Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Presidenti Ilir Meta priti ditën e sotme në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Pas përfundimit të takimit Meta është shprehur se prioritet kryesor ka marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë duke theksuar se duhet të zhvillohen me frymën e fqinjësisë së mirë, të lidhura me interesat strategjike. Kreu i Shtetit vlerësoi se pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata.
Në lidhje me çështjen e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, Presidenti i Republikës theksoi se ai ka inkurajuar dhe do të inkurajojë që ajo të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.
“Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, – nënvizoi Presidenti Meta.
Njoftimi i presidences:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, Sh.T.Z. Nikos Dendias. Presidenti Meta u shpreh se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë ndër prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme dhe theksoi se këto marrëdhënie duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, të lidhura nga interesat strategjike, partneriteti i ngushtë në NATO, perspektiva e përbashkët europiane dhe interesat ekonomike të të dy vendeve. Presidenti Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë, si një qëllim kombëtar dhe strategjik të saj. Kreu i Shtetit vlerësoi se pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata. Gjithashtu, Presidenti Meta shprehu mirënjohje për solidaritetin dhe mbështetjen e Greqisë në rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe për bashkëpunimin në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Në lidhje me çështjen e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, Presidenti i Republikës theksoi se ai ka inkurajuar dhe do të inkurajojë që ajo të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme. “Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, – nënvizoi Presidenti Meta.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– NATO i ka dhuruar Ministrisë shqiptare të Mbrojtes 60 respiratorë. Këtë e ka zbuluar Ambasada amerikane e cila ka postuar në ‘Facebook’ foto nga dorëzim...
SHKODER– Ambasadori gjerman, Peter Zingraf nga Shkodra ka deklaruar se Shqipëria ka bërë hapa përpara për bisedimet me Bashkimin Europian. Por, sipas amba...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama falenderoi në fund të konferencës ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias në dy gjuhë, “Efharisto” në greqisht dhe “Ejvallah”...
TIRANË– Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka konfirmuar faktin që për çështjen e detit Shqipëria dhe Greqi do t’i drejtohen instantace ndërkombë...
TIRANË– Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar ditën e sotme me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, ku dhe kanë mbajtur një konferencë për sht...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë nisur një kapitull të ri, ku po diskutohen të gjitha çështjet e lën...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen Gjyakatave ndërkombëtare në lidhje me çështjen e detit. Gjatë ...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka pritur në hollin e kryeministrisë, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Rama falenderoi Dendias për ndihmën që iu dha...