Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Nëna e një të arrestuari për vrasje pretendon se ndaj familjes së saj kanë nisur kërcënimet. Gruaja me inicialet H. L sipas burimeve të sigurta të gazetës “SI” është nëna e Ilir Likës, I arrestuar për vrasjen e dyfishtë në Laҫ ku u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. 62 vjeҫarja ka shkuar në polici bëjnë me dije burimet dhe kallzon të panjohurit që pas prangosjes së të birit po I shkruajnë duke e paralajmëruar. H. Lika tregon pranë komisariatit Nr.3 se menjëherë pasi djali I saj përfundoi në qeli njerëz të panjohur e telefonojnë
“Telefonojnë dhe nuk flasin. Më shqetësojnë me numra privatë dhe unë i pyeta kush jeni përsë më shqetësoni?”
Mbas telefonatave anonime në telefonin e 62 vjeҫares janë dërguar edhe mesazhe përmes what’s up. “Më shkruajtën ku është Iliri? A ta kanë kapur prapë?Pse nuk fol? Nuk të pëlqen? Bafsh me shëndet”
62 vjeҫarja shprehet e shqetësuar para oficerit të policisë duke shtuar “ nuk e di pse m’i ҫojnë këto mesazhe dhe ku ma kanë gjetur numrin?”
Policia I tha gazetës “ Si” se ka mbajtur shënim pretendimet dhe agjentët kqyrën telefonin për llogari të hetimeve “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike”
Kush është Ilir Lika?
Lika u arrestua në Tiranë pas tentativave të tij për t’ju fshehur drejtësisë që nisi hetimet pas vrasjes së Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit , të qëlluar me breshëri automatiku teksa po pinin kafe. Ai dyshohet si bashkëpuntor i Eduart Lamaj, Elson Aliaj Klaudio Përkolës në këtë krim. Të gjithë ata u implikuan në vrasjen e biznesmenëve, që sipas të penduarit Eduart Lamaj hynë në ambjentin që ata po frekuentonin për të trembur pronarët e hotelit. Por pavarësisht kësaj piste të shtruar nga personi që qëllloi me armë dhe që një muaj më vonë u zbulua në një sallë operacioni në një spital privat në kryeqytet, prokuroria e Laҫit ka edhe pista të tjera për të cilat mbetet e rezervuar. Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit mbrëmjen e 30 majit , dërgoi në policinë lokale në Laҫ një sërë të shoqëruarish persona me precedentë penalë. Pak orë pas krimit, një I ri i plagosur me armë zjarri u arrestua sapo ai kërkoi ndihmë, dhe gjykatat ju bindën kërkesës së prokurorisë për ta lënë nën arrest me burg pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë në vendngjarje që shfaqënin atentatorin teksa largohet nga bashkëpuntorët I plagosur. Por pavarësisht këtij veprimi, më tepër se një muaj më vonë nga hetimet sekrete u pa se personi që shfaqej në kamera dhe që qëllon me automatik e që po ashtu u plagos, ishte një shtetas tjetër, Eduart Lamaj. Familja e dërgoi të riun në një spital privat mnë Tiranë për të kuruar këmbën e gangrenizuar që gjatë ditëve të arratisë ishte kuruar në kushte amatore. Së bashku me Lamaj u prangosën edhe dy mjekët e përfshirë në shpëtimin e vrasësit.
Marrë nga Gazeta “Si”
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Është caktuar masa arrest me burg për Erjon Trungun, inspektorin e Tatimeve i cili u arrestua për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë ...
POGRADEC– Policia e Pogradecit identifikon një tjetër vajzë të abuzuar nga Blerim Bizgjoni. Megjithatë ende nuk dihen detaje lidhur me vajzën e abuzuar.vijon…(k...
ELBASAN– Zjarri ka përfshirë ditën e sotme kodrat me ullinj në zonën e Bradasheshit të Elbasanit.Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e zjarrit mirëpo zjarrëfikëset...
TIRANE– Bes Kallaku ishte mik me biznesmenin Eugert Lazaj, i cili u vetëvra në shtëpinë e tij më 30 korrik. Fillimisht aktori i humorit bëri një postim pr...
Më datën 10 qershor, në medien turke “Habertürk”, gazetarja Kybra Par, botoi një intervistë me kundëradmiralin në pension doc. dr. Xhihat Jajxhë (Cihat Yaycı), ...
MIRDITË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditene sotme në Rrugën e Kombit, ku një shtetas nga Kosova ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhu...
TIRANË– Mjeku Petrit Vargu ka konfirmuar ndarjen nga jeta të kirurgut, Agron Menzelxhiu, i cili ishte infektuar nga pandemia e koronavirusit. Me anë ...
Gazeta Sunday Express i ka kushtuar një investigim special asaj që e quan si Godfatherat e ri të fermave më kanabis në Britani.Jon Austrin editori krimeve në kë...
KORCE– Një 61-vjeçar është arrestuar në qytetin e Korçës pasi akuzohet për kultivim lëndësh narkotike. Në pranga ka rënë A. Z., 61 vje&ccedi...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për Meard Berberin, Anterio Kaloshin dhe Ervin Kalanë, të tre të arrestuar për ngjarjen e ndodhur në Tush...