Aktualitet

Olsian Çela merr detyrën si kryeprokuror: Do kthejmë besimin tek publiku se ka drejtësi, Prokuroria do spikasë në hetimet për tërmetin

Arta Marku i ka lënë sot detyrën Olsian Çelës. Marku tha se këto dy vite kishte punuar mirë dhe pse situata nuk ishte e favorshme. Çela nga ana tjetër tha se do punojë që të kthejë besimin e popullit tek drejtësia. Kryeprokurori i ri bëri dhe një premtim se Prokuroria do spikasë në hetiemt që do bëhen për tërmetin.
Featured image of article: Olsian Çela merr detyrën si kryeprokuror: Do kthejmë besimin tek publiku se ka drejtësi, Prokuroria do spikasë në hetimet për tërmetin Ceremonia e prezantimit të kryeprokurorit të ri

TIRANË- Përfundon epoka e Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme. Në një ceremoni të zhvilluar në këtë institucion, Marku i ka lënë stafetën Olsian Çelës, i cili u zgjodh dje me 101 vota nga Kuvendi i Shqipërisë.

Për më shumë se dy vite, Marku drjetoi organin e akuzës, dhe për epokën e saj ajo tha se ishte krenare pasi kishte bërë një punë të mirë, në një presion të madh dhe një situatë jo të favorshme. Më tej ajo falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj dhe shtoi se ishte e lumtuar që prokuroria tashmë do jetë në duart e shokut të saj të klasës.

Nga ana tjetër kryeprokurori i ri Olsian Çela në fjalën e tij, tha se në këto du vite që Marku ka qenë në krye të akuzës  janë bërë shumë mirë gjërat, por shtoi se është koha për impulse të reja. Po ashtu ai tha se do punojë që të kthejë bësimin e popullit tek drejtësia. Më tej ai bëri dhe një premtim se hetimet për dëmet e tërmetit do të jenë të thelluara dhe Prokuroria do spikasë.

Çela në këtë detyrë zëvendëson Arta Marku, e cila është zgjedhur dy vite më parë në një klimë jo të favorshme politike, pasi votimi i saj u bë mes tymit e bojës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çelën si kryeprokrurin e ri të vendit. Çela, i njohur gjithashtu si prokurori i dosjeve të nxehta, ka marrë 101 vota pro, ndërsa dy kandidatet e tjera kanë marrë së bashku 19 vota në favor të tyre. Të parët që reaguan për zgjidhjen e tij ishin ndërkombëtarët. Ata theksuan se prioritet është Reforma në Drejtësi.

(A.B. Dosja.al)

  • 11:43

    Olsian Çela në krye të Prokurorisë, jep dorëheqjen shefja e kabinetit

    Zgjedhja e Olsian Çelës si Kryeprokuror ka sjell dhe dorëheqjen e parë nga ky isntitucion. Sipas informacioneve bëhet me dije se është dorëhequr shefja e Kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme.

    Alketa Zifla, ka dhënë dorëheqjen sot, pak orë pasi Çela është prezantuar në krye të organit të akuzës.

  • 9:52

    Çela premton hetime të thellua për dëmet e tërmetit: Do kthejmë besimin tek drejtësia, prokuroria do spikasë

    Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela, në fjalën e tij prezantuaese u shpreh shumë optimist se në punën e tij në krye të akuzës do të bëjë një punë të mirë. Çela u shpreh se deri tani është bërë një punë e mirë, në një situatë jo të favorshme, por tani që do ngirhen institucionet e reja, Prokuroria kërkon inmpulse të reja.

    Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, premtoi hetime të thelluara për tërmetin, duke shtuar se do gjenden mekanizmat e duhur që të publikut ti kthehet besimi tek drejtësia dhe prkuroria të tregojë se është në lartësinë e duhur.

    “E vlerësoj për transparencën që ne si institucion duhet të kemi ndaj medias dhe publikut. Unë e falenderoj Markun për punën e bërë gjatë këtyrë dy viteve dhe për këtë që ka bërë. Marku ka punuar në një fazë tranzicioni dhe ka bërë më të mirën e mundshme. Tani jemi në një fazë të re, pasi po ngrihen institucionet e drejtësisë. Besoj se janë mundësitë, ekziston mbështetja për t’i dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Rezultatet e punës sonë kanë një rëndësi të jashtëzakonshme. Në këto kushte unë mendoj se ka tashmë mundësi përmes të cilave që prokuori të ndryshojë, për t’i dhënë jetë ideve të reja dhe të arrijmë ato që të gjithë presim me padurim. Vendi po përballet me një krizë, për shkak të ngjarjeve në fund të muajit nëntor, dhe përgjigja që duhet të japë prokuroria duhet të spikas. Njerëzit kërkojnë drejtësi, prandaj kjo kërkon një angazhim maksimal dhe të tregojmë se jemi në lartësinë e duhur”, u shpreh Çela.

  • 9:52

    Arta Marku i lë detyrën Olsian Çelës: Prokuroria tani në duart e shokut tim të klasës, kam punuar në një presion të madh

    Arta Marku, i ka lënë detyrën sot detyrën Olisan Çelës duke e falenderuar atë. Marku në fjalën e saj tha se  këto dy vite kishte bërë punën të shkëlqyer në një situatë jo të favorshme.

    Më tej ish-kryeprokurorja tha se ishte e lumtuar që detyrën po ia kalonte ish-shokut të saj të klasës. Por një falenderim e kishte dhe për median dhe ndërkombëtarët, të cilët e kanë ndihmuar në punën e saj këto dy vite.

    Sistemi i drejtësisë është në një proces reformimi të thellë. Disa institucione mungojnë. Pavarësiasht kësaj jam munduar që të punoj me përkushtim dhe integritet. Falenderoj të gjithë prokurorët dhe stafin që më kanë ndihmuar në këto dy vite. Falenderojë OPDAT dhe EURALIUS për bashkëpunimin. Falenderoj dhe median për hapësirën që me këni dhënë, qoftë kur ka qenë dashamirës dhe më pak dashamirës. Kam besim dhe me prkurori i ri, Prokuroria do ecë  përpara dhe jam e lumtur që detyrën ja kalojë një shokut tim të klasës”, tha Marku.

Shto Koment