LIVE UPDATES
Aktualitet

Me apartamente nga Tirana në Vlorë/ Gjyqtarja e Apelit “zhduk” 25 000 euro hua, si ndyshuan ndër vite deklarimet

14 Nëntor 2019, 13:03 Nga DOSJA
Me apartamente nga Tirana në Vlorë/ Gjyqtarja e Apelit

Vlorë- Procesi i Vettingut ka nxjerrë jashtë loje mjaft gjyqtarë dhe prokurorë, që nuk kanë mundur të justifikojnë pasurinë.

Pasuria në deklaratën fillestare e vitit 2003, ndryshon në mënyrë drastike me vitet në vijim edhe pse burimet e të ardhurave thuajse janë të njëjta.

Kështu ka ndodhur edhe me gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Elbana Lluri. Të ardhurat sipas të dhënave të ILDKPKI, gjyqtarja Lluri i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit, gjyqtarit Gerd Hoxha.

Në vitin 2004, gjyqtarja Lluri, deklaron 5 000 000 lekë, të ruajtura në shtëpi dhe të ardhurat nga paga, ndërsa në vitin 2005 ajo ka blerë një autoveturë Fiat Punto me vlerë 5 000 euro, të cilin e ka shitur një vit më vonë me vlerë 400 000 lekë për të blerë një automjet tip Opel Corsa në shumën 250 000 lekë.

Përveç pagës së gjyqtare ajo deklaron dhe pagën si pedagoge në një universitet privat.

Në vitin 2009, ajo deklaron një kredi bankare në shumën  25 000 euro me afat deri në vitin 2024, të cilën e ka shlyer më herët në vitin 2011.

Në vitin 2011, një apartament me sipërfaqe 125 m2 me vlerë 6 500 000 lekë. Po në të njëjtin vit, deklaron një hua pa afat në shumën 25 000 euro, marrë  nga prindërit.

Këtë shumë parash se ka përmendur më në asnjë vit tek deklaratat e pasurisë.

Në vitin 2012, gjyqtarja ka marrë në posedim automjetin Citroen 4 me kontratë qiraje me një kompani, në vlerën 16 500 euro.

Gjithashtu në këtë vit, bashkëshorti i saj ka marrë një kredi në shumën 5 000 000. Ptundshmërinë e ka shtuar në vitin 2016 një apartament banimi me sipërfaqe 126.5 m2, në Vlorë, në bashkëpronësi me bashkëshortin Gerd Hoxha, me vlerë 55 452 euro. Po në vitin 2012 ka blerë një automjet Toyota me vlerë 5 000 euro.

Në vitin 2017 deklaron blerjen e një motorri nga bashkëshortime vlerë 147 000 lekë, të cilin e ka shitur një vit më vonë në shumën  200 000 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Elbana Lluri.

Viti 2004

Të holla të ruajtura në shtëpi në 5 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga mujore e subjektit deklarues nga shkolla e magjistraturës në shumën 37 500 lekë.

Të ardhura nga paga mujore e subjektit deklarues nga Gjykata e Tiranës, në shumën 195 630 lekë.

Të ardhura nga paga mujore e subjektit deklarues si pedagoge në fakultetin juridik në një universitet privat në shumën 25 000 lekë.

Pensioni mujor i babait në shumën 10 500 lekë.

Pensioni mujor i nënës në shumën 7 000 lekë në muaj.

Viti 2005

Autoveturë Fiat Punto me vlerë 5 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 705 552 lekë.

Të ardhura nga paga mujore e subjektit deklarues si pedagoge në fakultetin juridik në një universitet privat në shumën 25 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 972 560 lekë.

Të ardhura nga paga mujore e subjektit deklarues si pedagoge në fakultetin juridik në një universitet privat në shumën 360 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit Fiat Punto në shumën 400 000 lekë.

Automjet tip Opel Corsa në shumën 250 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura nga puna si pedagoge në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 825 442 lekë.

Të ardhura nga paga mujore e subjektit deklarues si pedagoge në fakultetin juridik në një universitet privat në shumën 45 000 lekë dhe nëntor-dhjetor, 15 000 lekë në muaj.

Viti 2008

Të ardhura nga paga në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga puna si pedagoge në shumën 25 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 819 775 lekë.

Të ardhura nga paga mujore e subjektit deklarues si pedagoge në fakultetin juridik në një universitet privat në shumën 25 000 lekë, për janar-shkurt 2008.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 813 535 lekë.

Kredi bankare në shumën  25 000 euro me afat deri në vitin 2024.

Viti 2010

Kursime nga paga si gjyqtare në shumën 200 000 lekë.

Ka shitur automjetin në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 810 000 lekë.

Kredi bankare në shumën  25 000 euro me afat deri në vitin 2024. Shuma e pashlyer është 23 000 euro.

Viti 2011

Ap me sip 125 m2 në bashkëpronësi me vlerë 6 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 858 557 lekë.

Kredi bankare në shumën  25 000 euro me afat deri në vitin 2024. E deklaron të shlyer plotësisht kredinë.

Hua pa afat në shumën 25 000 euro nga prindërit. Me këtë shumë ka shlyer kredinë e parë.

Viti 2012

Marrje në posedim automjeti Citroen 4 me vlerë 16 500 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 806 588  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si gjyqtar në shumën 899 652 lekë.

Shpërblim për bashkëshortin si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 6 000 lekë.

Shpërblim për bashkëshortin nga puna e kryer si ekspert për të drejtën e autorit në shumën 220 dollarë.

Dorëzanëse për një kredi për shtëpi në shumën 5 000 000 lekë. Huamarrës rezulton bashkëshorti.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 879 640 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si gjyqtar në shumën 895 368 lekë.

Shpërblim për bashkëshortin si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 29 000 lekë.

Dorëzanëse për një kredi për shtëpi në shumën 5 000 000 lekë. Huamarrës rezulton bashkëshorti. Shuma e pashlyer është 4 697 036,2 lekë.

Kontratë e qirasë financiare, lidhur më një shoqëri nga gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj për makinën Citroen 4, me vlerë16 500 euro. Shuma e pashlyer është 5 799, 62 euro.

Viti 2014

Kursime të bashkëshortëve në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 110 750 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si gjyqtar në shumën 1 121 978 lekë.

Shpërblim për bashkëshortin si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 75 600 lekë.

Dieta të bashkëshortit të paguara nga Federata Ndërkombëtare e Notit, për udhëtimet në SHBA dhe Katar, në cilësinë e kryetarit të komisionit të Apelimit të FSHN-së, në shumën 1 000 dollarë për secilin udhëtim.

Dorëzanëse për një kredi për shtëpi në shumën 5 000 000 lekë. Huamarrës rezulton bashkëshorti. Shuma e pashlyer është 4 555 085,09lekë.

Kontratë e qirasë financiare, lidhur më një shoqëri nga gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj për makinën Citroen 4, me vlerë16 500 euro. Shuma e pashlyer është 5 046,26 euro.

Viti 2015

Gjendje cash në banesë në shumën 800 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 799 794  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si gjyqtar në shumën 1 145 909 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si ekspert, lehtësues  dhe pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 135 750 lekë.

Rimbursim nga USAID për akomodimin në Poloni, në kongresin vjetor të shoqatës evropiane të gjyqtarëve në shumën 36 716 lekë.

Dorëzanëse për një kredi për shtëpi në shumën 5 000 000 lekë. Huamarrës rezulton bashkëshorti. Shuma e pashlyer është 4 429 910,42 lekë.

Kontratë e qirasë financiare, lidhur më një shoqëri nga gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj për makinën Citroen 4, me vlerë16 500 euro. Shuma e pashlyer është 2 860 45 euro.

Viti 2016

Ap banimi me sip.126.5 m2, në Vlorë, në bashkëpronësi me bashkëshortin Gerd Hoxha, me vlerë 55 452 euro.

Shtim të ardhurash nga tërheqja e pagesës së bërë prej bashkëshortit për studime në UET, në shumën 2 000 euro.

Shtim të ardhurash nga shitja e automjetit Citroen 4 në shumën 10 500 euro.

Blerje automjeti Toyota me vlerë 5 000 euro.

Pakësim të ardhurash për shkak të blerjes së automjetit dhe shlyerjes totale të kredisë, sipas kontratës së qirasë financiare, në vlerën 3 056 euro.

Shuma që bashkëshortët deklarojnë cash në banesë është 500 000 lekë dhe 4003, 05 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 155 378  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si gjyqtar në shumën 1 140 844 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si ekspert, lehtësues  dhe pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 76 40 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, përfituar nga honoraret e mbledhjes së KLD në shumën 102 000 lekë.

Dorëzanëse për një kredi për shtëpi në shumën 5 000 000 lekë. Huamarrës rezulton bashkëshorti. Shuma e pashlyer është 4 288 786, 31 lekë.

Viti 2017

Blerje motorri me vlerë 147 000 lekë.

Pakësim të ardhurash cash në banesë në shumën 500 000 lekë.

Tërheqje nga llogaria bankare në shumën 1 500 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 222 646  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si gjyqtar në shumën 1 150 139 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si ekspert, lehtësues  dhe pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 9 830 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, përfituar nga honoraret e mbledhjes së KLD në shumën 93 500 lekë.

Dorëzanëse për një kredi për shtëpi në shumën 5 000 000 lekë. Huamarrës rezulton bashkëshorti. Shuma e pashlyer është 3 988 674 66 lekë.

Viti 2018

Shitje motorri më vlerën 200 000 lekë.

Tërheqje e pagesësë së bërë për studime të doktoraturës së bashkëshortit në UET, në shumën 2 000 euro.

Tërheqje nga llogaria bankare e bashkëshortit në shumën 500 euro.

Gjendje cash në banesë, shumat 300 000 lekë dhe 2 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 1 219 294  lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si gjyqtar në shumën 1 230 779 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, përfituar nga honoraret e mbledhjes së KLD në shumën 85 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit ai anëtar i Dhomës Kombëtare të Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF, në shumën 170 000 lekë.

Dorëzanëse për një kredi për shtëpi në shumën 5 000 000 lekë. Huamarrës rezulton bashkëshorti. Shuma e pashlyer është 3 988 674, 66 lekë.

Marrë nga CNA.al

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbana lluri pasuria e gjyqtares elbana lluri elbana lluri pasuria e gjyqtares elbana lluri

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim