Aktualitet

Me copa metali në trup, transportohet drejt Traumës pas atentatit Eljus Thartori, dëshmia: Më shpërtheu telefoni

Gjithashtu është zbardhur edhe dëshmia e ish-mësuesit, që ka bërë edhe 10 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Thartori mësohet të jetë shprehur për autoritetet se i ka shpërthyer telefoni në dorë pasi e kanë qëlluar me armë.
Featured image of article: Me copa metali në trup, transportohet drejt Traumës pas atentatit Eljus Thartori, dëshmia: Më shpërtheu telefoni Eljus Thartori
Përditësuar:

TIRANË– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin që një natë më parë iu bë ish-mësuesit Eljus Thartori në Vlorë. Mësohet se 36-vjeçari i gjetur me copa metali në trup është transportuar drejt Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu është zbardhur edhe dëshmia e ish-mësuesit, që ka bërë edhe 10 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Thartori mësohet të jetë shprehur për autoritetet se i ka shpërthyer telefoni në dorë pasi e kanë qëlluar me armë.

Më plasi telefoni në dorë, shpërtheu,”- mësohet të ketë thënë Thartori. Mesa duket plumbi që e ka kapur, ka prekur edhe telefonin dhe për pasojë aparati ka shpërthyer.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë, persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt ballkonit të Eljus Thartorit për ta vrarë atë. Thartori është një person i njohur për policinë. Ai ka bërë 10 vite bur për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. 

Gjithashtu 36-vjeçari ka punuar si mësues në shkollën 9-vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë.

(f.m/dosja.al)

  • 9:51

    “Më plasi celulari në dorë”, flet i dënuari për vrasje që iu bë atentat në Vlorë

    Eljus Thartori, ish-mësuesi i dënuar me 10 vite burg për vrasje ka folur një ditë pasi e qëlluan me armë në ballkonin e shtëpisë së tij. Burime për Dosja.al theksojnë se Thartori është shprehur se pasi e kanë qëlluar me armë, i ka plasur telefoni në dorë.

    Më plasi telefoni në dorë, shpërtheu,”- mësohet të ketë thënë Thartori.

    Pas plagosjes 36-vjeçari që ka kryer edhe 10 vite burg për vrasje është gjetur me copa metali në trup. Mesa duket plumbi që e ka kapur, ka prekur edhe telefonin dhe për pasojë aparati ka shpërthyer.

Shto Koment