Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
PRISHTINË– Aktorja e njohur nga Kosova, Aurita Agushi i ka dedikuar një letër të hapur aktorit të njohur, Harvey Keitel. Këtij të fundit thuhet se i është propozuar që të luajë rolin e komandatit Sllobodan Millosheviç në një film (prodhim serb) që do të tregojë historinë e të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”. Në letrën e saj, aktorja i kërkon Keitelit që të mos e pranojë rolin, pasi ishte thjesht një propagandë e pastër serbe me qëllim lëndimin e një populli të tërë.
“Populli shqiptar ka qenë viktimë e regjimit të Milloshevicit, i njohur edhe si Kasapi i Ballkanit. Ju lutem mos e bëni, sepse do t’i lëndoni mbi 13.000 civilë shqiptar të vrarë, në mesin e tyre fëmijë, të rijnë , gra shtatzëna, dhe të moshuar. Frika ime më e madhe gjatë luftës ka qenë se mund të dhunohem në sy të babait dhe vëllezërve të mi. Dhe për më tepër thurja plane në kokën time për një vdekje të shpejtë që një gjë e tillë mos të më ndodhte,”-shkruhet ndër të tjera në letër.
LETRA E PLOTË:
I dashur Harvey Keitel, po dëgjoja lajmet e RTK-së sonte, dhe emri yt u përmend për një angazhim të mundshëm tuajin në një film propagandues serb, për të ashtuquajturën shtëpi inegzistence “Shtëpia e verdhë“, ku kinse shqiptarët kanë kryer krime mbi popullatën civile serbe.
Realiteti është krejt ndryshe i dashur Harvey. Populli shqiptar ka qenë viktimë e regjimit të Milloshevicit, i njohur edhe si Kasapi i Ballkanit . Unë e di që mua nuk më takon të të them se çfarë të luash e çfarë jo. Por tani bëhet fjalë për një puro propagandë të shtetit serb. Shumë i dashur Harvey, une jam aktore vetë, dhe shpesh herë keni qenë inspirim për mua. Por ju lutem shumë mos e bëni një gjë të tillë, sepse do ta lëndonit një popull të tërë. Do ta lëndonit një popull i cili i rrezikohej nga spastrimi etnik. Ju lutem mos e bëni, sepse do t’i lëndoni mbi 13.000 civilë shqiptar të vrarë, në mesin e tyre fëmijë, të rijnë , gra shtatzëna, dhe të moshuar . Do t’i lëndonit mbi 20.000 gra të dhunuara. Do t’i lëndonit 1653 familjet e personave të pagjetur që ende nuk e kanë një varr ku ti qajnë të afërmit e tyre . Gjatë gjithë luftës kam qenë në Kosovë, dhe e dini cila ka qenë frika ime më e madhe i dashur Harvey ?! Jo nga vdekja, sepse në luftë njeriu edhe mund të vritet, por frika ime më e madhe ka qenë se mund të dhunohem në sy të babait dhe vëllezërve të mi. Dhe për më tepër thurja plane në kokën time për një vdekje të shpejtë që një gjë e tillë mos të më ndodhte.
Ju kujtoj i dashur Harvey që NATO intervenoi në vitin 1999 që ta shpëtoj një popull nga spastrimi etnik , dhe që të mos përsëritej një Srebrenica e dytë . Andaj shumë i dashur Harvey të lutem mos e bëj, sepse nuk të bën aspak nderë një film propagandues i një regjimi që bëri tre lufta brenda 10 viteve në Ballkan duke lënë me qindra mijëra varre pas vetes. Me përulësi Aurita Agushi aktore nga Kosova.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Netflix e anuloi serinë „Nëse vetëm” – “If Only” (“Şimdiki Aklım Olsaydı”) vetëm një natë para fillimit të prodhimit të seri...
GREQI– Botuesi dhe publicisti grek Stefanos Chios, është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në hyrje të shtëpisë së tij. Sipas mediave greke, Chios është ...
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) nuk pret kthesë në politikën e jashtme amerikane, edhe nëse vjen një president i ri amerikan. Për mediat gjermane “...
MEKSIKË- Përhapja e koronavirusit në Meksikë është rritur ndjeshëm me një rekord rastesh të reja. Autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se në 24 orët...
SERBI– Serbia është një ndër vendet e prekura nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar 8 viktima të reja si pasojë e COVID-19 duke e &cce...
BRAZIL-Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar.Në 24 orët e fundit j...
RUSI- Në Rusi po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve ku sipas autoriteteve shëndetësore gjatë 24 orëve janë regjistruar 5,765 raste të reja dhe numri në tot...
GJERMANI- Në 24 orët e fundit në Gjermani është shënuar vetëm një viktimë me Covid-19 duke e çuar në total numrin e të vdekurve në 9,203 persona.Ndërkohë...
TEKSAS– Rritja e rasteve me koronavirus në Teksas ka detyruar një spital të krijojë “panele vdekjeje” për të vendosur se cilët pacientë mund të shpëtojë dhe cil...
GREQI– Një i ri shqiptar është arrestuar në Greqi pasi disa ditë më parë kërcënoi një 15-vjeçar me thikë për t’i grabitur një varse floriri q...