Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Artisti i mirënjohur, Bujar Kapexhiu festoi ditën e djeshme 75-vjetorin e lindjes në mënyrën më të bukur. Ai çeli ekspozitën me 100 karikaturat ‘Me ndërkombëtarët’ dhe prezantoi librin e tij ‘Rreth e Rrotull’.
Mes miqve, kolegëve, artistëve dhe figurave të njohura të politikës në vend, Kapexhiu prezantoi krijimtarinë e tij, ku problemet aktuale në vendin tonë përkthehen me nota humori dhe ‘thumb’ ndaj drejtuesve të vendit.
Në këtë aktivitet, ai u nderua me dekoratën ‘Nder i Kombit’ nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, si një nga artistët më të guximshëm të skenës, kinematografisë, artit pamor dhe krijimtarisë shqiptare.
Me anë të ekspozitës me 100 karikatura dhe publikimit të librit të tij ‘Rreth e Rrotull’, artisti sjell me anë të penës së tij momentet më pikante të ngjarjeve politike në Shqipëri.
Në fokus të karikaturave qëndrojnë figurat ndërkombëtare, të cilat janë gjithmonë të përfshira në politikën shqiptare. Sipas Kapexhiut, marrëdhëniet me ndërkombëtarët janë të shumta dhe ndikimi i tyre në qeverisjen shqiptare luajnë një rol kyç. Në këtë krizë politike, artisti zgjodhi t’i sjell kështu këto figura. Spikat figura e ish- ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, kjo edhe për shkak të flokëve të saj të kuq e kaçurrelë që thyejnë bukur ngjyrat në vizatim.
Për artistin kjo ekspozitë me në fokus politikën sjell një temë dhe mesazh tepër aktual nga situatat politike në vendin tonë. Por në sytë e tij, Berisha dhe Rama janë figurat më të veçantë, me veprime dhe mosveprime ata ndikojnë shumë tek krijimtaria e tij. Qëllimi është që karikatura të komunikojë me shikuesit. Sot karikaturat janë shndërruar në një nga format më të dashura në sytë e të gjithëve, dhe duket se kjo rrymë po ngjallet fort edhe në Shqipëri.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Një deklaratë e këngëtarit Sabri Fejzullahu ku përmend emrin e kolegut të tij Flori Mumajesit për blerje klikimesh ka bërë xhiron e portaleve. “Është e pam...
SHBA- Një gjel deti është kthyer në personazhin kryesor të rrjetit në New Hampshire. Fox News ka publikuar disa pamje ku shihet një gjel i cili kalon me radhë t...
Rusja Elena Berkova, një aktore e filmave porno është duke kandiduar për të zënë vendin e kryebashkiakes ne qytetin Murmansk të Rusisë. 34-vjeçarja shpre...
Mozzik dhe Loredana kanë pak muaj që janë bërë prindër të një vajze dhe duken shumë të lumtur me praninë e saj. Çifti postojnë gjatë gjithë kohës foto të...
Më 9 prill të vitit 1973, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë është mbajtur një diskutim krijues me temë: “Mbi heroin pozitiv në gazetën ‘Drita’ m...
TIRANË- Balerini i njohur Graciano Tagani ka vënë në siklet këngëtaren Fifi, duke i bërë një pyetje tejet personale. Gjatë emisionit ‘Mos i fol shoferit’, ...
Një eksperiment rihap një debat të gjatë në shkencën neurologjike:Si do të funksionojë vullneti?A ka vullnet të lirë?Çfarë ndikon në drejtimin e zgjedhje...
SHQIPËRI– Sot besimtarët bektashinj festojnë festën e Nevruzit, që do të thotë “ditë e re”. Ky është emri i vitit të ri iranian, i njohur edhe si Viti i Ri...
Maya e ka mbajtur për shumë muaj sekrete shtatzëninë e saj dhe ka rrëfyer se kjo ka qenë për arsye supersticioni.Mirëpo në emisionin e Rudinës për herë të parë ...
Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet e showbiz-it që tërheqin vëmëndje sa herë postojnë në rrjetet sociale.Ata kanë pak kohë që e kanë bërë lidhj...