Aktualitet

Olsian Çela zgjidhet kryeprokuror, 101 deputetë votojnë për të. Soreca: E mirëpresim!(VD)

  • PROFIL/ Zgjidhjet Olsian Çela, kush është prokurori që ‘zbërtheu’ dosjet e nxehta
  • Olsian Çela zgjidhet me 101 vota kryeprokurori i ri, ndërsa dy kandidatet e tjera, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj morën gjithsej 19 vota në favor të tyre. Në momentin e votimit Çela nuk ka qënë i pranishëm, por u paraqit në foltore për të bërë betimin. Të parët që reaguan për zgjidhjen e tij ishin ndërkombëtarët. Ata theksuan se prioritet është Reforma në Drejtësi.
    Përditësuar:

    TIRANË– Olsian Çela ështe kryeprokurori i ri i vendit. Kuvendi i Shqipërisë gjatë punimeve të sotme e ka zgjedhur sot me 101 vota pro, 2 kundër dhe 10 abstenim. Për 7 vitet e ardhshme, Olsian Çela do të zëvendësojë në detyrë, kryeprokuroren e Përkohshme të Përgjithshme, Arta Markun, e cila kandidonte për një mandat të dytë. 

    Pas diskutimeve në foltore për tragjedinë e 26 nëntorit, ku nga tërmeti 7 ballësh që goditi vendin humbën jetën 51 persona, të zgjedhurit e popullit votuan drejtuesin e ri të Prokurorisë.

     

     

    Pas votimit të tre kandidatëve nag deputetët, ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ai që lexoi formulën e betimit. Çela nuk ishte i pranishëm gjatë votimit në Kuvend, por ka mbërritur disa çaste më pas për t’u betuar si kryeprokuror i ri.

    “Betohem solemndisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’ i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale,“-lexoi Ruçi, ndërsa Çela nga foltorja u përgjigj: Betohem!

    Votimi në Kuvend:

    Olsian Çela: 101 vota pro, 2 kundër, 10 abstenim

    Arta Marku: 11 vota pro, 22 kundër, 78 abstenim

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Fatjona Memçaj: 8 vota pro, 16 kundër, 87 abstenim

    Kandidati për kryeprokuror, tashmë i voptuar nga Kuvendi, Olsian Çela u rendit i pari në listën e KLP-së duke lënë pas dy “kundërshtaret” Arta Markun dhe Fatjona Memçajn.

    Vendimi për zgjedhjen e Çelës si kryeprokuror të ri u mor sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së. 

    Po kush është Olsian Çela?

    Olsian Çela e nisi karrierën në vitin 2001, pas diplomimit në shkollën e Magjistraturës. Ai konsiderohet si ‘prokurori i dosjeve të forta’. Gjatë punës së tij, prokurori Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është Xibraka, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës.

    Reagimet

    I pari që ka reaguar për zgjidhjen e Çelës në krye të Prokurorisë, ka qënë amabsadori i BE-së, Luigi Soreca. Me anë të një statusi në Tëitter, Soreca ka mirëpritur zgjidhjene e tij duke përmendur edhe njëherë se fokusi i ndërkombëtarëve është dhe do të jetë zbatimi i reformës në drejtësi. 

    (k.m./dosja.al)

    • 16:36

      Zgjedhja e Olsian Çelës kryeprokur, Soreca: E mirëpresim. Prioritet kyç, reforma në drejtësi

      Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca

      Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar për zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokuror. Në një reagim në Twitter, Soreca, shkruan se mirëpret zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokuror, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të KED. Sipas tij, se zbatimi i reformës në drejtësi, mbetet prioritet kyç.

      “Ne mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për rrugën e integrimit”, shkruan ambasadori Soreca.

    Shto Koment