Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
HAGË– Në Hagë është duke vazhduar konferenca mbi ecurinë e çështjes në çështjen ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Nxjerrja e materialeve ka përplasur mbrojtjen me Prokurorinë.
Prokurori i ZPS-së ka thënë se mbrojtja ka kërkuar 27 materiale të cilat Prokuroria s’ua ka ofruar pasi i konsideron jorelevante për avokatët.
“Mbrojtja ka bërë kërkesë për 27 materiale dhe ne nuk kemi menduar që ky informacion është i vlefshëm për mbrojtjen”, – ka thënë Prokurori.
Avokati mbrojtës i Hysni Gucatit, Jonathan Reese, ka thënë se po kërkojnë vetëm atë për të cilën gjykatësi Nicolas Guillou e ka urdhëruar Prokurorinë që ta bëjë.
“Prokuroria thotë se nuk po kupton çfarë po kërkon mbrojtja. Është ajo që keni urdhëruar ju z.gjykatës”,– tha ai.
“Nxjerrje të plotë dhe njoftim të hollësishëm pa vonesë”, shtoi Reese.
Ai përsëriti kërkesën e tij, që mbështetet edhe nga mbrojtja e Nasim Haradinajt.
“Ne kërkojmë një listë me të gjitha materialet e hollësishme që i duhet mbrojtjes”,- tha avokati Reese.
Kurse avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt, Toby Cadman u shpreh se “pozicioni ynë është i përbashkët dhe ne shprehim shqetësimet tona për mënyrën sesi po sillet ZPS-ja”.
Vitin e kaluar, dy udhëheqësit e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, kishin vendosur ta quanin “Rrufeja” një person anonim që dërgonte në zyrat e tyre dokumente konfidenciale të Prokurorisë së Specializuar. Këto dokumente, Gucati e Haradinaj i publikonin në konferenca për media.
Më 26 shtator të vitit të kaluar, dy ish-krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ANGLI-Një biografi mbi Megan Markle është duke u përgatitur dhe ndoshta do të sjellë trazira në Pallatin Buckingham. Sipas CNN, shkrimtari Tom Baue, do të para...
HAGË- Ka nisur seanca e radhës paragjyqësore ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. Fillim...
RUSI– Një 25-vjeçare nga Rusia, Anastasia Scherbinina, vdiq nga një goditje elektrike pasi ishte duke përdorur smartphone-in e saj në banjë.Vajza ...
GJERAMNI-Instituti i vaksinimit “Paul Ehrlich”, në Gjermani kanë njoftuar se janë shkaktuar 31 raste të trombozës, pasi personat kanë marrë vaksinën...
HAGË-Ka nisur konferenca e tretë për ecurinë e çështjes ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe nënkryetarit Nasim Haradinajt.Akuza n...
BRAZIL– Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro bëri gjashtë ndryshime të kabinetit të hënën në rivendosjen më të madhe ministrore që kur ai mori detyrën ndë...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është zhvendosur në një shtëpi më të madhe, menjëherë pasi mori postin e kreut të qeverisë. Gazeta Express ka r...
GREQI– Mutacioni britanik i koronavirusit ka pushtuar Patrën e Greqisë, megjithëse në disa nga 107 mostrat e dërguara për analiza, u identifikuan tre orig...
HAGË-Seanca e radhës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nesim Haradinajn është shtyrë me 45 minuta.Seanca ishte plan...
KOSOVË-Ditën e sotme, ka filluar procesi i vaksimit të personelit shëndetësorë në Klinikën Infektive në QKUK.Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësi...