LIVE UPDATES
Aktualitet

Mjeku Firouz Daneshgari nga SHBA: Të rriten testimet, ato serologjike të jenë prioritet

19 Korrik 2020, 18:04 Nga DOSJA
Mjeku Firouz Daneshgari nga SHBA: Të rriten testimet, ato serologjike

TIRANË– Dr. Firouz Daneshgari, nga qendra spitalore universitare e Clevelendit ne Ohajo, gjatë një interviste për ABC NeWs, me gazetaren Mirela Milori ka treguar prioritetet e testit të antitrupave në luftën ndaj Covid 19.

Për mjekun me përvojë 35 vjeçare, Covidi ka ngjashmëri me gripin spanjoll, i cili ashtu si koronavirusi, u shfaq me tre etapa, pranverë, vjeshtë, dimër.

“Për fat të keq, zyrtarët e shëndetësisë e krahasojnë me gripin spanjoll të vitit 1917; ai u shfaq me tre etapa (të ngjashme me Covidin), vala e parë në pranverë, e dyta në gusht dhe në afërsi të vjeshtës dhe e treta në dimër. Natyrisht që atëherë nuk kishte fare vaksinim! Por mua më shqetëson vala e dytë, ajo e vjeshtës! Shqipëria dhe vendet europiane po veprojnë mirë, por ka vende si Irani ku nuk respektohet jeta e qytetarëve, që do të goditen! Lajmi i mirë është që vaksina pritet të dalë deri në fund të janarit 2021”, shprehet ai mes të tjerash.

Por gjithsesi ai është optimist, se testet serologjike, testet e virusit dhe shpikja e vaksinës, do t’i japin fund situatës së krijuar nga pandemia.

Intervista e plotë:

Mirela Milori: Po e shqiptoj siç duhet emrin tuaj…?

Dr. Firouz Daneshgari: Po gjithçka në rregull!

Mirela Milori: Çfarë është një test për antitrupat?

Dr. Firouz Daneshgari: Fillimisht dua të përshëndes miqtë e mi në Shqipëri, sepse kam një përvojë fantastike nga vizita ime atje. Ka dy lloje testesh për Covid 19, njëri është për të identifikuar virusin sepse ai ka dy tre lloje antigjenesh, pra ky test vlen për të identifikuar virusin në sistemin tuaj, duke gjurmuar nëse ai është në gojë, në mushkëri apo në feçe. Lloji tjetër i analizës është ajo për antitrupat, që krijohen si pasojë e reagimit që ka trupi ynë përballë virusit. Këto antitrupa krijohen nga proteinat që kanë imunitet përballë virusit, dhe gjendet tek organizmat që janë përballur me koronaviusin, dhe që kanë arritur të shërohen prej tij. Testi për antitrupat kryhet për të zbuluar ekzistencën e tyre në organizëm. Pra siç e thashë, bëhet tek trupat që janë ekspozuar ndaj virusit, por janë rikuperuar mbas përballjes me të.

Mirela Milori: Si bëhet ky test?

Dr. Firouz Daneshgari: Përmes analizës së gjakut, si zakonisht në laborator, por kohët e fundit ne po përdorim atë që quhet “Rapid Flu Test”, merret vetëm një pikë gjaku në gisht, përpunohet dhe për 10 minuta kemi rezultatin e testit për antitrupat.

Mirela Milori: Sa kushton ky test?

Dr. Firouz Daneshgari: Varet se ku e kryen testin. Në SHBA është diku tek 100 dollarë, por shumica e kompanive të sigurimit shëndetësor këtu, e mbulojnë kryerjen e testit.

Mirela Milori: Përse ndihmon ky test?

Dr. Firouz Daneshgari: Në situatën e krijuar, Covid-19 na ka imponuar një luftë, një luftë mikrobesh. Përballja e këtij virusi ka dy mënyra  E para është vaksina, shpikja e saj do të na shpëtojë nga pandemia, dhe mënyra e dytë është imuniteti i turmës. Secili nga ne ka një imunitet të përbërë nga antitrupat, që nuk i lejojnë viruset që të na infektojnë. Pra nëse unë kam antitrupin e virusit, do të thotë që virusi nuk më prek, dhe unë nuk bëhem mbartës për të infektuar të tjerët. Por problemi me imunitetin e turmës, apo imunitetin e grupit është se ai nuk krijohet nëse nuk infektohet ose nuk kanë antitrupa 70% deri 80% e popullatës, dhe kjo quhet përhapje, që do të thotë se sa përqind e popullatës i kanë antitrupat. Këto janë fakte biologjike, por pyetja që ne shtrojmë është se si do të shpëtojmë jetët dhe si do t’a dalim, deri sa të mbërrijmë tek imuniteti i grupit në përqindjen e sipërpërmendur. Ne nuk mund të qëndrojmë të mbyllur përjetësisht, nuk mund të mos punojmë, sepse ne i pamë pasojat ekonomike të mbylljes, dhe ju në Shqipëri e patë që qeveria juaj bëri një punë të mrekullueshme me mbylljen në fillimet e pandemisë, dhe u bëtë model për këtë, por gjithësesi kostoja e një akti të tillë është shumë e rëndë. Pra pyetja është, se si do të veprojmë deri sa të shpiket vaksina apo imuniteti i turmës. Ky test na ndihmon të krijomë evidenca, pra ne nuk ecim qorrazi . Ne kemi nevojë për dy lloje evidencash: e para, duhet të dimë se sa përqind e popullatës ka qenë e ekspozuar dhe ka antitrupat, dhe kjo do të na ndihmojë të kuptojmë përhapjen dhe ekspozimin e popullatës përballë virusit. Ana pozitive e këtij virusi është se rreth gjysma, ose 40% – 50% e atyre që e kanë pasur viursin nuk kanë simptoma, nuk e kanë ditur që e kanë pasur këtë virus, dhe janë ata persona që i quajmë josiptomatikë, apo të padokumentuar si të ekspozuar. Pra nëse unë e kam virusin, nuk kam simptoma, dhe qëndroj në familje apo me miqtë, lajmi i mirë është që ne të gjithë po krijojmë imuntetin ndaj virusit. Pra testi i antirupave ndihmon për të kuptuar se sa përqind e popullatës, e ka kaluar dhe ka krijuar imunitet ndaj Covid-19. Por kjo është si të shohësh vetëm me njërin sy! Mënyra tjetër është testi kur ke simptomat. Ky test kryhet tek mjeku, merret sekrecion nga hunda, dhe si pasojë zbulohet që e ke virusin. Ne duhet t’i praktikojmë të dy këto teste. Por problem me testin e virusit është se nëse nuk e bën 3-4 ditët e para të hyrjes së virusit në trup, testi do të dalë negativ. Dhe na kanë rezultuar shumë teste negative këto kohë, Ndërsa testi i atitrupave, tregon ekzistencën e virusit deri në 6 muaj. Ndaj nisur nga kjo, kompani jonë sapo mori një propozim për të bërë një testim masiv serologjik në Ohajo. Pra, nëse dimë shtrirjen e virusit dhe moshat më të rrezikuara, kjo na ndihmon të ndërtojmë një strategji, se cilët biznese duhet të mbahen të hapura dhe si duhet të jenë oraret dhe marrëdhënia e punës .

Mirela Milori: Po, është një metodologjie e mirë, por a ka rrezik që të riinfektohet dikush që e ka kaluar njëherë Covid 19?

Dr. Firouz Daneshgari: Thuhet që dobësohen antitrupat, por deri tani nuk është provuar një gjë e tillë….

Mirela Milori: Është hedhur një ide në Europë, konkretisht në Britani, që antirupat zhduken mbas disa kohësh…

Dr. Firouz Daneshgari: Është e vërtetë që disa antitrupa dobësohen, ndaj ne rekomandojmë që testi i antitrupave të bëhet çdo gjashtë javë. Siç veprojnë diabetikët për të kontrolluar nivelin e sheqerit, ashtu duhet edhe njerëzit që e kanë kaluar koronën, të bëjnë analizat e gjakut, sepse është një analizë shumë e thjeshtë. Në universitetin tonë, ne po kryejmë një studim me ata njerëz, antitrupat e të cilëve po dobësohen. Po përpiqemi të kuptojmë një lidhje apo se si vepron imuntieti i trupit me kalimin e kohës, dhe ndoshta kur të jem në programin tuaj përsëri, do të kem një rezultat për këtë. Por gjithësesi mbështes përsëri idenë për përhapjen masive të testit të antitrupave.

Mirela Milori: Si e shpjegoni një shpërthim të pandemisë në SHBA?

Dr. Firouz Daneshgari: Pyetje emirë. Ashtu siç ndodhi edhe në vendin tuaj, shifrat e të prekurve ranë, ne u entuziazmuam dhe u hapëm, pa marrë parasysh studimet dhe gjetjet e deritanishme. Duhet të kishte një hapje selektive, dhe jo një hapje masive. Mendoj se kjo e krijoji problemin.

Mirela Milori:  Si e parashikoni vjeshtën dhe dimrin…

Dr. Firouz Daneshgari: Për fat të keq, zyrtarët e shëndetësisë e krahasojnë me gripin spanjoll të vitit 1917; ai u shfaq me tre etapa (të ngjashme me Covidin), vala e parë në pranverë, e dyta në gusht dhe në afërsi të vjeshtës dhe e treta në dimër. Natyrisht që atëherë nuk kishte fare vaksinim! Por mua më shqetëson vala e dytë, ajo e vjeshtës! Shqipëria dhe vendet europiane po veprojnë mirë, por ka vende si Irani ku nuk respektohet jeta e qytetarëve, që do të goditen! Lajmi i mirë është që vaksina pritet të dalë deri në fund të janarit 2021, dhe gjithashtu në SHBA pavarësisht se është rritur shumë numri i të prekurve,  numri vdekjeve nuk është në përqindjen e valës së parë të Covidit.

Mirela Milori: Kur mendoni se do të kalojë kjo pandemi?

Dr. Firouz Daneshgari: (qesh)

Mirela Milori: E di që është pyetja 1 milion…

Dr. Firouz Daneshgari: Duhet të pyesim orakullin…! Ajo që mendoj se duhet theksuar në këtë moment është që kjo pandemi e bashkoi njerëzimin, na tregoi se sa të brishtë jemi, tregoi se sa bashkëpunues jemi anembanë botës përballë një situate të tillë, dhe përsëri jam i frymëzuar dhe e admiroj atë që ka bërë qeveria dhe zyrtarët e shëndetësisë tek ju, pavarësisht burimeve të kufizuara që keni. Por përsa i përket pandemisë, janë rreth 100 kompani farmaceutike që po punojnë për vaksinën, dhe besoj se ne do ta fitojmë këtë luftë mikrobesh, deri në fund të dhjetorit ose edhe më herët.

Mirela Milori: Faleminderit për kohën tuaj..

Dr. Firouz Daneshgari: Faleminderi! Gjej një moment të përshëndes miqtë e mi në Spitalin Amerikan dhe në QSUT, pres ,e padurim të vij t’i takoj!

Mirela Milori: Faleminderit jeni i mirëpritur!

Marrë nga AbcNews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet firouz daneshgari mirela milori firouz daneshgari mirela milori

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj