LIVE UPDATES
Politike

KAS rrëzoi kërkesën e PD-së për të paraqitur prova shtesë, Kaso: Nuk vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakr

15 Maj 2021, 08:43 Nga DOSJA
KAS rrëzoi kërkesën e PD-së për të paraqitur prova

TIRANË– Sekretari per Çeshtjet Zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso e ka konsideruar të paligjshëm vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS) për të rrëzuar kërkesën e PD-së për paraqitjen e provave të reja në lidhje me ankesat e 25 prillit. 

Në një deklaratë për mediat, Kaso tha se KAS duhet që të administrojë çdo material, madje edhe ato që nuk arrin dot të sigurojë vetë partia që bën ankimimin.

Intervista e plotë:

Ivi Kaso: Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, sot me një vendim që ne e quajmë të kundraligjshëm vendosi përsëri të mos marrë provat e kërkuara nga opozita dhe PD, lidhur me veprimtarinë dhe sjelljen e institucioneve, në momentin e përgatitjes së procesit zgjedhor të datës 25 prill, përkundër kjo detyrimit që Neni 137 i Kodit Zgjedhor e parashikon qartë që “Kur këto prova gjenden në disponibilitetin e institucioneve, atëherë është KQZ, në rastin konkret KAS, t’u drejtohet dhe t’i marrë këto prova.” Sigurisht këto prova që do të zbulonin masakrën zgjedhore të 25 prillit, nuk janë vënë dhe as nuk i vihen në dispozicion opozitës dhe rruga e vetme për t’i administruar ato në procesin ankimor është që vetë KAS-i t’i drejtohet me kërkesë organeve kompetente dhe të marrë të gjithë informacionin e kërkuar nga ana jonë.  Kjo vendimmarrje konstante për të mos administruar provat që ne kërkojmë shkon në drejtim të kundërt të transparencës të procesit zgjedhor dhe në drejtim të kundërt jo vetëm të pritshmërisë, jo vetëm të opozitës, e cila është ankuese në këtë proces por gjithë shqiptarëve dhe gjithë zgjedhësve për transparencë mbi çdo aspekt, ende të errët të masakrës zgjedhore të 25 prillit. 
 
Pyetje: Z.Kaso, PD nuk ka arritur t’i sigurojë vetë këto prova nga institucione të tjera por i kërkon KQZ-së? Sepse edhe në rastin e Gjirokastrës është i njëjti vendim dhe kështu mund të jetë edhe në qarqet e tjera që ju keni ankimuar. 
 
Ivi Kaso: Partia Demokratike u është drejtuar zyrtarisht institucioneve për t’i kërkuar këto prova, por provat të cilat demaskojnë sjelljen e paligjshme dhe tërësisht të vënë në shërbim të partisë në pushtet, të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, sigurisht ato nuk janë vënë dhe nuk besoj se do t’i vihen ndonjëherë në dispozicion opozitës.  Detyrimi është i qartë, që provat t’i vihen në dispozicion procesi ankimor, në kuadrin e një bashkëveprimi institucional që KAS duhet të ketë me institucionet e tjera të shtetit shqiptar që i disponojnë të plota këto prova. Dhe për sa kohë që këto prova nuk merren, nuk disponohen; procesi ankimor nuk mund të jetë i plotë, nuk mund të jetë  i qartë dhe çdo mosmarrëveshje zgjedhore nuk mund të zgjidhet në mënyrë të drejtë. 
Vazhdojmë të themi që pritshmëria e shqiptarëve, jo vetëm atyre që kanë votuar opozitën, që e kanë parë si shpresë për ndryshim, por të gjithë zgjedhësve në Shqipëri është që të marrin vesh dhe të kenë të qartë se çfarë ka ndodhur jo vetëm në datën 25 prill, por në çdo aspekt të përgatitjes së këtij procesi zgjedhor. Proces i cili është shënuar nga parregullsi të shumta, mbi të cilat ende sot refuzohet që të hidhet dritë.
 
Pyetje: Mos ndoshta sepse PD nuk ka prova në tavolinën e KAS, por ka vetëm indicie, të cilat janë të pamjaftueshme që ky komision t’i drejtohet institucioneve të tjera? 
 
Ivi Kaso: Partia Demokratike ka paraqitur një numër të madh provash mbi çdo aspekt të administrimit dhe procesit zgjedhor që ajo ka mundur të sigurojë. Por, Partia Demokratike nuk është institucion ligjzbatues, nuk ka kompetencat që kanë institucionet shtetërore. Dhe në këtë mënyrë ajo pret që në zbatim të repsektimeve të garancive që Kodi Zgjedhor ka mbi kërkesat e subjekteve politike, të bëhet dritë dhe të merren dhe administrohen të gjithë ato prova që nuk janë në disponibilitetin tonë sepse çfarë kemi patur, i kemi depozituar. Por, siç e thashë, detyrimi sipas nenit 137 të Kodit Zgjedhor, është i qartë që ekziston për KQZ, që në kuadër të një procesi ankimor të administrojë gjithçka tjetër që palët garuese në proces zgjedhor dhe ankimuese, nuk kanë patur mundësi që të sigurojnë dot vetë. 
 
Pyetje: Z.Kaso, çfarë ndodh nëse vendimi i KAS edhe për qarqet e tjera është njësoj si për Gjirokastrën? Si i vërteton PD pretendimet e saj? 
 
Ivi Kaso: Partia Demokratike gjithçka që ka pretenduar e ka të provuar dhe të gjitha provat që ajo disponon i ka të depozituar, së bashku me kërkesën ankimore në KAS, një pjesë e të cilave janë bërë publike, dhe një pjesë e të cilave me shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarqet e tjera do të bëhet publike. Ajo çka ne kemi pretenduar është që dimensioni i plotë i gjithçka çfarë ka ndodhur do të zbulohet dhe do të vijë në vëmendjen e publikut dhe në tryezën e KQZ, vetëm pasi të administrohet i gjithë dokumentacioni që ekziston nëpër agjenci të ndryshme shtetërore, nëpër institucione shtetërore, të cilën ata refuzojnë që ta ndajnë jo vetëm me PD, por edhe me mediat dhe me aktorë të tretë që kanë kërkuar të disponojnë këtë dokumentacion.  Ky dokumentacion, këto prova mund të sigurohen vetëm në mënyrë zyrtare, vetëm nga institucioni i cili shqyrton ankimet zgjedhore.  Dhe për këtë kërkesa jonë është e qartë dhe konsekuente, që është KAS-i i cili duhet të veprojë në bazë të një detyrimi ligjor që e ka qartësisht të shprehur në Kodin Zgjedhor. Ne do të vazhdojmë betejën tonë në të gjitha kërkesat ankimore, jo vetëm në KAS, por edhe në të gjitha shkallët ankimore, për sa kohë që të ketë ende organe që trajtojnë mosmarrëveshjet zgjedhore, si ankimet tona.
 
Pyetje: Do ta çoni në Kolegj?
 
Ivi Kaso: Kaq për sa i përket procesit të sotëm. Në ditët në vijim besoj do të kemi rast të shohim edhe shqyrtimin e kërkesave të tjera ankimore dhe shpresojmë që thirrjet tona për administrim të të gjitha provave që vërtetojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit të merren në konsideratë dhe institucionet të zbatojnë detyrimin që ligji iu përcakton. 
 
Pyetje: A nuk ju duket e humbur beteja, për sa kohë që KAS nuk ka në plan që të marrë prova të tjera? Dhe a mendoni se ishte e kotë marrëveshja e 5 Qershorit që krijoi këtë institucion. A është KAS-i i kapur sot?
 
Ivi Kaso: Për sa kohë që ne jemi në kuadër të shqyrtimit të një mosmarrëveshje zgjedhore, ne flasim për gjithçka çfarë ka ndodhur. Dhe pritshmëria jonë për institucionet, për KQZ, për KAS, për Kolegjin Zgjedhor është që ato të zbatojnë ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Sa herë që kjo nuk ndodh, ne siç kemi bërë në të shkuarën, do të jemi këtu për të denoncuar moszbatimin e ligjit, shkeljen flagrante të tij dhe pse jo reformat e ardhshme zgjedhore le të trajtojnë gjithçka që ndodh në këtë proces.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vendosi sot që të hapen 24 kuti në 24 qendra votimi pas ankesave të bëra. KAS do të shqyrtojë nga të dhënat e materialeve zgjedhore të këtyre 24 kutive përputhshmërinë e listave të zgjedhjeve, identifikimin elektronik të tyre. Gjithashtu gjatë mbledhjes KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike për të dorëzuar prova shtesë në lidhje me ankesat e tyre për qarkun e Beratit. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ivi kaso kas 15 maj 2021 pd ankimon ne kas zgjedhjet 25 prill 2021 ivi kaso kas 15 maj 2021 pd ankimon ne kas zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll
Politike 15 Maj 2021, 08:21

TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, (KAS) ka vendosur që të hapë kutitë e disa qendrave votimi në qarku...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet