LIVE UPDATES
Bota

Ministria e Jashtme i kërkoi tërheqjen, mediat në Kosovë: Thaçi riemëron në mënyrë të jashtëligjshme Konsullin e Për

20 Shtator 2020, 20:18 Nga DOSJA
Ministria e Jashtme i kërkoi tërheqjen, mediat në Kosovë:

Presidenti Thaçi vazhdon t’i sfidojë vendimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke refuzuar tërheqjen e diplomatëve që u ka skaduar mandati dhe kanë probleme me ligjin. Në fillim të shtatorit, presidenti në mënyrë të jashtëligjshme ka firmosur dekretin nëpërmjet të cilit i vazhdohet mandati edhe për katër vjet të tjerë konsullit të përgjithshëm në Tiranë, Halim Krasniqi.

“1. Z. Halim Krasniqi riemërohet konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Tiranë, Republika e Shqipërisë. 2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti”, thuhet në dekretin që mban datën 4 shtator 2020”, shkruan në dekretin. 

Derisa Presidenca nuk ka sqaruar bazën ligjore të dekretit, në Ministrinë e Jashtme i kanë thënë KOHËS se kërkesën e kanë bërë për tërheqjen e Krasniqit nga Konsullata.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, në pajtim me afatet kohore, dhe duke respektuar legjislacionin në fuqi, ka përcjellë kërkesën në Presidencë për tërheqje nga misioni te konsullit të përgjithshëm, z.Halim Krasniqi. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka marrë asnjë vendim tjetër për rastin në fjalë, prandaj luteni që përgjigjet në pyetjet tuaja t’i kërkoni në Presidencë”, thuhet nga Ministria e Jashtme.

Vendimi për tërheqjen e Krasniqit ishte marrë më 30 mars të këtij viti nga ish-ministri Glauk Konjufca. Por presidenti ka refuzuar ta dekretojë tërheqjen gjatë kohës së Konjufcës, por edhe pas ardhjes së Meliza Haradinajt në krye të Ministrisë.

Sipas Ligjit për shërbimin e jashtëm, emërimi i konsujve të përgjithshëm bëhet me dekret të presidentit të Republikës së Kosovës, pas rekomandimit të ministrit të Punëve të Jashtme. Në rastin e Krasniqit, i cili është vëllai i sekretarit të Qeverisë, Fitim Krasniqi, ky rekomandim ka munguar.

7.10. Emërimi i konsujve të përgjithshëm bëhet me dekret të presidentit të Republikës së Kosovës. Rekomandimi bëhet nga ministri i Punëve të Jashtme”.

Mbështetur në ligj, të emëruarit në pozitën e ambasadorit dhe shefit të misionit, që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm, shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të tij Ministria nuk ka obligim ndaj tyre.

“7.8. Të emëruarit në pozitën e ambasadorit dhe shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të këtij mandati, nuk konsiderohen pjesë e Shërbimit të Jashtëm”, shkruan në nenin.

Në përfundim të mandatit të parë, Krasniqi ishte denoncuar nga një zyrtare e Konsullatës me akuzën për sulm fizik, rast për të cilin kishte raportuar “Koha Ditore”.

Derisa MPJ nuk ka ofruar sqarime se cili ka qenë epilogu i këtij rasti, KOHA merr vesh se Komisioni për Grada dhe Disiplinë e ka mbyllur çështjen nën arsyen se ata nuk mund ta luajnë rolin e Gjykatës. Por një padi nga ish-zyrtarja e Konsullatës është ngritur edhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës para pesë muajsh. KOHA ka pyetur në këtë institucion për ecurinë e rastit, por ka munguar përgjigjja.

Ligji për shërbimin e jashtëm obligon pezullimin nga puna të zyrtarit, “kur ndaj tij/saj fillon procedura për vepër penale, deri në marrjen e një vendimi gjyqësor të formës së prerë”.

Po ashtu në nenin 6, i cili flet për “Emërimin e ambasadorëve dhe shefave të misioneve”, shkruan se “ambasadorët, konsujt e përgjithshëm dhe shefat e tjerë të misioneve nuk duhet të jenë nën hetime.

“6.1. Ambasadorët, konsujt e përgjithshëm dhe konsujt, si dhe shefat e tjerë të misioneve duhet të plotësojnë kërkesat si në vijim: a) kanë shtetësi të Kosovës; b) kanë zotësi të plotë për të vepruar; c) nuk janë dënuar për kryerje të veprës penale ose nuk janë nën hetime; d) nuk janë subjekt i masës disiplinore të largimit nga puna; e) janë në gjendje të mirë shëndetësore për të kryer detyrën”.

Halim Krasniqi ishte emëruar konsull i përgjithshëm në Tiranë më 26 prill të vitit 2016, nëpërmjet një dekreti të firmosur nga presidenti Hashim Thaçi, të njëjtin muaj kur ky i fundit ishte inauguruar president i vendit. Dekreti kishte hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit, pavarësisht faktit se atëkohë nuk kishte konsullatë të formuar, ndërsa Krasniqi vepronte në kuadër të Ambasadës.

Marrë nga KOHA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni halim krasniqi hashim thaci halim krasniqi hashim thaci

Sondazh

Poll
Bota 20 Shtator 2020, 18:37

TURQI– Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë është një çështje delikate që duket se nuk do të qetësohet për një kohë të gjatë, pasi pala turke nuk heq dorë n...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin