"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Unë do rri këtu, le të më shkelin me fadromë”/ Pronarët e banesës tek “Vasil Shanto” thirrje shtetit: Na dëmshp
25 Gusht 2020, 09:47Nga DOSJA
TIRANË- Pronarët e banesës në “Vasil Shanto” që pritet të shembet, kërkojnë me ngulm paratë e kompesimit. E zonja e shtëpisë ka deklaruar se banesën e kanë me dokumente të rregullta dhe shteti duhet t’u japë paratë. Ajo thekson se nëse shteti nuk i kompeson në kohë, ajo bashkë me familjen janë në qiell të hapur.
“Katin e parë të banesës e kam biznes. Na kanë vlerësuar banesën vetëm si objekt jetese. Shtëpinë e kam blerë me hipotekë dhe jam me letra. Nuk na kanë hedhur asnjë lekë në bankë. Nuk kemi gjetur asnjë strehë kur të futemi. Në fillim na kanë thënë vetëm 20% të vlerës do ju japim, por si i bëhet këtij muhabeti kështu. Unë nuk e marr vesh si është kjo punë. Le ta bëjnë rrugën, por të më japin lekët. Unë këtu do rri, le të më shkelin me fadromë.”, shprehet gruaja.
Ndërsa, burri i saj shprehet: “Unë dua paratë. Më thonë që do t’i japim lekët ditën enjte. Më thonë të enjte do i kalojmë në thesar. Unë i kam frikë këta, se këta gënjejnë.”.
Mëngjesin e sotëm, tre pjesëtarë të një familje te ‘Vasil Shanto’ hipën në tarracë për të mbrojtur banesën e tyre që preket nga projekti i një rruge. Ata deklarojnë se duan kompensimin e pronës së tyre, e më pas INUV të vijojë me shembjen.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR- Dhunimi i një vajze dhe filmimi e më pas shpërndarja në rrjetet sociale ka sjellë prangosjen nga policia të autores së rrahjes, Margerite Gjoni, r...
DURRËS- Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në qeli Adriano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, dy autorët e vrasjes së Florian Lamçes. Mësohet se Sanxh...
VLORË– Një fëmijë është aksidentuar në aksin rrugor Vlorë-Levan. Mësohet se fëmija ka qenë në anë të rrugës, në momentin që është përplasur nga një automje...
TIRANË– Italia kërkon ektradimin e Bujar Sejdinajt, i njohur ndryshe si “Xhaxhai” i cili i arrestua një muaj më parë në operacionin ku u godit banda ...
TIRANË- Ditën e sotme INUV ka nisur një aksion për shembjen e një banese në rrugën “Vasil Shanto”, por ka hasur kundërshtinë nga ana e banorëve. Mësohet se...
TIRANË- Mjeku i njohur, Roland Xhaxho, i cili fitoi betejën me koronavirusin ka dhuruar plazmën e gjakut, në ndihmë të pacientëve të infektuar dhe që ndodh...
TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ngre dyshime për besueshmërinë në raportimin e shifrave të viktimave nga Covid-19 në Shqipëri. Nëpërmjet ...
GREQI– Një 63-vjeçar i identifikuar si Ndue Nikolli është gjetur i pajetë në një anije shqiptare në Greqi. Ka qenë agjenti i anijes me flamur shqiptar “B...
FIER– Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar pusullën tre personave të tjerë të dënuar, të cilët do të duhet të vetëdeklarojnë pasurinë e tyre.Dosja.al më...