LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Mbreti Leka iku foshnje nga vendi/ Si u realizua kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në atdhe, pse duhej firma e 74 deputet

28 Qershor 2020, 05:47 Nga DOSJA
Mbreti Leka iku foshnje nga vendi/ Si u realizua kthimi i Familjes

Megjithëse diktatura komuniste ra si regjim në pranverë të vitit 1991 dhe në Shqipëri nisi të ngrihej një sistem demokratik, Familja Mbretërore shqiptare ende nuk lejohej të kthehej në atdhe nga pushtetarët e kohës. Asokohe politika gjente justifikim në absurditetin e mbajtjes në fuqi të vendimit të udhëheqjes komuniste në Kongresin e Përmetit, të 24 majit 1944, ku i “… ndalohej Mbretit Zog dhe Familjes Mbretërore kthimi në Shqipëri”. Por arsyeja e vërtetë dihej se cila ishte… Familja Mbretërore, personaliteti i Mbretit Leka, mund të ndryshonte shumë gjëra në skenën politike, madje mund ta përmbyste statusquo-në e dakordësuar. Droja ndaj këtij faktori madhor politik ishte e prekshme, qoftë në artikulimet publike të politikës së kohës, qoftë në frymën e përgjithshme që sundonte e kontrollonte median. Në fillimvitet ’90-të nuk u lejua madje as veprimtaria politike e Partisë së Legalitetit në atdhe. Aprovimi i PLL-së u bë rreth 15 muaj mbas lejimit të partive politike në vend.

Sot, në distancën e kaq shumë viteve, kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare, mund të duket si një proces i natyrshëm, e pa ndonjë ngarkesë të posaçme, por siç do ta shtjellojmë më poshtë, nuk ka qenë aspak e lehtë. Ky kthim u bë i mundur si rezultat i kombinimit të një përpjekjeje madhore të faktorit mbretëror/legalist në Shqipëri, ndërhyrjes së miqve ndërkombëtarë të Mbretit Leka e gjithashtu edhe rrethanave të brendshme, që luajtën një rol gati vendimtar në një pikë të caktuar.

Mbreti Leka, – që ishte larguar foshnje dy ditësh nga Shqipëria, më 7 prill 1939 nga pushtimi fashist dhe që gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar atdheut e kombit, – me rënien e diktaturës, donte sa më parë të kthehej në Shqipëri, por e kishte të pamundur për shkak të koniukturave të kohës. Por Ai nuk mund të rrinte duarkryq e të priste për shumë vite. Në koordinim dhe me mbështetje nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, të interesuar edhe për të testuar demokracinë në Shqipëri, Mbreti Leka vendos që në momentin më të përshtatshëm thjesht të vijë dhe vizitojë Shqipërinë.

Rast i volitshëm u konsiderua 50-vjetori jubilar i krijimit të O.K.L.L, (Organizata Kombëtare e Lëvizjes së Legalitetit) në kongresin e Zall-Herrit. Më 21 nëntor 1993 bëheshin 50 vjet nga kjo ngjarje e rëndësishme për lëvizjen mbretërore në Shqipëri. Kjo datë u konsiderua si oportune që Mbreti Leka të kthehej në atdhe për herë të parë që prej largimit në 7 prill 1939.

Kështu, më 19 nëntor 1993, rreth orës 16:00, me një avion të posaçëm, mbërrin në Rinas Mbreti Leka, i shoqëruar nga stafi i vet, shqiptarë dhe të huaj. Pas kryerjes së procedurave të hyrjes në aeroport, niset drejt Tiranës dhe akomodohet në suitën 214 të Hotel “Dajti”.

Lajmi i mbërritjes së Mbretit në Tiranë u përhap si rrufe në gjithë vendin. Mijëra mbretërorë, nga të katër anët, udhëtojnë për gjithë natën dhe, në orët e para të mëngjesit, ishin para Hotel “Dajti”, përgjatë bulevardit e deri te Pallati i Kongreseve. Këtu, në sallën e madhe të kësaj ndërtese, në ora 10:00, do të kremtohej 50 vjetori i O.K.L.L. por në thelb do të realizohej takimi i ëndërruar me Mbretin Leka.

Të alarmuar nga interesimi i jashtëzakonshëm i mbretërorëve për t’u takuar me Mbretin, pas mesnate, rreth orës 03:00, funksionarë të lartë të SHIK-ut dhe Policisë së Shtetit, shkojnë në Hotel “Dajti” dhe kërkojnë kthimin në Rinas dhe largimin e Mbretit nga Shqipëria, për shkak të “problemeve” me “dokumentet e udhëtimit dhe armatimeve personale”.

Për të evituar ndonjë përplasje të mundshme mes mbretërorëve dhe policisë, Mbreti Leka respekton “kërkesën” e zyrtarëve të shtetit dhe, në ora 08.30, del nga hoteli, niset për në Rinas dhe largohet nga atdheu, pa mbushur 18 orë. Ky ishte largimi i dytë traumatik pas atij të 7 prillit 1939.

Vjen viti 1997. Në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, partitë politike, në marrëveshjen e 9 marsit 1997, për të përfituar nga kredibiliteti që kishte Mbreti nga jugu në veri të vendit (socialistët nuk mund të shkonin në veri, ndërsa demokratët nuk mund të shkonin në jug), lejuan “kthimin e Mbretit Leka I në atdhe”, madje edhe “zhvillimin e referendumit për formën e regjimit”. Mbreti mbërriti në  Shqipëri për herë të dytë më 12 prill 1997, duke përdorur po ato dokumente udhëtimi si në 1993.

Referendumi do të zhvillohej më 29 qershor 1997, në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare. Mbreti zhvilloi një fushatë shumë dinjitoze në mbarë vendin dhe fitoi referendumin me votën e shqiptarëve.  Politika e kohës, e befasuar nga rezultati surprizë, urdhëronte KQZ-në, të mos shpallte fitoren e Monarkisë dhe të zgjaste procesin e numërimit, deri sa të manipulonte votat pro Republikës. Përballë këtij manipulimi të hapur, mbështetësit e Mbretit që votuan pro Monarkisë, vërshuan në një tubim-proteste në sheshin “Skënderbej” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kërkuar shpalljen e rezultatit. Policia ndërhyri me armë për të shpërndarë protestuesit, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur shumë të tjerë. Prokuroria urdhërohet të nisë hetimet, duke e akuzuar Mbretin Leka “Për organizim e grumbullim të manifestimit të paligjshëm për rrëzimin e rendit kushtetues dhe armëmbajtje pa leje”.

Mbreti Leka, për të evituar konfliktet e provokacionet, fiks pas tre muajsh detyrohet të largohet përsëri nga atdheu më 12 korrik 1997, me premtimin se ishte i gatshëm të kthehej në momentin që do ta kërkonte populli shqiptar.

Një nga prioritetet kryesore të Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, ka qenë kthimi i Familjes Mbretërore në atdhe. Momenti i parë, shumë i rëndësishëm, i këtij procesi, ishte hartimi dhe firmosja e një rezolute në 04.06.1998 nga kryetarët e të gjitha partive (të djathta dhe qendrës së djathtë) opozitare parlamentare dhe joparlamentare, ku ndër të tjera kërkojnë: “…i bëjmë thirrje Mbretit Leka I për t’u kthyer në atdhe, pasi edhe procesi gjyqësor i  ngritur ndaj tij është një farsë politike e koalicionit të majtë”.

Ndërkohë vjen dhe momenti më i mirë për ta realizuar kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe. Në vitet 2001-2005, Partia “Lëvizja e Legalitetit” ishte në pikun e fuqisë së saj politike dhe me një kredibilitet të madh në elektorat, jo thjeshtë se ishte parti parlamentare, por edhe për shkak të qendrimeve të mbajtura dhe kompaktësisë së grupit parlamentar. Shkurt, PLL ishte faktor real në politikën shqiptare.

Me nismën e grupit parlamentar të PLL, në pranverën e vitit 2002, filloi përgatitja e infrastrukturës së duhur institucionale për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe. Pas një lobimi të fuqishëm me drejtuesit e partive parlamentare, u arrit një marrëveshje politike ku kryetarët e 9 grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, më 17 qershor 2002, firmosën një dokument të përbashkët, ku ndër të tjera shkruhej: ”Duke respektuar Familjen Mbretërore Shqiptare, jemi të bindur se respektojmë themelimin e shtetit modern shqiptar nga Mbreti Zog I. Me kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe, merr fund një padrejtësi e shkaktuar nga pushtimi fashist dhe diktatura komuniste”.

Deklarata e grupeve parlamentare u shoqërua me kërkesën e 74 deputetëve firmëtarë (nga 140 që kishte Kuvendi), ku kërkohej: “Ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të mbështetur në vlerësimin që kemi për historinë e Shtetit Shqiptar dhe vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesën tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore Shqiptare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri”.

Pse duhej firma e 74 deputetëve?

Partia Socialiste kishte mazhorancën dhe drejtonte Qeverinë dhe Kuvendin, ndërsa opozita kishte gjithsej 53 deputetë. Mbreti Leka vazhdonte të ishte nën akuzë për ngjarjen e 3 korrikut 1997 dhe vazhdonte procesi farsë i seancave gjyqësore. Në këto kushte pasigurie, për të shmangur votimin në Parlament ku mund të kishte rrjedhje votash, me shumë negocime u arrit të merren 74 firma = 52.9% të numrit të deputetëve të Kuvendit, duke e bërë të panevojshëm një votim formal.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, në cilësinë time si ish-deputet e kryetar grupi, por edhe si ish-kryetar i PLL, gjej rastin të rifalenderoj të gjithë deputetët firmëtarë për atë akt politik e patriotik, por edhe njerëzor njëherësh.

Pas kësaj arritjeje të madhe politike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” me gjithë strukturat e saj, filloi organizimin dhe përgatitjet për një pritje dinjitoze të Familjes Mbretërore. Më 28 qershor 2002, ditë e premte, që në orët e para të mëngjesit kishin ardhur në Tiranë me mijëra legalistë dhe qytetarë të ndryshëm nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe trevat shqitare. Nisja e organizuar për në Rinas u bë nga sheshi “Nënë Tereza”. Në aeroportin “Nënë Tereza”, atmosfera ishte e jashtëzakonshme – festë kombëtare.  Me flamuj kombëtarë dhe të Legalitetit, me pankarta në duar, me kostume të larmishme kombëtare, nën muzikën e orkestrës frymore dhe asaj popullore, me këngë e valle, të pranishmit festonin dhe i uronin mirëseardhjen Familjes Mbretërore në atdhe. Në ora 11.15, ulet në Rinas avioni “Boeing 727” i kompanisë “Million Air”, që transportoi nga aeroporti “Lanceria” i Johanesburgut, Familjen Mbretërore Shqiptare të përbërë nga: Nëna Mbretëreshë Geraldinë, Mbreti Leka I, Mbretëresha Suzan, Princi trashëgimtar i kurorës Leka II dhe Kontesha Virxhinia (motra e Nënës Mbretëreshë Geraldinë).

Mbreti Leka, sapo zbriti në Rinas u shpreh për mediat e shumta:

Dua të falënderoj popullin shqiptar, shtetin shqiptar që na dha këtë rast me u kthye në atdheun tonë”.

Karvani i gjatë i makinave të simpatizantëve të mbretërisë shoqëroi nga aeroporti “Nënë Tereza” e deri në Tiranë, pjesëtarët e Familjes Mbretërore, që përshëndeteshin nga qytetarët e shumtë të vendosur përgjatë gjithë rrugës. Ekzaltimi arriti kulmin kur Familja Mbretërore mbërriti në Vilën Nr. 4 dhe pjesëtarët e familjes zbritën nga makinat për t’u akomoduar në këtë rezidencë, që ishte fill pas Hotel “Rogner”, 100 metra larg selisë së qeverisë shqiptare dhe një ndër më modernet ndërtesa në kryeqytet.

Kështu, pas 63 vitesh mërgimi të detyruar nëpër vende të ndryshme të botës, Familja Mbretërore shqiptare u kthye përfundimisht në atdhe me të gjitha nderimet e duhura, ashtu sikurse e meritonte, jo thjeshtë për kontributet e jashtëzakonshe që kishte dhënë për shtetin dhe kombin shqiptar, por edhe për të ardhmen e shqiptarëve.

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur familja mbretërore shqiptare familja mbretërore shqiptare

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve