Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Drejtori i IKMT-së Lutfi Miftari 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës është arrestuar nga policia me urdhër të SPAK. Po ashtu, gjatë operacionit policor ‘Bankomati’ u arrestua dhe Eljo Elezi, 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i kompanisë “H4 CHROM”.
Miftari dhe Elezi u arrestuan pasi kanë abuzuar me detyrën e tyre. Miftari dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga Elezi, adminstratori i kompanisë, shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera. Lutfi Miftarit iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë Elezit. Gjatë kontrollit të banesës së Miftarit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankomati”.Vihen në pranga Drejtori i IKMT-së në qarkun Dibër dhe administratori i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e korrupsionit, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK), finalizuan me sukses operacionin policor “Bankomati”, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:L. M., 56 vjeç, , banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës.E. E., 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi L.M, në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë , shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.Në cilësinë e provës materiale shtetasit L. M, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi E.E.Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.M, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një e moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është rrëzuar nga shkallët e pallatit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Ali Demi’ në kryeqytet. 81-vj...
TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Një 28-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë nga lartësia e hotelit ku po qën...
TIRANË– Një aksident i frikshëm ka ndodhur në autostradën, Tiranë- Durrës. ‘Harta digjitale e aksidenteve’ ka ndarë videon teksa makina luksoze...
TIRANË– Çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore që është i liçensuar mund të apikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”....
TIRANË– Policia rrugore ka arrestuar 8 drejtues mjetesh të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Në videon e publikuar nga policia rrugore në &...
LEZHË- Një 30-vjeçar është arrestuar në Lezhë ditën e sotme, pasi është kapur flagrancë i dehur në timon. Bëhet me dije se përveç se i dehur ...
SHKODËR– Operacioni ‘Bena’ në Shkodër ka vënë në pranga 4 persona. Këta janë arrestuar pasi kanë kultivuar lëndë narkotike. Në pranga ranë dy vëllezërit Ed...
TIRANË– Banesa monument kulture e veprimtares anti komuniste Musine Koklarai në Gjirokastër, është dhunuar dhe vjedhur nga persona ende të paindentif...
KORÇË– Raste të reja të kalimit të emigrantëve të paligjshëm janë pikasur në Korçë. Policia ka ndaluar dy mjete të cilat kishin 44 emigrantë ...
GRAMSH– Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor ...