LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po ma bëre borxh, do të fus plumbin kokës”/ Plas sherri mes nxënësve në Tiranë, për një fjalë goje adoles

19 Korrik 2020, 14:48 Nga DOSJA
“Po ma bëre borxh, do të fus plumbin kokës”/ Plas

TIRANË– Tre të rinj janë në pritje të vendimit të gjykatës pas një hetimi njëvjeçar dhe një sërë rrëfimesh që tregojnë se si ata rrëmbyen një nxënës, pasi ai ishte konflikuar me njërin prej tyre në korridorin e shkollës.

Sipas burimeve të gazetës “Si” fillimisht debatet mes adoleshentëve nuk kanë qenë as për ndonjë çështje të mbartur dhe as për ndonjë interes. Mosmarrëveshja mes E.L., nxënës në vitin e katërt në një shkollë private në rrugën “Islam Alla” dhe nxënësit tjetër E.U. (pengu), siç kuptohet nuk kanë asnjë motiv real. Nxënësi rrëmbyes është shkëmbyer në korridor me E.U. dhe befas e ka pyetur “a je tu më njof që po më shef?”. Në dëshminë e tij, adoleshenti tregon se i është përgjigjur i çuditur se “as të njoh dhe as nuk po të shoh”.

Ai vazhdoi duke më thënë “mos e ngri zërin”, shton nxënësi. Gjatë këtij momenti të pakuptimtë mes nxënësve, sherrin e ka shuar një mësuese e cila ka dalë në korridor dhe i ka urdhëruar të dy nxënësit të futen në klasa. Ditët në vazhdim kanë qenë normale për të riun E.U. Por ndërkohë, sipas burimeve të gazetës “Si”, secili prej nxënësve nuk lëvizte më vetëm, as në lagje dhe as në shkollë.

Isha me shokët e klasës S.M dhe M.K. përballë një lokali. Aty u afrua një mjet Volkswagen tip “Transporter”, brenda të cilit gjendeshin gjashtë persona. Në mes tyre unë njoha E.L. Ky hapi derën, më kapi nga krahu dhe më futi me zor në makinë. Ma mori telefonin, e fiku dhe më tha “do shkojmë në Dajt!”.

Teksa automjeti është larguar nga vendi i rrëmbimit të nxënësit, pengu tregon në polici se kishte replikuar me nxënësin tjetër sepse sipas tij nuk kishte asnjë arsye pse të shkonin në Dajt. Por makina ishte parkuar para një universiteti në kryeqytet. “E.L. më tha “kam dëgjuar se do t’më rrahësh. Po të flas si njeri, se di të bëj edhe video, ku të rrah të shaj dhe di të të marr peng e të të hedh në një vend që s’të gjen njeri. Kjo të jetë hera e fundit, po ma bëre borxh do të fus plumbin kokës!”.

I traumatizuar, nxënësi shpjegon se nuk kishte pasur asnjëherë përplasje, se nuk kishte folur askund për konfliktin në korridor, pasi ishte diçka e papërfillshme. “I thashë që s’kam pasur asnjëherë punë me ty dhe nuk të kam borxh asgjë. Në këtë moment më bërtiti: “dil, nëse ke punë me mua unë të zhduk!”

Prokuroria i hetoi për mëse një vit adoleshentët E.L., E. P., dhe B.M., që të tre prezentë në makinën që sipas prokurorisë i hoqi për disa minuta lirinë nxënësit E.U. Dy shokët e tij që gjendeshin me të në çastin kur ai u rrëmbye, japin detaje që përputhen me deklaratën e kallëzuesit. Dëshmitarët shpjegojnë se ngjarja ka ndodhur sapo kishin dalë nga shkolla, pasi kishin mbaruar mësimin.

“Pashë që shoferi ishte me syze, aty njohëm vetëm E.L. që është nxënës në shkollën tonë. E.L. hapi derën e makinës dhe e futi me zor E.U. Përpara se makina të largohej na u drejtua: “nëse doni dhe ju të bëni ndonjë xhiro…”, rrëfen një nga dëshmitarët. Pas kësaj ngjarjeje dy nxënësit kanë njoftuar në telefon familjen e shokut të klasës për gjithçka ata panë. Siç konstaton prokuroria në dosje, policia u vu në dijeni nga të afërmit që teksa telefononin djalin, telefoni i dilte i fikur. Kur familja dhe policia ra në kontakt me të, i kërkuan të paraqitej në zyrat më të afërta policore që ndodhen në rrugën “Myslym Shyri”.
Rrëmbyesit

Por edhe nxënësi rrëmbyes pretendon se ishte ndjerë i kërcënuar nga E.U. Madje sipas tij kishte qenë ky i fundit që e pyeste “pse më sheh?” dhe “a më njeh?”. Adoleshenti justifikohet se në njërën nga këto ditë, teksa ai po jetonte në stres, i kishin shkuar në lagje dy shokët e tij për ta qetësuar. Ditën e ngjarjes adoleshenti pretendon se doli xhiro më dy shokët e tjerë – edhe ata nën akuzë – dhe se kur kishin parë E.U., i kishte thënë me shumë edukatë “a ke mundësi të vish të sqarojmë pak debatin?”. Madje, sipas tij, në këto çaste sqarimi kur nxënësi E.U. ka hipur vetë në makinë, ai me edukatë sipas tij, ka ftuar edhe shokët e E.U.

Pyeta edhe shokët e tij “a doni të vini dhe ju?”. Gjatë atyre ditëve pasi ishim shkëmbyer në korridor, kam dëgjuar nga nxënës të tjerë që E.U. do të dilte me shokët dhe do më thernin”, thuhet në dosjen që gazeta “Si” disponon. Prokuroria këmbëngul se ky sqarim është heqje e paligjshme e lirisë, thënë ndryshe pengmarrje dhe kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim parashikon tre deri në shtatë vjet burgim.

Marrë nga GazetaSi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes nxenesve sherr mes nxenesve

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Korrik 2020, 11:58

TIRANË- Situata e COVID-19 në Shqipëri sa vjen e rëndohet, por qeveria ka hequr të gjitha kufizimet dhe kërkon nga qytetarëve të ruajnë distancën vullnetar...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet