LIVE UPDATES
Bota

Netflix anulon serinë turke – shkak roli i një homoseksuali

27 Korrik 2020, 07:11 Nga DOSJA
Netflix anulon serinë turke – shkak roli i një homoseksuali

Netflix e anuloi serinë „Nëse vetëm” – “If Only” (“Şimdiki Aklım Olsaydı”) vetëm një natë para fillimit të prodhimit të serialit. Ofruesi i filmave „streaming” nuk ia doli, megjithë negociatat të marrë lejen për fillimin e xhirimeve nga RTÜK, Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit të Turqisë. Veçanërisht prodhuesit e filmave të huaj në Turqi, si Netflix, duhet të paraqesin skenarët e filmave të planifikuar tek Ministria e Kulturës dhe Turizmit për të marrë lejen, e cila ka nën kompetencë punën e RTÜK. Edhe prodhuesit turq shpesh qëndrojnë nën mbikqyrjen e shtetit.

Autorja e skenarit, Ece Yorenc u shpreh për portalin turk të filmit, Altyazi Fasikul, se „leja e xhirimit për serinë nuk u dha, sepse filmi përmban një protagonist homoseksual.” Ajo shtoi, se filmi nuk përmban asnjë lloj episodi ku nënkuptohet seks mes homoseksualëve apo përafërsisht. Më parë në mediat turke ka pasur informacione të pasakta, që paraqesnin variantin e kundërt, sipas Yorenc, e cila shtoi se ky akt censure është „shumë shqetësues për Turqinë, në kontekstin e asaj që na pret.”

Türkei RTÜK Gebäude der staatlichen Medienaufsicht (DW/H. Köylü)
Autoriteti Mbikqyrës, RTÜK

Vendimi pesëmilionë dollarësh

Sipas Netflix pjesa me protagonistin homoseksual, Osman ishte një rol dytësor në serinë „If Only”. Pikërëndesa e serisë ishte përvoja e një nëne të martuar e jo të lumtur, Reyhanit. Seria do të ishte gati në vitin 2021, por tanimë ajo u anulua plotësisht. Skenaristja Yorenc me gjasë kishte ofruar ndryshime në minutën e fundit, për të marrë parasysh edhe standartet e RTÜK-së, shkruan plataforma Altyazi Fasikul. Por sipas revistës amerikane, Variety Magazine, Netflix kishte preferuar anulimin e të gjithë prodhimit. Megjithatë Netflix është shprehur se pagesat e premtuara për ekipin e serialit “If Only” do të kryhen plotësisht. Pas anulimit të serisë, Netflix kalon në humbje me 5 milionë dollarë. Por firma ka theksuar, se “ndjen detyrim të thellë për abonentët turq dhe komunitetin krijues në Turqi.”

Sipas Yorenc, Netflix e mori këtë vendim të vështirë në minutën e fundit parimisht, sepse refuzon të pranojë ndryshime skenari nga qeveria. Mahir Ünal, ministri turk për Kulturën dhe Turizmin shkroi më vonë në twitter, se ai beson fort se, Netflix do të tregojë “më shumë sensibiliet për kulturën dhe artin turk në emër të një bashkëpunimi të ngushtë (me Turqinë).”

Turqia: Mes lirisë dhe autoritarizmit

Kultura turke e përmendur nga Mahir Ünal duket se nuk është aq në kundërshtim me Netflix-in, por me historinë e saj : Nën performuesit dhe njerëzit e shout më të njohur në historinë moderne turke bëjnë pjesë një transseksual (Bülent Ersoy), një Drag Queen (Huysuz Virjin) dhe një homoseksual (Zeki Müren) – të gjithë kanë arritur suksesin në biznesin e shout, para se të përmendeshin diku në botë nocione si martesa mes homoseksualëve apo masa të tjera mbrojtëse për komunitetin LGBTQ.

Që nga themelimi i Turqisë moderne në vitin 1923 nga Mustafa Kemal Atatürk nuk ka pasur ligje kundër homoseksualitetit. Në vitin 1934 u fut e drejta e votimit për gratë, para shumë vendeve të tjera, mes tyre edhe disa vende perëndimore. Por megjithë këtë qëndrim të moderuar në dukje në vendin me shumicë myslimane, Turqia ndodhet në një luftë kulturore, ku orientimi seksual është një nga temat që e përçajnë shoqërinë. Prej pesë vitesh në Stamboll janë ndalur aktivitetet e ditës së njohur si Christopher Street Day. Policia ndërhyn brutalisht ndaj atyre që i shkelin këto ndalime.

Pjesëmarrës në paradën e ndaluar të homoseksualëve, Stamboll, 19 qershor 2016

Diplomacia e tipit Netflix

Ndërkohë duket se Netflix mban distancë nga konfrontimet me qeveritë e huaja. Në vitin 2019 u hoq seriali komedi “Akt patriotik me Hasan Mihaj” nga oferta e Netflix në Arabinë Saudite, pasi autoritetet arabe të mbikqyrjes së telekomunikimit kishin thënë se ajo shkel ligjin kundër kriminalitetit kibernetik. Episodi në të vërtetë paraqiste në mënyrë satirike princin trashëgimtar saudit, Mohamed bin Salman për bashkëpërfshirjen e tij të dyshuar në vrasjen e gazetarit, Jamal Khashogi.

Organizatat si Amnesty International e kritikojnë mënyrën e veprimit të Netflix, si edhe faktin që firma ende qëndron në tregun saudit. Kurse në Turqi, Netflix është aktiv që në vitin 2016 dhe ka 1,5 milionë abonentë. Megjithatë entuziazmi për serialët e prodhuar nga Netflix nuk është shumë i madh. Netflix e di, se nuk konkurron dot me serialët e televizioneve turq. Shumica e turqve e ka ende televizionin burim kryesor informacioni.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet