LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ Ku ndryshojnë Trump dhe Biden në politikën e jashtme?

20 Shtator 2020, 19:17 Nga DOSJA
ANALIZA/ Ku ndryshojnë Trump dhe Biden në politikën e jashtme?

SHBA– Lideri amerikan ka synuar të nxjerrë në pah kredencialet e tij të politikës së jashtme gjatë javëve të fundit, gjatë fushatës presidenciale. Ai ka mbikëqyrur marrëveshjet e paqes midis Izraelit dhe dy shteteve arabe të Gjirit, ndihmoi në fillimin e bisedimeve mes talibanëve dhe qeverisë afgane, tërhoqi disa trupa nga Iraku dhe Afganistani dhe po përpiqet të arrijë një marrëveshje për kontrollin e armëve me Rusinë.

Biden, u cili ka një përvojë të gjatëndërkombëtare si ish-senator dhe zëvëndës-president, ka kritikuar Presidentin aktula të SHBA-ve se ka shkatërruar aleancat tradicionale amerikane, dhe ka forcuar lidhjet me diktatorët. Sipas Biden, Trump po ashtu ka dështuar të frenojë programin bërthamor të Iranit pasi u tërhoq nga marrëveshja e vitit 2015.

Pikëpamja e tyre për aleatët ndërkombëtarë është ndryshimi më i madh dhe më i rëndësishëm midis kandidatëve, madje edhe mbi pikëpamjet e tyre të ndryshme mbi klimën, programet bërthamore dhe mbajtjen e niveleve minimale të trupave në Irak, Siri dhe Afganistan, thote James Stavridis, një ish Komandanti i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Më tej Biden ka thënë gjatë një deklarate të fundit se Trump ka nënçmuar, minuar dhe në disa raste ka braktisur aleatët dhe partnerët e SHBA-së, duke dobësuar pozitën botërore të Amerikës.

Ish-zëvendëspresidenti ka sinjalizuar se do t’i jepte fund përplasjeve me aleatët e NATO-s. Ai ka kritikuar vendimin e Trump për të tërhequr gati 12,000 trupa nga Gjermania dhe u zotua të rishikojë vendimin.

Lideri amerikan ka qenë skeptik ndaj aleancave të Uashingtonit pas Luftës së Dytë Botërore, duke parë anëtarët e NATO-s si konkurrentë ekonomikë që duhet të paguajnë shumë më shumë për mbrojtjen e tyre. Ai ka bërë presion që Japonia dhe Koreja e Jugut të paguajnë më shumë për të rimbursuar SHBA-në për vendosjen e trupave amerikane.

Trump dhe Biden ndryshojnë shumë edhe në pikëpamjet e tij për programin bërthamor të Iranit. Biden favorizon kthimin në marrëveshjen bërthamore të Iranit, me kusht që Teherani, gjithashtu, të respektojë marrëveshjen duke mos blerë më uranium nga vendet fqinje.

Presidenti Trump duket se ka sinjalizuar se do të vazhdonte fushatën e tij të presionit maksimal ekonomik ndaj Teheranit. Por kushtet e tij për një marrëveshje të re, që do t’i japë fund pasurimit bërthamor, janë kundërshtuar nga Teherani.

Nga ana tjetërKoreja e Veriut ka ndaluar takimin me negociatorët e SHBA-së dhe asnjë prej kandidatëve nuk ka shpjeguar publikisht se si ata planifikojnë të nxisin Phenianin që të heqë dorë nga armët bërthamore.  Por Biden ka thënë se ai do të koordinohet me Kinën dhe kombet e tjera për të negociuar eliminimin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

I pari i Amerikës zhvilloi dy takime me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, por nuk arriti të bindë Phenianit të heqë dorë nga arsenali i tij bërthamor dhe raketat me rreze të gjatë.

Rusia dhe Kontrolli i Armëve

Të dy kandidatët e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit thonë se favorizojnë kontrollin e armëve por kanë zgjedhur strategji të ndryshme. Megjithatë Trump dëshiron një marrëveshje bërthamore këtë vit me Rusinë që do të përcaktojë në terma të gjerë qëllimet e një traktati të ardhshëm që ndalon përdorimin e armëve bërthamore. Nëse Rusia bie dakord,  Trump do të zgjasë traktatin e vjetër, i cili pritet të skadojë në shkurt. Kërkesa afatgjatë e Trump është që Kina të bashkohet me një traktat të ri së bashku me Uashingtonin dhe Moskën.

Por Biden nga ana tjetër thotë se qëllimi i tij është të zvogëlojë rolin e armëve bërthamore në doktrinën ushtarake të SHBA.

Vendosja e trupave

Biden ka thënë se ai do të sillte në shtëpi shumicën e trupave amerikane nga Afganistani dhe Lindja e Mesme dhe ta përqendroi misionin e tyre në luftën kundër al Kaidës dhe Shtetit Islamik. Trump ka thënë se dëshiron një tërheqje të plotë nga Afganistani. Numri i trupave, i cili arriti në rreth 13,000 në shkurt, do të shkurtohet në 4,300 nga vjeshta.

Lindja e Mesme

Marrëdhëniet me Arabinë Saudite do të ishin shumë më të ftohta me Presidentin Biden, nëse ai i përmbahet retorikës së tij të fushatës. Ai është zotuar të përfundojë shitjet e armëve amerikane në Arabinë Saudite dhe tha se do të urdhërojë një rivlerësim të marrëdhënies sonë me Arabinë Saudite për shkak të luftës së saj në Jemen dhe vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Donald Trump mbështet fuqimisht Arabinë Saudite dhe princin e kurorës, Mohammed bin Salman, si një aleat strategjik kundër Iranit. Ai largoi mënjanë një zbulim të inteligjencës se Princi Mohammed me gjasë urdhëroi vdekjen e Z. Khashoggi dhe vuri veton në përpjekjet e Kongresit për të frenuar shitjet e armëve në Riad.

Biden prej kohësh e ka hedhur veten si një mbështetës i fortë i Izraelit dhe premton të ruajë avantazhin e tij ushtarak. Ai ka mbështetur një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez dhe ka paralajmëruar kundër aneksimit izraelit të pjesëve të Bregut Perëndimor. Trump, i cili zhvendosi ambasadën Amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem në vitin 2018, ka propozuar një plan paqeje në Lindje që do t’u jepte izraelitëve termat dhe territorin që ata kishin kërkuar prej kohësh, ndërsa parashikon ngritjen e një shteti palestinez.

Një qasje më e ashpër me Kinën është ndër fushat e pakta të përbashkëta të Biden dhe Trump.

Pavarësisht kësaj, metodat e tyre ndryshojnë.

Ajo që filloi si një luftë tregtare është shndërruar në një konfrontim shumë palësh, ndërsa Uashingtoni ka akuzuar Kinën për spiunazh, ka sanksionuar kompanitë e tij të teknologjisë së lartë dhe u hakmor për lëvizjet e tij për t’i dhënë fund autonomisë së Hong Kongut.

Biden thotë se ai është dakord mbi sfidën që paraqet Kina dhe e ka quajtur Z. Xi një “bandit”, por ai e ka quajtur luftën tregtare të Trump të gabuar he theksoi nevojën për të koordinuar një përgjigje të përbashkët ndaj praktikave tregtare të Pekinit.

Marrë nga GazetaSI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll
Bota 20 Shtator 2020, 18:37

TURQI– Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë është një çështje delikate që duket se nuk do të qetësohet për një kohë të gjatë, pasi pala turke nuk heq dorë n...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin