçare, i cili duke lozur kishte lënduar këmbën, dhe ai duke parë pa pushim mediet e kishte fiksuar në mendje dhe e kishte regjistruar frikën nga një virus i quajtur Korona që shkakton vdekje.

Ai më përgjërohej: të lutem mos ma fshihni, a jam me Koronavirus, a e ka kemba ime nga Virusi, a do vdes?

Ishte rast i cili akoma nuk më shqitet nga mendja dhe më rri akoma para syve fytyra e tij e padjallëzuar. Kjo është papërgjegjshmëri e prindërve, të cilët i ekspozojnë fëmijët e tyre pa kontroll para medieve.

Shoqata e Psikologëve të Kosovës e Shqipërisë po ju vjen në ndihmë njerëzve falas në këto ditë të rënduara psikologjikisht.-A janë afruar këto ditë njerëz për ndihmë?

Dy shoqata respektive Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë, që veprojnë në dy shtetet shqipfolëse sipas një statusi unik, por sipas ligjeve të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, këto ditë kanë formuar ekipin e psikologëve nga dy vendet për t’ju ofruar ndihmë psikologjike të gjithë personave potencial që kanë nevojë për këshillime online, si pasojë e situatës së krijuar.

Duhet potencuar fakti se përkundër orarit të prolonguar për këshillime, nga ora 10:00 deri 17:00, këta psikologë tanimë kane rritur altruizmin e tyre duke bërë një punë online për çdo person me ëhatsapp, viber, skype, facebook, email apo telefon, në orar të tejzgjatur 12 deri 14 orë brenda ditës.

Vlen të potencohet konfidencialiteti dhe privatësia që mbizotëron, që ne si ShoPsiKo e kemi mbjellur tek strukturat tona dhe që anëtarët tanë e kanë përqafuar me motiv dhe profesionalizëm duke na ndihmuar kështu që ti përmbahemi parimeve dhe misioneve të ShoPsiKo në Kosovë dhe në Shqipëri.

Si është raporti femra/ meshkuj?

Shumica e personave që marrin këshillime psikologjike janë të gjinisë femërore. Ndryshe, thënë në përqindje, 70% janë të gjinisë femërore, ndersa 30% të gjnisë mashkullore.

Grupmosha?

Mosha e tyre varion nga 20 deri 50 vjeç.

Çfarë shqetësimesh kanë përcjellë?

Kryesisht shqetësimet që përcjellin janë: stres, frikë, ankth si dhe pasiguri nga situata e krijuar.

Çfarë këshilloni në këtë situatë për të rriturit teksa janë të izoluar?

Për të rriturit këshillohet që këtë kohë ta marrin, jo si kohë të detyrueshme për të qendruar në shtëpi, por si kohë që ka qenë e nevojshme për të qendruar me familjen, për të krijuar stil të ri jetese, për të reflektuar se si njeriu si qenie sociale, do të mund të kontribuonte që bota të ishte më ndryshe, më e sigurt për njerëzimin. Ka shume kohë që familjet nuk kanë qenë më të bashkuara, ka ndoshta shumë kohë kur familjet nuk janë ulur sëbashku në tryezë për ushqim, ka shumë kohë që ndoshta prindërit nuk kanë pasur kohë ta kenë në krahë dhe ti japin përqafim femijës së tyre, sepse ka qenë i angazhuar pas punës, ka shumë kohë që ndoshta nuk kanë shkëmbyer mes vete një “mirëmëngjes” apo një “natën e mirë”.

Fundja, jemi në paqe, jemi të sigurt të dalim në oborrin tonë, në ballkonin tonë, të rrimë pa frikë në dhomën tonë, andaj pse të merret kjo situatë si “izolim’. Jo, kjo fjala “izolim” do duhej të zëvendësohej me pushim në familje, të merren me planifikime të pushimeve, të punëve të papërfunduara rreth shtëpisë, thjesht une do thoja, që ata që janë në shtëpi janë “heronjtë taëe”, sepse nëse ata vazhdojnë të respektojnë rregullat e qendrimit në shtëpi, ata na mundësojnë që të gjithe të jemi “Heronj” dhe tia dalim përballë kësaj sfide që na është vënë përballë.

Fundja, sfidat janë për njerëzit.

Si mund ta përballojë psikologjikisht mosha e tretë e veçanërisht fëmijët këtë periudhë?

