LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Mbreti Zog refuzoi dorën e Princeshës italiane…”, shtypi botëror për atentatin ndaj Zogut në Vjenë në vitin 19

13 Prill 2021, 05:49 Nga DOSJA
“Mbreti Zog refuzoi dorën e Princeshës italiane…”,

Dashnor Kaloçi/ Publikohet historia e panjohur të atentatit që i’u bë Mbretit Zog më 20 shkurt të vitit 1931 teksa ai ndodhej për kurime në Vjenë, nga ana e një grupi emigrantësh politikë shqiptarë që jetonin në kryeqytetin austriak, me në krye Ndok Gjeloshin, Aziz Çamin, dy ish-oficerët e Ushtrisë Shqiptare që kishin marrë pjesë në Kryengritjen e Qershorit të vitit 1924, si dhe Qazim Mulletin e Angjelin Sumën, të cilët pasi kishin zënë pritë në portën kryesore të Teatrit të Operas së Vjenës, qëlluan disa herë me revolverët e tyre ndaj Zogut dhe adjutantëve të tij, në kohën që ai po hipte në automjetin e tij që e priste aty afër, duke lënë të vrarë në vend, majorin Llesh Topallaj dhe duke plagosur ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ekrem bej Libohova.

Si u përcoll ai lajm dhe e gjithë ngjarja e atentatit ndaj Mbretit Zog që shpëtoi për mrekulli pa u prekur nga plumbat e atentatorëve, në gazetat më të mëdha të Europës dhe atyre të SHBA-ve, si: “The New Jork herald”, “Daily Telegraph”, Daily Express”, “Chicago Tribune”, “Moring Post”, “Universul”, “Daily Herald”, etj., të cilat gjetën rastin dhe botuan për disa muaj me rradhë në faqet e tyre me dhjetra artikuj, ku përveç ngjarjes në fjalë, i kushtuan shumë shkrime edhe miqësisë së Mbretit Zog me baroneshën austriake Maria de Janko dhe motrën e saj, Franciska de Janko, të cilat kishin qenë për disa kohë në Tiranë dhe me vajtjen e Zogut në Vjenë, edhe ato kishin shkuar aty duke u akomoduar në Hotel “Regina”, ku Mbreti i Shqiptarëve gjatë gjithë atyre ditëve, i frekuentonte shpesh dhe dilte me to në shëtitje në parqet më të bukura të Vjenës.
“Nji mësymje e egër mbi Mbretin e Shqipnies Zog, u ba sonte vonë në Vjenë ku Mbreti kishte ardh me u sherue prej Nevrostenies dhe prej helmit të nikotinit. Mbreti Zog me suitën e tij dhe me ca zyrtarë austriakë po sa kishte dalë prej Operas ku luajte “Legenda e Joze”, e kondaktueme prej Richard Strau dhe sa po zue vënd n’ë automobilin qi e priste jasht operas, u ndëgjuan krismat e revolvervet në të dy anët e automobilit. Mësyesit, dy njerëz veshun mirë me rrobat natet, qitshin me pushkë në xhamat e automobilit prej nji distance s’ë afërme.

Njerzit e Zogut e rrethuen automobilin dhe nxorrën revolet prej brezit dhe qëlluen mbi katilat me nji gjakftohtësi, tuj pandeh se gjendeshin në majë të maleve në zëmër të Shqipnisë dhe jo pranë operas së madhe të Vjenës. Major Topollaj, nji prej suitës së Mbretit, bashkë me nji ministër më trim, sakrifikuen jetën tuj i ba ballë trimnisht shiut të plumbave me qëllim që të shpëtojnë Mbretin e tyne. Topallaj shtjeu katër herë me revolver para se me ra i vdekun në tokë para se nji plumb i hini në true. Tuj ra majori, ministri i tij, Marshall Libohova, i cilli ka nji trup të madh, dolli para Mbretit dhe vazhdoi të shtjer mbi katilat qi u mbrapsojshin gjer sa muer nji plumb në kamë.

Dymbëdhjet të shtime u banë mbi Mbretin dhe shpëtimi i tij u duk nji gja e mrekullueshme. Katilat mbasi nuk mujtën me ja mbrrit qëllimit të tyne, u mundun të hikshin, por populli i Vjenës, i hidhëruem nga përdorimi i bujaris së qytetit të tyne, i kapi katilat dhe i rrahne për së keqi, deri sa ardhi policija. Të dy katilat i dërguan në nji burg dhe tash jan tuj u pyt. Mbreti Zog i cilli mbajti gjakftohtësin gjatë kësaj ngjarje, morri nji automobile dhe vajti në Hotelin “Imperial” në Ring Strasse ku banon që kur ka ardh në Vjenë”.

