LIVE UPDATES
Art&Argëtim

 Mbledhja në ’82-in/ Raporti sekret i Spiro Kolekës: Në Pogradec më pyetën a ka ndikuar Mehmet Shehu në vdekjen e Hysni

5 Shkurt 2021, 06:20 Nga DOSJA
 Mbledhja në ’82-in/ Raporti sekret i Spiro Kolekës:

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat mbajnë siglën “Tepër sekret” dhe që i përkasin vitit vitit 1982, ku ndodhen disa raport informacione të anëtarit të Byrosë Politike, Spiro Koleka, dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së, lidhur me mbledhjet e komiteteve të Partisë së Pogradecit dhe Korçës, ku ai kishte marrë pjesë si i deleguar i Komitetit Qëndror. Çfarë u diskutua në ato mbledhje ku u analizua letra e Enver Hoxhës për “armiqtë e tradhëtarët, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, etj.”

Vetëm pak javë pas ngjarje së 18 dhjetorit të largët vitit 1982, kur kryeministri Mehmet Shehu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit nga plumb-a pistolete në rrethana tepër misterioze për të cilat dhe sot pas 40 vitesh vazhdohet të diskutohet ende, me porosi të Komitetit Qëndror të PPSH-së, në të gjitha organizatat bazë të Partisë në mbarë vëndin, u mbajtën dhe u zhvilluan mbledhje të shumta, ku diskutohej; “nën frymën e fjalës së shokut Enver Hoxha, mbi ‘Tablonë Sinoptike’ për armikun e poliagjentin Mehmet Shehu”?! Në të gjitha këto mbledhje, veç të tjerash, ashtu siç bëhet e ditur edhe nga një mori dokumentash me siglën “Tepër sekret”, që gjenden në Arkivin Qëndror të Shtetit, Arkivin e Ministrisë së Brendëshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, pjesmarrës e diskutantë të shumtë që kanë marrë fjalën aty, kanë hedhur lloj-lloj akuzash, me të vërteta dhe të pavërteta, denoncime, spiunime, shpifje, trillime, thashetheme, intriga, sajesa e gjithfarë u kanë ardhur për shtat, të gjitha këto në drejtim dhe kundër ish-kryeministrit të vdekur, Mehmet Shehu, familjes së tij dhe atyre që u konsideruan bashkëpunëtorë të tyre, duke përmendur me dhjetra emra, ushtarakë, funksionarë të lartë, etj etj. Po kështu, këto mbledhje u intesifikuan së tepërmi, sidomos pas tetorit të vitit 1982, kur u arrestua dhe Ministri i Mbrojtjes Kadri Hazbiu, (i cili për gati tre dekada me rradhë kishte mbajtur postin delikat të Ministrit të Brendshëm), ku dhe ndaj tij, u përsërit e njëjta tablo, si me ish-kryeministrin Mehmet Shehu.

Dhe pas zhvillimit të këtyre mbledhjeve, komitetet e partisë të rretheve përkatëse, kanë hartuar një sërë raportesh me përmbledhje nga “problemet më kryesore”, të cilat më pas i’a kanë dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së. Për të gjitha këto mbledhje, Memorie.al, disponon një numër të madh dokumentesh të nxjerra nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër sekret”, (tashmë të deklasifikuara) ku ish-anëtarë të Byrosë Politike, sekretarë të Komitetit Qëndror të asaj kohe, si Spiro Koleka, Enver Halili, Vangjel Çerrava, etj., etj., informojnë Komitetin Qëndror për mbledhjet ku kanë marrë pjesë, duke dhënë me detaje dhe hollësira gjithçka është thënë dhe diskutuar aty.

Po kështu përveç këtyre raporteve, në dosjen në fjalë gjenden edhe një sërë raportesh të hartuara nga funksionarë të rangjeve më të ulta që nga Komiteti Qëndror e më poshtë, apo dhe raporte kolegjiale të Degëve të Punëve të Brendëshme në rrethe, shtabeve, komandave dhe komiteteve të partisë së Korpusve ushtarake, që ishin edhe njësitë më të mëdha që kishte Ushtria shqiptare asokohe.

Nga kjo dosje voluminoze, në numrin e sotëm po publikojmë raport-informacionin e ish-anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, Spiro Koleka, dërguar Komitetit Qëndror, lidhur me aktivin e partisë të rrethit të Pogradecit, ku ai ka marrë pjesë si i deleguar, më 25 shtator të vitit 1982.

Raport-informacioni “Tepër sekret” i Spiro Kolekës për Komitetin Qëndror të PPSH-së

PARTIA E PUNES SHQIPERISE Sekret

KOMITETI I PARTISE RRETHIT Ekz. Nr. 1

Nr. 675 Pogradec, më 28.9.1982

L ë n d a: Informacion “Mbi punimin e vendimit të Pleniumit të K.Q. të PPSH”

KOMITETIT QENDROR TE PPSH SHQIPERISE

GRUPIT TE INSTRUKTOREVE

TIRANE

Më datën 25 shtator 1982 sipas orientimeve të Komitetit Qendror të PPSh-së, u mbajt aktivi i partisë së rrethit, ku u punua vendimi i Pleniumit të 4-të të K.Q. të Partisë dhe fjala e shokut Enver “Tabllo Sinoptike për veprimtarinë agjenturore të armikut Mehmet Shehu”.

Aktivi i Partisë në rreth u solidarizua plotësisht me materialet e këtij Pleniumi dhe me indinjatë dhe urrejtje të thellë dënoi veprimtarinë agjenturore e komplotiste të armikut Mehmet Shehu dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Nga aktivi i komunistëve u miratua një rezolutë drejtuar Komitetit Qëndror të PPSH-së ku shprehet dashuria e pakufishme për partinë tonë tonë sokoleshë dhe udhëheqësin tonë të dashur shokun Enver Hoxha, i cili me guxim dhe zgjuarsi zbuloi dhe dënoi veprimtarinë agjenturore të armikut Mehmet Shehu e bandës së tij kriminale.

Më 26 dhe 27 shtator 1982, në të gjitha organizatat bazë të partisë të rrethit u punuan materialet e Pleniumit të 4-të të KQ të Partisë ku asistuan të deleguar të Komitetit të Partisë të rrethit. Nga organizatat-bazë të partisë janë dërguar për Komitetin Qëndror të Partisë, e Komitetin e Partisë të rrethit 41 letra e rezoluta.

Në të gjithë organizatat-bazë të Partisë, komunistët u solidarizuan unanimisht me vendimin e Komitetin Qendror të Partisë dhe fjalimin e shokut Enver në këtë Plenium. Kudo u tregua dashuria e zjarrtë për Partinë, Komitetin e saj Qëndror me shokun Enver Hoxha në krye, besimi i patundur tek udhëheqja e ndritur e partisë në rrugën e lavdishme të socializmit.

“Jam shumë e lumtur – tha ndërmjet të tjerave një komuniste – që jam anëtare e PPSH-së dhe ushtare e shokut Enver. Mbasi dëgjova fjalimin u mbusha me gëzim dhe krenari që kemi një Parti e udhëheqës si shoku Enver, i cili gjithmonë me vigjëlencë revolucionare e drejtësi të patundur ndaj Marksizëm-Leninizmit ecën në rrugën e ndritur të socializmit”. Një komunist tjetër shprehet: “Ne kemi fatin e madh që në krye kemi shokun Enver Hoxha. Për Partinë dhe shokun Enver nuk do të kursejmë asgjë dhe do të jemi me të sa të jetë jeta”.

Një komuniste, nënë me shumë fëmijë, kur dëgjoi se agjenti Mehmet Shehu kishte si qëllim që agjenti e banditi Mehmet Shehu kishte si qëllim të asgjësonte shokun Enver, u trondit dhe filloj të qajë. Shprehje e qëndrime të tilla që tregojnë dashurinë e thellë për Partinë dhe shokun Enver ka pasur nga shumë komunistë.

Si nga aktivi i Partisë në rreth, ashtu dhe nga organizatat bazë të Partisë i propozohet Komitetit Qendror të Partisë, që për merita të shquara e revolucionar i madh, shokut Enver t’i jepet edhe njëherë titulli “Hero i Popullit”, ose një tjetër më i lartë.

Aktivi dhe gjithë komunistët e rrethit tonë dënuan ashpër veprimtarinë agjenturore të armikut të përbindshëm Mehmet Shehu dhe komplotistëve të urryer, bashkëpunëtorëve të tij. Një komunist i moshuar duke folur me urrejtje për tradhëtarin dhe kriminelin e pabesë Mehmet Shehu, tha: “Haram i qoftë buka që ka ngrënë nga populli ky armik i betuar i Partisë”.

Nga organizatat bazë të partisë është propozuar që mbi bashkëpunëtorët komplotistë të Mehmet Shehut e lakejtë e tij, të godasë shpata e drejtësisë sonë popullore duke dhënë dënimet më të rënda.

Kudo, komunistët u zotuan se do të studiojnë e thellohen pa rreshtur në dokumentat e Partisë dhe veprat e shokut Enver, do të zhvillojnë drejt luftën e klasave dhe duke vlerësuar me seriozitet çdo dukuri negative, do të jenë kurdoherë në ballë të punës e të luftës për realizimin e tejkalimin e detyrave, do të luftojnë e punojnë pa u lodhur për forcimin e çelikosjen e mëtejshme të unitetit Parti-Popull, do të jenë vazhdimisht revolucionarë të vendosur për mbrojtjen e vijës së Partisë.

Gjatë punimit të fjalës së shokut Enver në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë, në disa organizata bazë partie dualën këto pyetje të cilat u sqaruan:

Si i ka bërë bashkëpunëtorë armiku Mehmet Shehu pjestarët e familjes së tij?
Si do ta realizonte likuidimin e shokut Enver nëpërmjet helmimit?
Llambi Ziçishti e të tjerë ku ndodhen tani?
Për çfarë pune shkoi në Francë Fiqret Shehu, kur morri helmin? A u shoqërua kjo nga personeli i ambasadës?
Si do të veprohet me masën për t’u njohur me këto materiale?
Partia e dinte këtë gjë dhe a kishte dyshime për ta si armiq?
Pse është vendosur Feçor Shehu Ministër i Punve të Brendëshme?
Çfarë dëme ka shkaktuar ky grup armiqësor në ekonomi?
Në ç’kohë erdhi Ivanovi këtu?
A dihej nga partia që kur u arrest grupi i Beqir Ballukut se Mehmet Shehu ishte i lidhur me të?
Si e kishte siguruar radion Mehmet Shehu?
Ku punonte Llambi Peçini?
Janë bërë edhe këto pyetje, të cilat kanë nevojë për sqarime të plota:

Si do të konsiderohet Nako Spiro?
Si është sjellë me kuadrot e shkollës së partisë armikja Fiqrete Shehu?
Shoku Kadri Hazbiu a bie në fis me armikun Mehmet Shehu?
Çfarë lidhje kanë Mehmet Shehu dhe Feçor Shehu?
A kishte ndonjë farë dyshimi Partia në kohën kur Nexhip Vinçani kërkonte me këmbëngulje që armiku Mehmet Shehu të vinte përsëri në ushtri?
Mos ka ndikuar ky grup agjenturor në vdekjen e parakohëshme të shokëve Hysni Kapo dhe Gogo Nushi?
Shtetet e huaja a kanë bërë komente të tjera për vetëvrasjen e Mehmet Shehut?
Grupet e tjera armiqësore a kanë deponuar ndonjë gjë për Mehmet Shehun?
Si është e mundur që Avni Vërçuni erdhi në Pogradec si kryetar i Komitetit Ekzekutiv të k.p. të rrethit mbas Konferencës së Tiranës më 1956, kur ai kishte marrë masë partie për pjesëmarrje në këtë veprimtari?
Në organizatën bazë të shtabit të Kufirit u ngrit:

Të dalë përgjegjësia e shokëve Kadri Hazbiu, Raqi Iftica dhe Rexhep Kolli, si punonjës të MPB, që kanë punuar për një kohë të gjatë në këtë Ministri?

Edhe pas dënimit të Mehmet Shehut, shoku Raqi Iftica ka shfaqje të arrogancës dhe të “unit” në dhënien e urdhërave. Ai është shprehur: “Unë do t’ju çoj te Ministri, të shihni kush do të fitojë, etj, ose mblidhni shokët e t’ju japë një vllagë që të kryejnë detyrat”.
Organizata bazë e Partisë e Sigurimit në Degën e Punëve të Brendëshme ngriti këto probleme:

Armiku Feçorr Shehu, Llambi Peçini dhe Elham Gjika, në një rast para një viti, kur nga ana e Degës së punëve të Brendëshme Pogradec u kapën 4 shkelës kufiri dhe nga verifikimi që u bë doli se ishin nga Vlora dhe kishin tendencë arratisje, me urdhër të këtyre armiqve u lanë të lirë, duke thënë se u këshilluan.

U dhanë mendime nga organizta-bazë e partisë se duhet thelluar kritika dhe të dalë përgjegjësia e zëvëndësministrave të Punve të Brendëshme që ishin me punë pranë aktivitetit të armikut Feçorr Shehu. U ngrit se në dosjen hetimore të agjentit Marko Koli Laçka nga qyteti i Pogradecit, aktualisht i ridënuar nga gjykata e rrethit Krujë, dhe vuan dënimin në repartin 313 Tiranë, rezulton se ai ka deponuar…?!

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur pogradec spiro koleka pogradec spiro koleka

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni