Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Politike
‘Mësuesit kanë mbetur pa rroga’/ Probleme në Fier, denoncimi i Albana Vokshit: S’ishin parashikuar në buxh
15 Maj 2021, 16:57Nga DOSJA
FIER– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike nga zgjedhjet e 25 prillit, Albana Vokshi ka bërë denoncimin e radhës lidhur me atë që ajo e cilëson si krim zgjedhor. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin e saj social Facebook, Vokshi shkruan se mësuesit e punësuara para zgjedhjeve në Fier ende nuk i kanë marrë rrogat.
“Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje ne shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit,”-shkruan ajo.
NJOFTIMI I PLOTË:
Provat për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur burimet shtetërore janë kudo. Duhet që 3 prej anëtarëve të #KAS të mos i binden më Ramës, por ligjit dhe #masakra #elektorale do të provohet edhe zyrtarisht. Një nga provat për të cilat KAS duhet të marrë informacion janë #punësimet #elektorale. Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje ne shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit. Këtë muaj #mësuesit “elektoralë” do të mbeten pa rroga, pasi u është thënë se fondi limit mujor është tejkaluar. Nisja e këtij mandati të paligjshëm me mashtrim, keqtrajtim, dhe braktisje për mësuesit na tregon sesa e drejtë dhe e pazëvendësueshme është beteja jonë për ndryshimin dhe #zgjedhjet e #lira e të #ndershme.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Kryeministri Rama ka prezantuar sot kreun e ri të IKMT-së, Ajet Zyberin, që ka zëvëndësuar Dallëndyshe Bicin në krye të strukturës për prishjen e ndërtimeve pa ...
TIRANË– Gruaja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela ka prezantuar ndihmësen e re në kuzhinën e saj. Në një postim në Instagram, Aurela Basha ka publikuar ...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot një grup nxënësish dhe mësuesish nga shkollat e vendit ku ka diskutuar me ta për shpopullimin dhe ...
TIRANË- Marash Logu, juristi i Partisë Demokratike pranë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS), ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së PD për të sje...
TIRANË– Sekretari per Çeshtjet Zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso e ka konsideruar të paligjshëm vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksi...
Politike15 Maj 2021, 08:21
TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS) ka vendosur që të hapë kutitë e disa qendrave votimi në qarku...
TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS), është mbledhur sot në orën 10:00 për të dhënë vendimin pas shqyrt...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se deri më tani në Shqipëri janë shënuar 650 mijë persona të injektuar me vaksi...
TIRANË– Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Arben Imami nuk e ka krusyer ironinë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sot, i ft...