Kështu shkruhet në mes të tjerash në gazetën britanike “Daily Express” të datës 21 shkurt të vitit 1931, e cila në faqet kryesore të saj jepte lajmin e atentatit që i’u bë Mbretit Zog nga ana e një grupi emigrantësh politik shqiptar me në krye: Ndok Gjeloshin, Aziz Çamin, Qazim Mulletin dhe Angjelin Sumën, që jetonin si azilantë në kryeqytetin austriak, të cilët pasi kishin bërë planin e vrasjes së Zogut, atë ditë kishin zënë pritë përballë hyrjes kryesore të Teatrit të Operas së Vjenës, ku Mbreti Shqiptarëve i shoqëruar dhe nga adjutanti i tij, major Llesh Topollaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ekrem bej Libohova, po ndiqnin shfaqjen e operas “Legenda e Joze”, dhe në momentin që ata dolën dhe po hipnin në automjetin që i priste fare afër portës kryesore të godinës së Operas, ata qëlluan me disa plumba nga revolverët e tyre, duke lënë të vdekur në vend adjutantin e Mbretit, major Llesh Topollajn dhe duke plagosur ministrin e Punëve të Jashtme, Ekrem bej Libohova, që me trupin e tij mbrojti Zogun, i cili me revolverin e tij, qëlloi disa herë ndaj atentatorëve.

Lidhur me këtë ngjarje e cila është bërë publike vetëm pas viteve ’90-të, Memorie.al ka siguruar një dosje voluminoze nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, (e cila botohet për herë të parë), ku ndodhet një korespondencë e ministrisë së Punëve të Jashtme të Monarkisë së Zogut me Konsullatën shqiptare në Vjenë, e cila në mes të tjerash i dërgoi në Tiranë edhe të gjitha fotokopjet e gazetave më të njohura të Europës dhe SHBA-ve, që për disa muaj me rradhë, i kushtuan shumë shkrime ngjarjes në fjalë. Të gjitha këto artikujt të përkthyera në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë si dhe dokumentet e ndryshme arkivore rreth ngjarjes së atentatit ndaj Mbretit Zog, Memorie.al po i publikon në disa numra rradhazi, duke filluar nga shkrimi i sotëm dhe duke i dhënë ato me gjuhën e shkruar të asaj kohe, pa asnjë ndryshim siç ndodhen në dosjen përkatëse.

Shtypi botëror mbi ngjarjen e atentatit ndaj Mbretit Zog në Vjenë

Marrë prej Fletores “UNIVERSUL” Nr. 53. datë 26/II/1931)

MBAS ATENTATIT KUNDËR MBRERTIT TË SHQIPËRISË

-NJI ROMAN DASHURIJE- ANKETA E POLICISË VJENEZE

VJENË 23 (ULLSTEIN)

Një fletore e pasdrekshme shkruan, se Mbreti Zog, nuk e s’gjati qëndrimin e tij në Vjenë, për shkakun e sëmundjes së Tij stomakale, po Ay e s’gjati atë për një tjetër shkak.

Që më 14 Janar gjendet në Vjenë, ardhur prej Tirane, baronesha Francisca de Jankoze së-bashku me motërn e saj, Maria de Janko. Që të dya banojnë në hotel “REGINA”.

Në mes të Mbretit Zog dhe të Marise Janko, ndodheshin që prej shumë kohësh lidhje të ngushta. Motrat prej janë prej origjine shqiptarka dhe nuk janë prej fisi të mirë, po sikur lajmnojnë fletorja, janë motrat e një kopshtari vjenez shqiptar i qojtur Janko. E treta motër e gradinarit Katherina, është e martuar me një konduktor (udhëheqës) lokomotivash austriak, i cili quhet Stoll.

Francisca dhe Maria de Janko jetuan vitet e fundit në Tiranë. Thuhet se nga shkaku i dashurisë që kishte kundrejt Marisë, Mbreti Zogu, refuzoj dorën e Princeshës Italiane, e cila qe e zgjedhur për Të.

Ka ca kohë, që Mbreti Zog blevi për Marinë de Janko, një blane për hermelinë princjare edhe i’u bënë fotografira të cilat kushtuan përmbi 168 mii lei.

Mbreti vizitoi shpesh herë këto të dyja motra në hotelin “REGINA”.

Ditën e atentatit, Mbreti i dha motrave një (rendez-vous), pjekje në WENSTINMESTER BAR, mbasi mbaroj çfaqja e Operas.

Motrat pritën jo më kot edhe tue telefonuar më von në hotelin “Imperial” atje ku banon Mbreti, muarrë vesh mbi atentatin që i’u bë.

SHQIPTARËT TË EKSPULZUAR PREJ AUSTRIE

Vjenë 23 (Ulstein)

Mbas hetimeve të bëra shqiptarëve të këtushëm, 21 veta prej syrësh, të cilëve i’u gjenden letra të rrezikshme, do të përzehen jashtë Austrisë.

“DAILY HERALD” më 24 Fruer 1931

PSE MBRETI ZOG RRIN NË VJENË

ROMAN ME NJI AKTRESHË E BIJA E NJI BAHCEVANI

Prej korrespondentit tonë, Vjenë, e hanë

Në fashinacionin dhe muzikën e Vjenës, larg prej maleve të forta të vendit të tyre, nji Mbret dhe e bija jan tue kërkue roman. Gjithë bota ka qën tue mendue se ça e mban Mbretin Zog të Shqipnisë, monarkun e pamartuem të Europës, në Vjenë, ku asht ba nji komplot dhe kanë shtij kundër tij qysh prej ditëve të para të Janarit. Dhe tash ka ardh përgjigja: Baronesha Franciska de Janko, 25 vjeç tërheqëse, asht aktreshë dhe e bija e nji bahçevani. Kjo asht ba baroneshë qysh kur asht ba mikesha e Mbretit. Ajo nuk banon larg prej hotelit. Mbreti Zog, ka qën mbyllun qysh të premten, kur nji plumb i destinuem për të, vrau mikun e tij, major Topallajn, në derën e Operas. Françiska ka ardh nga kryeqyteti i Shqipnisë Tirana, bashkë me motrën e saj Maria, dhe rrin në nji hotel komfortabël të klasës së mjedisshme. E treta motër, që jeton në Vjenë ashtu e martume me nji pris lokomotivash. Mbreti u njoh me Françiskën në Itali kur kjo ishte aktreshë dhe ai i fuqishëm, por pa kunorë. Ajo shkoi në Tiranë, pak ma vonë kur Zogu fitoi kurorën e tij. Asht folë se Mbreti Zog, ka me u martue me nji vajzë prej familjeve të fuqishme mbretnore të Europës. Asht folë shumë për nji gja të tillë. Presumohet se Italia, e cila ka marrë pjesë në punët e Shqipnisë, mund të preferojë nji mbretneshë të tillë.

ROMANI I NJI MBRETI

Baronesha Françeska de Janko nji vjeneze e re, miqësija e afeksjonume për të cilën kshu raporton nji gazetë austriake, qe shkaku për të cilën Mbreti Zog i Shqipnisë, mbeti në Vjenë, megjithë porosinat e mjekut të tij. Dhe kështu ekspozoi vedin atentatit ndaj jetës së tij që u ba të premten. Baronesha dhe motra e saj okupojshin lozhën e afërme, në Operën ku u krye atentati.

“Chicago Daily Tribune”

Edicioni i Parisit

Paris më 25 Fruer 1931

Zogu shtjeu mbi katelinat me pushkën e vet

Katër janë arrestue

Mbreti qëndron në Vjenë me pa baroneshat, thanë gazetat

Vjenë 24

Konfirmohet sot me siguri se Mbreti Zog, shtjeu me pushkën e vet kundrejt atentatorëve në kohën që këta guxuen me i marrë jetën atij, natën e së premtes kur ishte tue dalë prej teatres, dhe nga revolveri qi pat, i zbrazi të 5 fishekët ndaj katilave, por pa ngra ndonji prej tyne. Mbreti që pat qëndrue në dyshek nga tronditja e ngjarjes nën kujdesin e mjekëve, ka lajmrue se do qëndrojë në Vjenë, megjithë që dhe nji atentat kundër jetës së tij asht zbulue.

Mbreti Zog ka marrë shumë telegrame urimesh dhe nji ndër to është e Mbretit George. Katër të pandehunit që kanë pasë gisht në kët atentat i janë dhanë gjyqit, dhe 12 refugjatë të pandehur si pjesëmarrës në kat ngjarje, janë detyrue prej qeveris austriake me u largue nga vendi.

Si mbas fletores “Stude”, miksija mes Mbretit dhe baroneshës vjeneze, de Janko, ka shkaktue atentatin mbi jetën e tij. Ajo e shoqnuemë prej motrës së madhe të saj, erdhi në Vjenë shumë shpejt pas mbërritjes së Mbretit këtu. Baronesha ra në Hotel “Regina”.

Mbreti tue dëshirue me pa vendlindjen e baroneshës, e zgjatoi qëndromin e tij ktu dhe shpeshherë u pjekte me dy motrat. Dashurija e tij me baroneshën, thotë fletorja i shkaktoi shumë trazira për mbrojtjen e tij për shkak se ai shkonte atje vetëm dhe gadi qe tue pas nji atentat tjetër pas atij që u ba në hotel “Regina”.

Vjetin tjetër, kur u ba Kryeministër dhe për dy vjet në historien e Shqipnies, shteti u qeveris prtej tij në qetësi.

Por kishte persona që dojshin një përparim ma të shpejtë, kurse Mbreti donte me shkue ma ka dalë dhe kjo gja shkaktoj revolucionin e 1924 nën Fan Nolin, i cili pat sukses dhe Mbreti u detyrue me hik në Belgrad. Noli dhe shokët e tij panë se theorija e praktika e qeveris ishin dy gjana krejt të ndryshme dhe kur Ahmet Zogu u kthye me 3000 njerëz të tanë u detyruen me lanë Shqipnien.

Hapi tjetër i Zogut ishte proklamimi i Shqipnies Republikë me vehten e tij si President. Deri atëherë Shqipnia pat mbet nji principatë e një këshille të naltë, e cilla qeveriste n’ë emën të nji princi absent. Prej asaj kohe Shqipnia ka qenë n’ujna të qeta.

Me shumë idhnim të Jugosllavëve qi besojshin se fqinja e vogël e tyne do të mbetej plotësisht e varun ke ato, mbasi ato i ndihmuan Mbretit për të largue Fan Nolin, Ahmet Zogu bani nji pakt miksijet dhe nji traktat difensiv me Italien, tue siguri kështu ndihmën financjare, e domosdoshme për reformat që Mbreti kishte ndërmënd me i ba.

Sot tetëmbëdhet muej me nji shtator 1928, Ahmedi u ba Mbret I Shqiptarëve me titull, Zog I-rë. Me ngadalë administrate po perfeksionohet, ligja e qeverisë së qëndrës po zëvëndëson ligjën e Lek Dukagjinit dhe katundarët po nxjerren perj mizeresh. Por atij i detyrohet kjo gjë ma tepër se kujt asht, Mbreti Zog.

Në kohën kur Zogu i pashëm dhe aventurier u bë President i Republikës, mbasi pat sundue nji fis ai bani shumë armiq. Jo ma pak se 800 vetë, janë betue me marrë hak për të afërmit e tyne që janë vra përpara Pallatit të Zogut. Në Shqipninë e shkrepave, kusarët akoma grabisin karvonet, dhe gjakmarrja konsiderohet si detyrim për marrjen e borxhit.

Mbreti asht si nji i burgosun brënda pallatit të tij, i ruejtëm prej shërbysve dhe fisit të vet. Ai kurrë nuk shikon prej dritares për arsye se ka frikë se mos vritet dhe kanjiher rrallë kur shkon për shëtitje organizohet mirë për mbrojtje.

Kur çeli asamblenë për të parën herë në të gjitha rrugët që prej Pallatit ishin rreshtue ushtarët që pakësonin kërcënimin e vrasjes gjys për gjys. Mbreti shpreson me zhduk zakonet tradicionale. Gjakmarrja ekziston prej shekullit 15. Në viset e veriut, janë vra jo ma pak se 3000 vetë prej nji viti. Në qarkun e Toplanit, përqindja e vrasjeve ka mberritë në 42.

Kur Austro-Hungarija hyri në Shqipni me forca të shumta, preferoj me dërgue në Vjenë me mision, në vend me e mbajt në shërbim të vet kët oficer ndonëse tepër i zoti. Ky ndryshim qe nji rast për Ahmet Zogun për me plotësue edukacionin e vet aristokratik, tue frekuentue vende si “Cafe del Opera” ose “Tavorno Sacher” ku shkojnë klasat shoqnore ma të njoftuna të Vjenës.

Atje në nji kohë tepër të shkurtë bukurinat vjeneze (flitet për zonja e zonjusha) filluen me ndjekë me kujdes të madh sjelljen e pëlqyeshme të personazhit të ardhshëm dhe me u interesuem për të. Arsyeja nuk ka nevojë të shpjegohet gjatazi. Ahmeti, përveç nji shtati të gjatë, nji krehje të naltë e syve të zi, ish dhe bujar dhe prishte si nji Mbret njeri i madh i ardhshëm kish mësue me mbajtë situatën e vet dhe me huana me rast nevoje.

Në mbarim të luftës, anarshija mbretnonte në Shqipni. Froni që i kishte mbetë i zbrazët, pas largimit të Princ Ëidit i pëlqente fort Esat Pashës, komandantit të Shkodrës që ka pasë habitë botën me mjeshtërinë e madhe që dijti me rregullue në luftën ballkanike, situatën e Shkodrës. Ahmeti pra muer pjesë në qeveri si Komandant i Përgjithshëm i Gjindarmërisë e si Ministër i Brëndshëm.

Në Shqipni këto dy degë kanë të bajnë shumë me njana tjetrën. Partia feudale e bejlerëve, kish nevojë për kryetar. Ahmet Zogu zuni vend menjiherë. Por fillimi nuk qe i lehtë si në çdo punë. Nji kryengritje që nuk ishte e para, plasi në 1924, dhe bejlerët u përzunë prej nji partizani të çuditshëm, Fan Noli. Ai ishte hamall e mandej palço, e në fund rrogtar në cirk i cili kishte arritë me u bë dhe Ipeshkv në Shkodër.

Ngjarja ishte tepër serioze, ushtrija ishte shpërnda dhe kasa s’kishte të holla. Ish – Ministri i Brëndshëm, vendosi me lanë mërinë me serbët. I riu dhe i pashmi Zog, u detyrue me u tërheq me nji ushtri të vogël në Serbi, dhe në nji kohë të shkurtë, u rikthye dhe e përzuni Fan Nolin. Në këtë mënyrë, në dhetuer 1924, u zgjodh Kryetar Republike për 7 vjet.

Presidenti i ri tue pa masandej se ndihma e serbëve, nuk ishte gja e nevojshme për vëndin e vet, vendosi me kërkue nji rrugë tjetër, sidomos kur serbët, filluen të vërtetojnë se kanë qenë dhe janë armiqtë e përhershëm të shqiptarëve. Nji ndjenjë patriotike e shtyni me u mbajt pak ma larg prej tyne dhe përkah popullit të madh italian. Italija mbeti tepër e kënaqun e i dërgoi nji kujtim prej 3000 armësh.

Përktheu A.GJ.

Nxjerrun prej “Manchester Guardian”

Fruer, 27

Msymja mbi Mbretin Zog

Shpëtimi i Mbretit prej vrasjes qi ju pregadit në Vjenë në rastin e vizitës së tij n’at qytet dhe njiherë Shqipnien prej harrimit dhe errësinës qi kish ra, dhe na shtie ndërmënd qi Shqipnia asht nji zonë e rrezikëshme e Europës. Mbreti Zog pozitën e ka fitue nga ndihma italiane, nji fakt ky që nji pakicë e gjanë e nënshtetasvet të vet nuk i’a fal.

Si përfundim i kësaj ndihme shumë prej shqiptarëve gjenden jasht atdheut të tyne. Nji shuplakë mbi Mbretin asht pra nji shuplakë mbi Italien dhe mbi influencën e saj, gja kjo që e rrëfen kordaliteti i telegramit qi Musolini i i drejtoi Zogut tue e urue nga shpëtimi i atentatit.

Po të kishte pas sukses atentati nji gjandje plot rreziqe do t’u krijonte, për arsyje se Italija për me mbrojt regjimin e sotshëm do të kërkonte me ndërhye, dhe nji veprim i këtillë nuk do t’u lejtonte prej fuqive t’interesueme.

Shpëtimi i Mbretit asht i fatshëm, po do t’ishte ma mirë për Europën, sikur t’u ç’mojshin arsyet pse vdekja e tij do të kishte fut Ballkanin në nji luftë, dhe t’u mundoshin me gjet mënyrat për t’evitue komplikimet internacionale në trubullinat e mbrendëshme të Shqipnies.

Memorie.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur mbreti zog mbreti zog

Sondazh

Poll

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra

Berisha: Rama firmos kontratat korruptive! Rrugën Korçë-Kolonjë e mori në dorë një ish-deputet i PS