LIVE UPDATES
Politike

PËRPLASJA/ Maliqi: Nexhmije, je keqpërdorur nga Rama, keni bërë 1001 të zezat, as Ismaili s’të pret në zyrë! Gjonaj: D

22 Tetor 2020, 08:23 Nga DOSJA
PËRPLASJA/ Maliqi: Nexhmije, je keqpërdorur nga Rama, keni

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është përplasur me deputetin Lefter Maliqi gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. I pari e mori fjalën Maliqi, i cili gjithashtu kishte kërkuar një interperlancë me ministren dhe shtoi se qeveria ka bërë 1001 të zeza nëpër burgjet e Shqipërisë. Sipas deputetit, ministrja është e keqpërdorur nga kryeministri dhe nuk mund të përgjigjet për korrupsionin, tenderat dhe protestat e të burgosurve. Deputeti e krahasoi ministren Gjonaj me Nexhmije Hoxhën dhe tha se fjalën e saj nuk e duartrokasin më as socialistët. Ai shtoi gjithashtu se as drejtori i burgjeve Agim Ismaili nuk e pret më Gjonajn në zyrë dhe i thotë ‘ik se po flas me Ramën’.

Këtyre fjalëve, iu përgjigj ministrja e cila tha se vitin që vjen do të mbyllet burgu i Zaharisë. Gjonaj renditi të gjitha reformat që sipas saj janë bërë në burgje, nisur nga regjimi ‘41-Bis‘, përballimi i tërmeteve dhe i pandemisë. Përsa u përket grevave në burgje, ministrja tha se ka kërkuar hetim.

Replikat e plota:

Lefter Maliqi: S’jam këtu për të lexuar po do të nënvizoj fakte. Po denoncoj 1001 të zezat e kësaj qeverie. Kjo qeveri do rrëzohet me 25 prill. Korrupsioni, tenderat korruptive, protesta dhe greva e të burgosurve. Jeni të keq përdorur nga kryeministri, të përgjigjesh të paktën 50% të realitetit. Besoj që të jesh transparente.

Etilda Gjonaj: Që kur kur mora detyrën, gjendja e burgjeve, trajtimi i stafit, gjendja e burgjeve është ndryshuar. Prej vitit 2017 ka pasur ndryshim rrenjësor në burgjet. Pa dyshim kemi ende punë për të qenë aty ku synojmë, por në këto tre vite kemi bërë një ndryshim rrënjësor. Kemi bërë shumë për zbatimin e sigurisë në burgje. Qeveria ka pasur prioritet luftën ndaj krimit. Numri i stafit është rritur me 23%. Qeveria rriti për herë të parë pas 10 vitesh pagën e punës. Qëllimi im ka qenë barazimi i rrogës së punonjësve. Pagat janë rritur me 11% në total. Punonjësit kanë një trajtim më të mirë. Ne u kemi dhënë fund padrejtësive. Kemi mundur të ulim kapacitetin dhe mbipopullimin e burgjeve ne 21%.  Arritëm të menaxhojmë situatën e tërmetit dhe pandemisë së Covid-19, që po e menaxhojmë më së miri dhe numrat e të prekurve kanë qenë një numër shumë të ulët. I dënuari sot komunikon me nëpërmjet skyppit të flasin me familjet. Për tre vjet 937 kallëzime penale, 295 punonjës të burgjeve për futjen e sendeve të palejuara në burg. Kjo ka ndodhur sepse ligji është aty për gjithë. Për herë të parë u aplikua një regjim i mbikëqyrjes së veçantë. 110 të dënuar që kanë thyer rëndë që kanë thyer sigurinë dhe rendi në Burgje janë ndëshkuar. Punësimet e të punonjësve sipas preferencave partiake dhe pa praktikë nuk është më. Stafi u pajis sot me uniformë ku u plotësuan në masën 80%. Sot falë ligjeve të reja punonjësit kanë një trajtim më të mirë, me grada dhe trajtim profesional. Drejtoria e Burgjeve ka arritur të fitojë 60% të proceseve gjyqësore. Ka ende shumë për të bërë, por siç është rasti i Zaharisë në Krujë. po marrim masat që të mbyllim Zaharinë në Krujë pas 30 vjetësh. Shqetësim ka qenë dhe greva në burgun e Peqinit, që filloi nga 41-bis. Përvec një hetimi që po kryhet nga një procedim në prokurori për të hetuar me kërkesën time këtë gjë”,- tha Gjonaj.

Lefter Maliqi: Ministrja foli si Nexhmija në Kongres, as socialistët nuk e duartrokitën. Interpelanca ka të bëjë me ato që s’ke bërë, jo ato që bëni ju. Zonja ministre marrim rastin e burgjeve, grevën e urisë. Edhe tek 313-ta kishte brohoritje për të drejtat e njeriut. E fillojmë me tenderat e ushqimit. Tender 347 mln për bukën, e njëjta firmë tenderin tjetër prej 250 mln për djathë dhe bukë, një firmë e dënuar. Tender tjetër 600 e ca milionë lekë, për ilaçe, nga një firmë skandaloze, ka marrë nga 3 milionë e ca për maska në këtë kohë pandmie. Po marrim tenderin e vezëve qindra miliona lekë, me lokalet që janë nëpër burgje me çmime dy deri në trefish. Kur keni vajtur për të takuar drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, sekretarja të ka thënë prit se ai po flet me Ramën në telefon. Ai nuk të pyet fare, nuk të pret në zyrë. 250 janë komandimet në sistemin e burgjeve. Hoqi edhe disa drejtorë të tjerë, për të patur situatën nën kontroll. Ai bën edhe sfilatë mode nëpër zyra, i doni me foto ju?  Reformën në Drejtësi e keni bërë çorape, dhe e keni lënë vendin 2 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Po fusni në burg gazetarët dhe qytetarë, kjo është reforma që ju bëni. 

Etilda Gjonaj: Ju i keni merak burgjet, sepse puna më jetëgjatë juaj ka qenë në institucionet në varësi timen. Mbase ju ju nevojitet kjo, për mua ka interes çfarë thonë qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, që janë më të aftë se ju për të vlerësuar. Burgjet kanë ndryshuar vetëm nga kjo mazhorancë dhe qeveri. Ju lutem ruani etikën e komunikimit. Nëse keni diçka në lidhje me Ministrinë e Drejtësisë, më lejoni që t’ju shpjegoj qytetarëve se çfarë kemi bërë ne vërtet. 

Lefter Maliqi: Zonja Gjonaj unë vërtet kam qenë vartësi juaj, edhe ju keni qenë vartëse e Xhafajt dhe jeni bërë deputete, keni arritur sa më lart s’ka më. Unë nuk e kam problem përgjigjen tuaj. Dua të vlerësoj burgun e Fierit, pasi ka një drejtues të mirë, shembull. Të tjerat i keni bërë katrahurë. Nuk ka asnjë konflikt interesit, ana morale duhet ta dinë shqiptarët. Gjysma e ministrave kanë probleme divorcesh, madje njëri tani… ka pasur sherre e shamatë. 

(a.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjonaj lefter maliqi perplasja maliqi gjonaj seancë plenare 22 tetor 2020 etilda gjonaj lefter maliqi perplasja maliqi gjonaj seancë plenare 22 tetor 2020

Sondazh

Poll
Politike 21 Tetor 2020, 19:35

GJEORGJI– Deputetja socialiste, Elona Gjebrea do të jetë në cilësinë e Koordinatores Speciale të Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgj...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj