LIVE UPDATES
Politike

Monika Kryemadhi nga Kamzë: Bashkia e 5-të më e madhe në vend meriton të ketë një spital të madh, ne do ta realizojmë k

12 Prill 2021, 18:09 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi nga Kamzë: Bashkia e 5-të më e madhe në

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në vijim të fushatës elektorale ka zhvilluar një takim në njësinë nr 5, zonën e Kamzës.

Ajo ka bërë prezantimin e kandidatë të LSI-së në këtë zonë, duke premtuar se në 25 prill do të krijohet mundësia duke votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

Fjalimi i plotë:

Mirëmbrëma qytetarë të Kamzës.

Doja ta filloja fjalën time me një urim, për të gjithë besimtarët Myslimanë që sot fillojnë muajin e Ramazanit dhe Zoti ua pranoftë agjërimin e tyre, lutjet e tyre dhe ti afrojë ata sa më pranë me Zotin. Me këtë urim dua të uroj të gjithë qytetarët e Kamzës, kudo ku janë që edhe këto 13 ditë të mos lodhemi duke punuar çdo ditë dhe minutë për të shkuar në 25 prill në kutinë e votimit dhe për të votuar ndryshimin, pasi ajo që është e domosdoshme për të gjithë qytetarët është jo vetëm ndryshimi, por është e gjithë e ardhmja e fëmijëve tanë, fëmijëve të shqiptarëve, e ardhmja e Shqipërinë tonë.

Nga data e sotme na ndajnë edhe 13 ditë nga 25 prilli. Si sot 2 javë, numëruesit e LSI do të jenë duke numëruar votat e qytetarëve, të cilat do të jenë siç është ky flamur, kuq në kutitë e votimit, ku i japin votën LSI-së, numrit 6, ngjyrës së kuqe që është në mes të fletës së votimit. Unë sot dua të them shumë fjalë, shumë gjëra, të cilat kanë qenë të pamundura, por ne nuk jemi ndalur asnjë ditë duke bashkëbiseduar me ju, si motra dhe vëllezër. E dimë shumë mirë, që Bashkia e Kamzës është bashkia e 5 në rang vendi për nga numri i popullisisë, shtrirja e saj, por edhe nga intensiteti i angazhimit që jo vetëm të mungesës që ka ekonomia, infrastruktura, sistemi i energjisë, por një nga problemet kryesore që ka është mungesa e spitalit, atë që përmendi pak më përpara edhe doktor Besniku.

Ne si LSI e mbajmë fjalën, angazhimeve tona, jo vetëm që do ta çojmë deri në fund angazhimin e të gjithë grupit të deputetëve të LSI në Kamzë, pasi është detyrë qytetare dhe politike dhe mbi të gjitha është humanizëm, që një nga bashkitë më të mëdha të Shqipërisë, të ketë një nga spitalet më të mëdha, pasi është një nga pikat kryesore të lidhjes së veriut të Shqipërisë me Tiranën dhe më tej. Pak më përpara foli miku im Faik Basha. Bashkia e Kamzës është 70-80 % e saj është me qytetarë që kanë ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë. E pra Faiku edhe pse është qytetar i Tiranës, lindur e rritur në Zall Herr, ka qenë një nga figurat më të mira në Bashkinë e Kamzës dhe nuk pranoi të bashkëjetonte me kalbjen e sistemit, por u shkëput dhe mori përsipër këtë lloj përgjegjësie për të ndryshuar sistemin e kalbur të tranzicionit dhe për të ju dhënë atë që kanë nevojë sot më shumë se kurrë qytetarët e Kamzës.

Për të vajtur tek Ardian Hasalami, djalin kuksian i cili është djali i Paskuqanit, ekonomist. Që në themelimin e LSI i angazhuar me LSI, sot ai ka shansin mundësinë, për të vazhduar e treguar se jo vetëm që ne jemi prezentë kudo, por për të çuar përpara çdo premtim që ne do të mbajmë dhe ua japim qytetarëve për ta çuar deri në fund. Unë jam e bindur që jo vetëm Paskuqani, por e gjithë Kamza do të bëjë goditjen fatale për të gjithë qarkune e Tiranës. Nuk mund të rri pa përmendur, vëllain tim Përparim Spahiun.

Ne të dy kemi marrë një përgjegjësi shumë të madhe për qarkun e Tiranës, për Bashkinë e Kamzës, sepse angazhimi ynë për të çuar qytetarët në kutitë e votimit të votojnë LSI-në është shumë i madh, jo vetëm për të shtuar mandatet për LSI-në dhe për ta filluar nga 11 e sipër për LSI-në në të gjithë qarkun e Tiranës, por për ti dhënë edhe fitoren LSI-së në qarkun e Dibrës, aty ku ne e kemi origjinën, por edhe shumë nga ju që jeni këtu sot.

Unë do doja t’ju falënderoja jashtëzakonisht shumë për të gjithë angazhimin tuaj, por do doja gjithashtu të falënderoja edhe Arin, si kryetari i LSI-së së Bashkisë Kamëz, i cili e ka pasur shumë të vështirë për tu përballur jo vetëm me sfida, por edhe me presione, me paturpësinë e pushtetit në ikje, i cili nuk u ndal në asnjë moment, por përkundrazi rezistoi, qëndroi dhe i dha dorën të gjithë djemve dhe vajzave në Kamëz, në Paskuqan, në Frutikulturë, në Institut e kudo, sepse ajo që është edhe akoma më e rëndësishme është solidariteti  që ne të gjithë kemi me njëri – tjetrin.

Nuk mund të rri pa falënderuar të rinjtë dhe të rejat e LRI-së. Të gjithë ata që i japin energjinë, forvcën dhe kurajën LSI-së. I japin motivimin, sepse nëse ne nuk do të kishim këto të rinj dhe të reja, nëse ne nuk do të kishim këto djem dhe këto vajza, nuk do të kishim këtë energji, këtë pozitivitet, por mbi të gjitha, jua them si nënë, nuk do të kishim forcën, sepse vetëm dëshira për tu dhënë dorën dhe për tu hapur rrugën fëmijëve tanë, i jep forcën një gruaje për të mos u ndalur në asnjë moment përballë gjithë vështirësive dhe ndalesave që krijohen.

Sot është një ditë që fillon java e parafundit e fushatës elektorale dhe ne nuk do të ndalemi në të gjithë Shqipërinë duke prezantuar kandidatët, por edhe duke dhënë emocione. E dimë që është i vështirë komunikimi me mediat, e dimë që e kemi të vështirë komunikimin me njerëzit, por për një gjë dua t’ju garantoj dhe siguroj: Energjia e LSI-së nga Shkodra deri në Sarandë, nga Vlora deri në Korçë është e jashtëzakonshme. Ka një energji të paparë. Është një entuziazëm i pandalshëm dhe kjo është frika që ka rilindja në ikje, kjo është frika që ka tranzicioni i kalbur që ndërtoi Edi Rama dhe politika e vjetër.

Prandaj, unë besoj, besoj tek ju, besoj tek njerëzit tuaj, besoj tek familjet tuaja, besoj tek gratë tuaja, tek nënat tuaja, tek fëmijët tuaj që më 25 prill ju do të bëni ndryshimin. Më 25 prill ju do të krijoni hapësirën duke votuar Lëvizjen Socialiste për Integrim për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

Shqipëria është këtu. Emigracioni nuk është më për shqiptarët. Emigracioni ishte një instrument për 30 vite më parë, por ne duhet ti themi politikës së vjetër ‘STOP’ dhe për të krijuar hapësira të reja për të rinjtë dhe të rejat që të bëjnë një politikë të re, një politikë evropiane, një politikë gjithëpërfshirëse, me njerëz të rinj, me emra të rinj, me fytyra të reja dhe mbi të gjitha me të rinjtë dhe të rejat tanë të mrekullueshëm, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, duan të ndërtojnë familjen e tyre në Shqipëri, duan të kenë një jetë të lumtur në Shqipëri, sepse Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Shqipëria është shtëpia jonë. Shqipëria është shtëpia e fëmijëve të shqiptarëve. Shqipëria është një vend i bekuar.

Zoti ju ruajttë ju, familjet tuaja, fëmijët tuaj. Zoti e bekoftë Shqipërinë!

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ardian hasalami monika kryemadhi perparim spahiu zgjedhjet 25 prill 2021 ardian hasalami monika kryemadhi perparim spahiu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari