LIVE UPDATES
Aktualitet

Minatorët e Bulqizës thirrje Albchromi-t: Kthe në punë shokët tanë, Inspektorati ka nisur hetimet

6 Dhjetor 2019, 07:23 Nga DOSJA
Minatorët e Bulqizës thirrje Albchromi-t: Kthe në punë

BULQIZË- Sindikata e Minatoreve të Bashkuar në Bulqizë në një deklaratë shkruajnë se shumica e minatorëve që punojnë në galerinë e Albchrome janë futur në grevë që në 25 nëntor. Në deklaratë kjo sindikatë shkruan se arsyeja e greve është pushimi nga puna i Elton Debreshit dhe Beqir Duriçit.

Më tej ata shprehen se janë takaur me Inspektoratin e Punës dhe është premtuar një hetimet për pushimin nga puna të dy minatorëve dhe kërcënojnë me përshkallëzim të grevës së tyre. “Nëse zyrtarët e Albchrome-it do të guxojnë ta shtrijnë hakmarrjen e tyre te të tjerë minatorë, ne zotohemi se do ta përshkallëzojmë grevën në format më të rënda të mundshme për fitimet e kompanisë”, thuhet në deklaratë.

Në fund shtojnë se greva e ardhshme do të jetë e të gjithë minatorëve dhe do të paralizohet e gjithë puna në miniera.

NJOFTIMI I PLOTË

GREVA QË NGJALLI SHPRESËN E MINATORËVE DHE TË GJITHË BULQIZËS. Shumica dërrmuese e minatorëve të Bulqizës që punojnë në kompaninë Albchrome, janë hedhur në grevë që më 25 nëntor. Shtysa për grevë erdhi nga pushimi i paligjshëm nga puna i kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, Elton Debreshit. Një akt i tillë u bë nga kompania vetëm 5 ditë pasi sindikata ishte shpallur në qendër të Bulqizës. Kërkesat tona përfshinë edhe plotësimin e kushteve bazike për punë të sigurt dhe të dinjitetshme.

Pavarësisht presioneve të kompanisë, paligjshmëria e të cilës solli edhe pushimin nga puna të sindikalistit Beqir Duriçi, presioneve policore, ku vetëm në harkun kohor të dy ditëve në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shoqëruan 7 protestues, dhe nga ana tjetër heshtjes mediatike: prapëseprapë ne e kemi vazhduar grevën me vendosmëri. Sot, pas një takimi të gjatë me përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe zotimit të tyre se do t’i hetojnë me imtësi pushimet nga puna të shokëve tanë, vendosëm ta ndërpresim përkohësisht grevën. Ne, njëkohësisht do të nisim edhe betejën në gjykatë. Arsyet që na shtynë në grevë mbeten në fuqi. Vullneti ynë për të kthyer në punë shokët tanë dhe për të fituar të drejtat që na takojnë, gjithashtu. Nëse zyrtarët e Albchrome-it do të guxojnë ta shtrijnë hakmarrjen e tyre te të tjerë minatorë, ne zotohemi se do ta përshkallëzojmë grevën në format më të rënda të mundshme për fitimet e kompanisë.

Ne me krenari mund ta themi se për një kohë shumë të shkurtër që nga themelimi, kemi ngjallur shpresën dhe kemi fituar besimin e minatorëve të Bulqizës se jemi zëri i vetëm i përfaqësimit të tyre. Sot Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës është përfaqësuesja ligjore e shumicës së minatorëve. Sipas Kodit të Punës, sindikatës tonë i takon e drejta të negociojë kontratën e ardhshme kolektive, e cila duhet të përfshijë se s’bën kthimin e shokëve në punë, siguri të plotë në punë, rritje të pagave dhe ulje të normave skllavëruese. Vendimi ynë për ndërprerjen e përkohshme të grevës është një hap i nevojshëm që do të na japë vrull më të madh javët në vazhdim, për ta detyruar kompaninë të vërë të drejtën në vend. Ne synojmë të përfshijmë në sindikatë të gjithë punëtorët e minierës, në mënyrë që greva e ardhshme të jetë paralizuese e krejt prodhimit.

Bashkë ia dolëm që në kaq pak kohë të tregojmë se solidariteti mes njëri-tjetrit sjell ndryshim. Bashkë ia dolëm që sindikata e vjetër të humbasë legjitimitetin për të përfaqësuar ligjërisht dhe moralisht minatorët e Bulqizës. Bashkë ia dolëm që kompania Albchrome të kuptojë që dinjiteti i minatorit nuk mund të përdhoset më. Bashkë ia dolëm që të mundim frikën, terrorin dhe të ngjallim shpresën te minatorët dhe tek i gjithë qyteti. Bashkë ia dolëm të tregojmë se fuqia e njerëzve të thjeshtë të Bulqizës, larg partive politike, është shumë e madhe. Minatorët e bashkuar kanë për të fituar! Deklaratë unanime e Këshillit Sindikal.

Prej disa ditësh, punonjësit e kësaj miniere, kanë bojkotuar punën duke hyrë në grevë, teksa kërkojnë kushte më të mira pune, rritje page, rishikim norme, bojkot të paguar, dhe rikthimin në punë të Elton Debreshit, kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Gati dy javë më parë, kompania Albchrome pushoi nga puna pa asnjë paralajmërim Elton Debreshin, punonjës prej 6 vitesh në AlbChrome, vetëm 5 ditë pasi ky i fundit u zgjodh si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Në një shpjegim për Dosja.al, Debreshi sqaroi situatën e krijuar mes minatorëve dhe Albchrome, ku denoncoi edhe kushtet e punës për mbi 600 punonjës. Nga ana tjetër, ende asnjë reagim nga Inspektoriati i Punës, dhe institucionet shtetërore për shkarkimin e Debreshit dhe grevën e minatorëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albchrome minatoret ne bulqize minatorët në grevë sindikata e minatoreve ne bulqize albchrome minatoret ne bulqize minatorët në grevë sindikata e minatoreve ne bulqize

Sondazh

Poll
Aktualitet 6 Dhjetor 2019, 07:12

Kush e mbron z. Agron Tufa dhe familjen e tij?

TIRANË- Ja dhe lajmi i papritur, i çuditshëm, por edhe shqetësues. Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe njoftoi se Agron Tufa, tani ish-Drejtori i Insti...

Aktualitet 5 Dhjetor 2019, 21:30

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Real Story”, në News24, kërcënimin e kryeministrit Edi Rama ndaj ndërtuesve, se do të përfundojnë në ...

'Nuk është e lehtë...'/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon për herë të parë Rama: Deri dje krah....

'Nuk është e lehtë...'/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon për herë të parë Rama: Deri dje krah....

Arrestimi Dakos/ Drejtoria e Policisë merr masa, mbulon godinën

Vihet në pranga 31-vjeçari, sekuestrohen 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura prej tij dhe...

“A jeni në vete? Po jo ore tani” Silva Bino acarohet nga prania e gazetarëve pasi dëshmoi në SPAK

Silva Bino 1 orë në SPAK: Kisha një punë, s’kam asgjë për të thën

'Kadastra është portreti i turpit tonë'/ Rama: Dyert e saj do t'i mbyllim, brenda muajit....

"Deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë” Basha: Nevojitet ligj i duhur për referendumet

dosja sot 5 qershor

“Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe”, Korreshi: Daja im do të bënte operacion tëmthin…

Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po të dilja ashtu në Librazhd, s'do vija më këtu...

Tensionet në veri të Kosovës/ Berisha: Padroni i Vuçiçit në Tiranë po nxit luftën!

Berisha thirrje për protesta: Jam i bindur se shqiptarët do ngrihen, nuk ka rrugë tjetër

Arrestimi i sekretares së 'MSH', Braçe opozitës: Të fundit që duhet të flasin për korrupsion.

Kuvendi nis me PËRPLASJE/ Bardhi: Manastirliu të dorëhiqet. Braçe i lë fjalën Sulës.

E kishte parkuar poshtë pallatit në Shëngjin/ I thyhen xhamat makinës anëtares së këshillit Bashkiak

Dash Sula: Zoti ju dhentë mend. Keni krijuar grup parlamentar ne burg

Gazment Bardhi pyet Ramën: Pse Vangjush Dako po hyn e del shumë shpesh nga SPAK?

Aksident tek Zogu i Zi në Tiranë, një i plagosur

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

'Është dita e fundit e durimit...'/ Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër nga Rama

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka 1 orë në SPAK: Do më shihni më shpesh këtu

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha KQZ-së:Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës.

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona përplaset me makinën,

"Vjen erë e peshkut të para një jave", Basha për kompetencat e presidentit

Shkojnë t’iu shembin banesën në Vlorë, Policia i tërheq zvarre

Basha: Marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesës demokratike.

“Maskat” grabisin banesën e biznesmenit në Lushnje, marrin paratë dhe bizhuteritë

Tensionet në veri/ Vuçiç 'mobilizoi' ushtrinë, Rama: Shfaqje e pabesueshme, ushtria ZERO fuqi....

Aksident në Lushnje/ Makinat përplasen e përfundojnë në trotuar, plagoset taksisti dhe mësuesja

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim