Gjermania në kaos, shkak greva në hekurudha, aeroporte dhe porte
27 Mars, 11:10
Transporti “paralizohet”...
Aktualitet
Kapen 44 emigrantë të paligjshëm në 2 mjete në Korçë! Një person vihet në pranga, 37-vjeçari braktis mjetin kur shikon
10 Shtator 2021, 11:44Nga DOSJA
KORÇË– Raste të reja të kalimit të emigrantëve të paligjshëm janë pikasur në Korçë. Policia ka ndaluar dy mjete të cilat kishin 44 emigrantë të paligjshëm. Policia ka arrestuar personin me inicialet A.A., 37 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Leshnicë, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip furgon të markës “Fiat Ducato”, 32 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Në kërkim është shpallur personi me incialet O. D., 37 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se shërbimet e policisë ishin në ndjekje të tij, ka braktisur mjetin tip “Volksëagen” në lagjen nr. 1, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, duke u larguar me shpejtësi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.U konstatuan duke transportuar 44 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetërSpecialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 37 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Leshnicë, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip furgon të markës “Fiat Ducato”, 32 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi O. D., 37 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se shërbimet e policisë, konkretisht strukturat për Hetimin e Krimeve pranë DVP Korçë, ishin në ndjekje të tij, ka braktisur mjetin tip “Volkswagen” në lagjen nr. 1, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm, duke u larguar me shpejtësi.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GRAMSH– Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor ...
TIRANË– Mali i Zi ka vendosur masa të re kufizuese për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt këtij shteti. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria pë...
TIRANË- Tre persona kanë rënë në pranga ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Bëhet me dije se 34-veçari me iniciale F.T u arrestua,...
TIRANË– Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se u ka rrezikuar jetën banorëve të Bërxullës me një ndërhyrje që ka bërë në një rrugë të f...
TIRANË- Gjykatësi i Gjykatës së Korçës, Maksim Qirjazi ka humbur jetën ditën e sotme nga Covid-19. Mësohet se Qirjazi, i cili ishte i intubuar prej ...
PATOS- Prindërit të shoqëruar nga famijët kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme në shkollën e fshatit Grizë të Patosit. Ata kundërshtojnë mbylljen e shkoll...
TIRANË- Një makinë është djegur në daljë të tunelit Tiranë-Elbasan ditën e sotme. Bëhet me dije se makina kishte drejtues personin nga Librazhdi me inicial...
SHBA-Në mes të gushtit kur u bë e qartë që Talebanët po merrnin nën kontroll Afganistanin, zyra e anëtares demokrate të Kongresit amerikan, Elissa Slotkin nga M...