LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Misioni i rrezikshëm i pedagogut Kostaq Stefa, rrezikoi jetën për mjekët e luftës dhe humbi në pushkatimet komuniste

15 Prill 2020, 10:50 Nga DOSJA
Misioni i rrezikshëm i pedagogut Kostaq Stefa, rrezikoi jetën për

TIRANË– Kostaq Stefa ishte një intelektual i kompletuar që kishte trashëguar vlerat e familjes së tij e cila gjithmonë kishte dhënë për atdheun. Kostaqi ishte nip i Gjergj Stefës, përfaqësuesit të Beratit në Lidhjen e Prizrenit; ndërkohë me nisjen e luftës, vëllai i tij i vetëm kishte dalë partizan; ndërsa Kostaqi kishte vendosur prej kohësh që të kthehej në Berat me familjen e tij, për të kontribuar në arsimin e qytetit. Megjithatë as ai nuk mbeti i tërhequr gjatë atyre viteve të vështira kur Shqipëria përballej me pushtuesit gjermanë. Përkundrazi, mori përsipër një mision që ndoshta shumë pak shqiptarë e njohin, por që amerikanët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite t’i kushtojnë interes dhe nderim.

Në 8 nëntor 1943, një avion amerikan C-53, me 30 amerikanë në bord, ndër të cilët 13 mjekë, 13 infermiere dhe 4 pjesëtarë ekuipazhi, i cili fluturonte nga Katania e Siçilisë në Bari, për të ndihmuar disa ushtarë të plagosur amerikanë, humbi drejtimin për shkak të kushteve të motit dhe duke qenë se ndiqej nga avionët gjermanë, bëri një ulje të detyruar, në një tokë që fillimisht nuk e dinin ku ndodhej për shkak se busulla iu ishte prishur. Ishite Belshi i Elbasanit. Këtu nis historia e veçantë disamujore, një ndër protagonistët e së cilës është pikërisht Kostaq Stefa.

Siç ka rrëfyer në librin e saj, bashkëshortja e Kostaqit, Eleni, por edhe e bija, Elda në një intervistë për albaniannews.it, ky grup, pasi eci disa ditë, i shoqëruar nga partizanët me në krye Hasan Ginën, ish-nxënës i Kostaqit, mbërriti në Berat ku i ishin caktuar vendstrehimet. “Një mbasdite të ftohtë të javës së parë të nëntorit 1943 Kostaqi u vonua më tepër se zakonisht. Ne të gjithë ishim në merak të madh, sepse ai gjithmonë lajmëronte kur nuk mund të vinte për drekë. Kështu që, sapo hyri në shtëpi të gjithë filluan t’i tërhiqnin vërejtje. Ai na qetësoi, duke na thënë se nuk kishte ndodhur asgjë e veçantë dhe më vonë na tregoi se një avion me 30 amerikanë, ku bënin pjesë edhe infermiere femra, që të gjithë ushtarake, kishte rënë andej nga Belshi dhe pas disa ditë ecjeje në këmbë të udhëhequr nga korrierë partizanë priteshin që të nesërmen të mbërrinin në Berat. Ishte vendosur për shpërndarjen e tyre nëpër baza dhe dy nga infermieret ushtarake amerikane do të strehoheshin tek ne, për aq sa të vendosej largimi i tyre nga Berati. “Ata janë aleatët tanë në luftën kundër gjermanit dhe janë në rrezik të madh po t’i kapin gjermanët ose bashkëpunëtorët e tyre”, – na tha Kostaqi”, shkruhet në librin e Eleni Stefës “Kostaq Stefa martir i demokracisë”.Infermieret Agnes Jensen Mangerich dhe Vilma Lytlle, u strehuan në shtëpinë e Kostaqit dhe Elenit.

Në librin kushtuar kësaj ngjarjeje, Agnes, i kushton një hapësirë të veçantë mikpritjes në shtëpinë mangalemase, në rugën që sot mban emrin “Kostaq Stefa”.Pas ditëve të vështira dhe të lodhshme në mot të keq, ato nuk mund të mos iu gëzoheshin zjarrit të shtëpisë, shtratit të vërtetë dhe teshave të pastra, por po aq kënaqësi u jepte dhe anglishtja e përsosur e të zotit të shtëpisë, aq sa Agnes e pyeti Kostaqin në kishte studiuar jashtë Shqipërisë. Kjo ishte e vërtetë, pasi ai kishte kryer disa vite studimesh të larta në Firence, por anglishten e kishte mësuar në shkollën teknike “Harry Fultz”, ku kishte qenë nxënës dhe më pas, mësues.

Nuk kishte dyshime që rolin e përkthyesit dhe shoqëruesit edhe gjatë përcjelljes drejt kufirit do e merrte përsëri Kostaqi. Pasi morën veten për disa ditë, ata u nisën drejt kufirit, nga ekuipazhi do të kthehej në Itali. Në librin “Ikja nga Shqipëria” të Agnes Mangerich-it, përshkruhet itenerari pothuaj i pamundshëm: Berat – Dobrushë – Vërzhezhë – Leshnije – Zhulat – Progonat – Dhoskat – Gjirokastër – Tërbaç – Dukat, të cilin jo vetëm të huajt, por edhe përkthyesi e përshkonte për herë të parë. “Kaluam vështirësi e rreziqe të mëdha, po falë Zotit ia dolëm mbanë. Përshkuam tetëqind kilometra më këmbë, në borë e shpate të thepisura, poshtë fluturimit të avionëve gjermanë që na ndiqnin kudo. Na dha krahë bujaria e fshatarëve, që ndanë bukën e fëmijëve me ne. Trimëria dhe intuita e korrierëve partizanë, u bënë zemra e misionit. Forcë e kurajo na u bë sidomos qëndrueshmëria shembullore e ushtarakëve amerikanë. Dhjetë prej tyre ishin femra, madje në një moshë të re, por asnjëherë nuk thanë “u lodhëm”. Një trupë vërtetë heroike. Kur ecja në krah të tyre më kujtoheshin fjalët e mikut tim Harry Fultz: ‘Mundohu ta bësh veten dhe Atdheun tënd sa më të nderuar dhe të vlefshëm për të jetuar dhe po qe nevoja të japësh edhe jetën për të’. Tek ta e pashë më së miri mishërimin e kësaj filozofie”, ka cituar fjalët e bashkëshortit në librin e saj, Eleni Stefa. Ndërkaq, interesimi i krerëve të Pentagonit për fatin e tyre, për Kostaqin kishte qenë befasues. Ata dhe presidenti amerikan e ndiqnin  hap pas hapi inkursionin e “ushtarëve të humbur”. Si përfundim, ata arritën në kufirin detar, nga ku ekuipazhi u nis për në Itali, ndërsa Kostaqi, i vetëm, nxitoi të kthehej në Berat, ku e priste familja, nga ishte larguar prej dy muajsh. “Ikja e Kostaqit në misionin e caktuar për shpëtimin e ushtarakëve amerikanë në mes të atij dimri të egër të vitit 1943 dhe sidomos rreziku që mbartte ky mision me gjermanët që gjendeshin kudo, për mua në veçanti, por edhe për gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes sonë ishte një gjendje ankthi shumë e vështirë. Megjithatë, kjo ngjarje sikur na bëri më të fortë dhe më të vendosur…”, ka shkruar Eleni në librin e saj.

Pas shembjes së komunizmit, anëtarë të ndryshëm të atij ekuipazhi kanë kontaktuar dhe i kanë shprehur mirënjohjen familjes së Kostaq Stefës, për sakrificën që ai bëri për ta. Jo vetëm përkthente, por i ndihmonte me çfarë mundej deri te rregullimi i këpucëve të njërit prej tyre që rrezikonte t’i gangrenizohej këmba. Agnes Jensen Mangerich madje u kthye në Shqipëri në vitin 1995, kur shkoi në Belsh e më pas në shtëpinë që e kishte mikpritur në Mangalem. Gjatë asaj vizite i kishte thënë Elenit: “Po si e gjetën gjermanët Kostaqin? Ata që pastaj e vranë…”

Ajo e kishte mësuar që Kostaqi ishte vrarë, por nuk mund ta mendonte kurrë që atë mund ta vriste ai grup njerëzish që e kishte urdhëruar të shoqëronte amerikanët në kufi, ata që e njihnin shumë mirë sakrificën e tij për luftën, aleatët dhe atdheun, ndaj mbeti e shokuar kur Eleni Stefa i tha që Kostaqin e kishin pushkatuar komunistët. Kur erdhën në pushtet ata i kthyen aleatët në kundërshtarë dhe të gjithë intelektualët shqiptarë që kishin pasur të bënin me ta, i vunë në shenjestër duke ekzekutuar shumë prej tyre. Kostaq Stefa u pushkatua më 3 mars 1948, pas disa muajsh hetuesi. U pushkatua edhe pse pak ditë më parë kishte ardhur vendimi nga Gjykata e Lartë për faljen e jetës. Ishte edukuar në atë mënyrë që do e jepte jetën për atdheun, por komunistët e ndëshkuan me një vrasje të pabesë dhe nuk i dhanë as varr, deri kur eshtrat e tij u gjetën në vitin 1993.

Dhe mbuluan me heshtje për gjithë ato vite, sakrificat që shqiptarët me shpirt fisnik bënë gjatë luftës, ata që sakrifikuan për ideale, jo për pushtet.

Marrë nga  kujto.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur kostaq stefa misioni i rrezikshëm i pedagogut mjekët e luftës pushkatimet komuniste kostaq stefa misioni i rrezikshëm i pedagogut mjekët e luftës pushkatimet komuniste


Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!