Për moshën e tretë:-Ankthi që përjetojmë shpesh krijon skenaret më të frikshme dhe tmerruese. Të identifikosh ç’ka është reale dhe joreale është shumë e rëndësishme. Mendimet irracionale që vijnë si shtiza në kokat tona janë vetëm përjetim i ankthit, kalkulo çfarë ka mundësi të ndodhë më tepër e çfarë jo. Koronavirus është virus që ka shkaktuar vdekje duke marrë shifra nga mediat nonstop, e në fakt njerëzit janë më të rrezikuar të humbasin jetën në aksidentet e trafikut sesa nga Koronavirusi. Ne si njerëz jemi të programuar të kemi reagime joadekuate ndaj gjërave që vijnë shpejt dhe befasishëm, sidomos kur nuk janë nën kontrollin tonë.Mendimet ndoshta janë vështirë të menaxhohen, por sjelljet tona mund ti kontrollojmë e këto të fundit kanë impakt të ndryshojnë edhe formën e të menduarit. P.sh., nëse rrjetet sociale dhe teknologjia janë stresuese, evitoji ose përdori vetëm për kontakte me njerëz, për të shikuar filma ose TV shoë, për të dëgjuar muzikë ose lexuar gjëra nga profesioni juaj. Krijo aktivitete ditore që përfshinë shpërqendrimin e vëmendjes nga shkrimet dhe lajmet e panikut. Mos diskuto tema në lidhje me virusin në shtëpi, fjalët kanë peshë të madhe, sa më shumë që evitoni diskutimet për Koronavitus, aq më lehtë do e luftoni (mund të diskutoni me ndonjë profesionisht të shëndetit mendor në rastet kur frika juaj tashmë ka ndryshuar rutinën dhe aktivitetet ditore). Patjetër që edhe shkëputje totale nuk është e shëndetshme të pësojmë, merrni ato informacione nga mediet dhe teknologjia që keni nevojë çdo ditë, por jo duke e ekspozuar vetën orë e çast për lajmet e fundit.

Ndërsa për fëmijët këshillohet që të kemi kujdes si u drejtohemi për virusin. Fakti që të gjithë duhet të kemi kujdes mbi higjienën për parandalimin e virusit, nuk do të thotë se duhet ta diskutojmë para fëmijëve se si virusi po shpërndahet nëpër botë dhe vret njerëz. Mundohuni që në këtë periudhë ti krijoni fëmijës shprehi higjienike. P.sh. drejtojuni atyre se duhet të kenë kujdes nga një grip (quajeni virusin grip është term më i kuptueshëm dhe i butë për ta kuptuar ata) dhe se duhet të pastrojnë duart sa herë të jenë në kontakt me objektet shkollore, lojërat në parqe, të mos afrohen ndaj njerëzve që kolliten ose që vërejnë se janë të sëmurë. Preferohet që në ketë periudhëë të keni kujdes se ku dhe si ekspozoni fëmijët dhe veten gjithashtu. Evitoni eventet sociale, vendet e ekspozuara publike. Por mos i diskutoni me fëmijët për rrezikshmërinë qëpërmbajnëeventetqë i sjellin kënaqësi fëmijës, kjo mund ta dekurajojë dhe frikësojë atë, sepse vendet ku ata ndjejnë kënaqësi, tashmë janë të rrezikshme. Thjesht kërkesat e fëmijëve kanalizojini në akvitiete shtëpiake, luani me ta, diskutoni për gjërat që iu pëlqejnë atyre, kjo do ju ndihmojë edhe juve edhe fëmijës për të shpërqendruar vëmendjen nga lajmet që lexojmë nëpër rrjetet sociale.

Po për të ushqyerit? Se nga stresi i të qëndruarit në shtëpi, njerëzit kanë prirje të hanë më shumë, çfarë këshilloni në këtë drejtim?

Ushqimi ka shumë rëndësi në këtë kohë. Duhet të ushqehemi mirë dhe shëndetshëm sepse jo vetëm që do kemi sistem imunitar më të mirë, por do të jemi më të qetësuar, relaksuar dhe të shëndetshëm. Evitoni ushqimet ekstreme dhe sheqernat e tepërta.

Ndryshe nëse nga stresi vazhdojmë të hamë shumë, atëherë do ishte mirë të bëhej aktivitet fizik, ani pse dikush aktivitetet fizike i merr si shëtitje në parqe, apo fitnes, por jo,– në këtë rast aktivitetet fizike nënkuptojnë që ato të modifikohen në kushtet e shtëpisë.

Përpos kësaj ka edhe teknika të tjera që ndihmojnë në lirimin nga stresi dhe rritjen e disponimit, e ato janë teknika Mindfules, pastaj teknika e relaksimit, teknika e frymëmarrjes, etj.

Për cilëndoqoftë nga teknikat dhe mënyrat e përballimit dhe menaxhimit të stresit, frikës, ankthit të krijuar nga situata në të cilën ndodhemi, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni profesionistët e shëndetit mendor tek lista e publikuar nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës dhe Shoqata e Psikologëve të Shqipërisë.

Marrë nga GazetaSI 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi pasojat e koronavirusit koronavirusi ne shqiperi pasojat e koronavirusit

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale