Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë– Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë 3 persona pasi akuzohen se kanë vjedhur bizhuteri, celularë dhe para. Nga policia janë arrestuar P. K., 37 vjeç, E. R., 34 vjeç dhe R. M., 25 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni “Përsëritësit”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2.
Vihen në pranga tre shtetas. I vjedh celularin në rrugë nga çanta një shtetaseje, identifikohet dhe arrestohet autori. Në pranga 37-vjeçari, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vjedhje. Në pranga edhe dy shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë kryer disa vjedhje banesash e marketesh.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënë para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Përsëritësit”, si rezulat i të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:
P. K., 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me 18 muaj burg për vepren penale “Vjedhja”.
E. R., 34 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim dokumentesh.
R. M., 25 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë.
Shtetasi P.K., në rrugën “Myslym Shyri”, i ka vjedhur një shtetasje, nga çanta e krahut, celularin iPhone XS Max. Në cilësinë e provës materiale u sekestrua celulari i vjedhur nga 37-vjeçari. Po ky shtetas dyshohet edhe për vjedhje të tjera, të kryera në këtë formë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.
Ndërsa shtetasit E.R dhe R.M në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur çelësin e banesës së shtetases L.A, kanë vjedhur në kohë të ndryshme, gjatë muajit korrik dhe gusht të këtij viti lekë, euro, bizhuteri, celularë, një kartë bankomati në emër të shtetases L. A., me anë të së cilës kanë kryer tërheqje lekësh në bankomat nga llogaria e kësaj shtetaseje.
Shtetasit E.R. dhe R.M. dyshohet se kanë kryer vjedhje të një marketi, një varëse floriri, të cilën ja kanë marrë nga qafa një shtetaseje dhe vjedhje banesash, për të cilat vijon puna për dokumentimin e tyre.
Materialet e para procedurale do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit P.K dhe për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim për shtetasit E.R dhe R.M.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e përdhunimit. Bëhet fjalë pë...
TIRANË– Eljus Thartori, ish-mësuesi i dënuar me 10 vite burg për vrasje ka folur një ditë pasi e qëlluan me armë në ballkonin e shtëpisë së tij. Burime për...
Vlorë- Në orët e para të mëngjesit të sotëm një velierë me emrin ‘AIOLOS’ me flamur Hollandes, e cila ishte nisur nga Saranda me dy persona në bord pësoi defekt...
TIRANË– Kanë dalë momentet e arrestimit të DJ-t mjaft të njohur për publikun shqiptar, Vin Veli. Në videon e publikuar nga Report TV, shihet teksa fo...
Tiranë- Gruaja e kryeministrit shqiptar, Linda Rama ka deklaruar në një postim të fundit në Twitter se Shqipëria ka nevojë për një shoqëri që mendon në mënyrë k...
TIRANË– Mëngjesin e sotëm u publikua lajmi se DJ i famshëm Vin Veli është arrestuar në zonën e ish-Bllokut. “Report TV”, publikoi dhe shtoi më tej se Veli,...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...
KORÇË- Juxhin Kulla, personit të cilit iu bë atentat sot në banesën e tij në Korçë, nuk është një emër i panjohur për Policinë. Ai rezulton m...
KORÇË- Policia e Korçës ka reaguar pas atentatit të ndodhur sot në lagjen 3 të këtij qyteti. Sipas një njoftimi për mediat, Policia bën me di...
KORÇË- Në drejtim të një banese është qëlluar me armë sot në mbrëmje në Korçë. Sipas informacioenve të deritansishme mësohet se nuk ka të lën...