Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË- Zbardhet dëshmia e 17-vjeçares që u shfrytëzua për prostitucion nga çifti Gerald Mali (Stamolla) dhe Evisa Mema. Para oficerëve të policisë 17-vjeçarja ka deklaruar se çifti e ka kërcënuar se do i vriste nënën dhe vëllain nëse nuk prostituonte.
“Më kërcënuan se do të më vrisnin vëllanë 5 vjeç dhe nënën nëse nuk do të punoja për ta. Nga frika u detyrova të prostituoja. Më dërguan në një hotel tek ish-Shkolla e Bashkuar dhe për disa ditë me radhë kam qëndruar aty duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me klientët që i sillnin ata të dy”,”, kështu ka deklaruar 17-vjeçarja para oficerëve të policisë, shkruan Panorama.
Më pas, sipas vajzës tutorët e kanë dërguar në një tjetër hotel te zona e “Freskut”, ku ka qëndruar edhe 5 ditë, sërish duke kryer të njëjtën “punë”.
“Nuk mund të duroja dot më në atë gjendje dhe vendosa t’i shkruaja një shoku. Këtë e bëra që të mashtroja Geraldin dhe Evisën e të ikja prej tyre”, ka treguar e dëmtuara.
Sipas dëshmisë që ndodhet në dosjen e Prokurorisë, vajza shpjegon se duke menduar se po shkonte për të “punuar”, çifti i dyshuar e lejuan të largohej, por pak orë më vonë i shkuan në shtëpi dhe i morën vëllanë e mitur, duke e kërcënuar që të kthehej sërish tek ata.
“Iu kërkova vetëm pak minuta kohë sa të vishesha dhe të bëja tualet. Kur ata po prisnin jashtë shtëpisë, unë dola nga dera e pasme dhe shkova në Polici, ku i denoncova”, tregon 17-vjeçarja. Ndërkohë që ajo ndodhej duke bërë kallëzim në Polici, tutorët telefonuan nënën e saj duke e kërcënuar se do të punonte ajo në vend të vajzës për të shlyer pagesën e hotelit.
Në rrëfimin e saj tronditës vajza thotë se nuk merrte asnjë para nga “puna” që bënte, përveç ndonjë pakete cigaresh apo diçka për të ngrënë, vetëm një herë në ditë. Po kështu, ajo ka theksuar se të rinjtë ushtronin dhunë ndaj saj. Për të provuar dhunën e ushtruar ndaj saj, adoleshentja ka treguar edhe shenjat në vende të ndryshme të trupit, që janë fotografuar dhe është bërë këqyrja mjekoligjore.
Çifti i tutorëve, Gerald Mali (Stamolla) dhe Evisa Mema u arrestuan një ditë më parë. Gjatë seancës gjyqësore ata e kanë kundërshtuar akuzën e ngritur ndaj tyre. Megjithatë gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Minsitrja e Arsimit Besa Shahini ka zhvilluar një mbledhje me zv/ministren Nina Guga, drejtorët Zamira Gjini , Selman Hodaj e Gerti Janaqi, duke qe...
TIRANË– Politologu Bardhyl Mahmuti ka mbështetur idenë e këngëtarit shqiptar Genc Prlevukaj, për largimin nga rrjetet sociale të të gjithë atyre që mbështe...
TIRANË– 11 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se është arrestuar, një 60-vje&cce...
TIRANË- Pronarët e banesës në “Vasil Shanto” që pritet të shembet, kërkojnë me ngulm paratë e kompesimit. E zonja e shtëpisë ka deklaruar se banesën e kanë...
SHKODËR- Dhunimi i një vajze dhe filmimi e më pas shpërndarja në rrjetet sociale ka sjellë prangosjen nga policia të autores së rrahjes, Margerite Gjoni, r...
TIRANË– Emisioni “Zonë e lirë”, që prej 17 vitesh drejtohet nga Arian Çani, nuk do të shfaqet më në ekranin e Tv Klan, siç ka ndodhur deri më...
DURRËS- Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në qeli Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, dy autorët e vrasjes së Florian Lamçes. Mësohet se Sanxh...
VLORË– Një fëmijë është aksidentuar në aksin rrugor Vlorë-Levan. Mësohet se fëmija ka qenë në anë të rrugës, në momentin që është përplasur nga një automje...
TIRANË– Italia kërkon ektradimin e Bujar Sejdinajt, i njohur ndryshe si “Xhaxhai” i cili i arrestua një muaj më parë në operacionin ku u godit banda ...
TIRANË- Ditën e sotme INUV ka nisur një aksion për shembjen e një banese në rrugën “Vasil Shanto”, por ka hasur kundërshtinë nga ana e banorëve. Mësohet se...