Zelenskyy kërkon avionë luftarakë dhe raketa: E vetmja mënyrë për të mooshtuar terrorizmin rus 2 Shkurt, 07...
Kuvendi/ Shehu: Asnjë ligj nuk kalon pa folur për skandalin McGonigal, s'e kaloni dot me dialogje të sajuar 2 Shkurt, 10:19 ...
Kush e "zhduku" Ervis Martinajn? Artan Hoxha "mban" VERSIONIN e tij: Një aleancë të grupeve kriminale ka gisht, ne kemi mbetur te...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar aksionet e fundit të forcave speciale të RENEA, i zhvilluar në 5 qytete të ndryshme të vendit, ku krimi është më “aktiv”. Me ironi, Hoxha shkruan se forcat e huaja speciale janë bërë xhelozë për operacionet, ndaj edhe duan që të vijnë në Shqipëri.
“U kap më i fuqishmi në botën e krimit në Vlorë që po pinte kafe në Lungomare, i cili ishte plagosur pak ditë më parë. U konstatua se ai po pinte kafe me shumë sheqer. Të fortët nuk dalin më në Lungomare, por kanë marrë malet nga frika. 15 qytetarë prekën muret dhe nuk e panë dot golin që u shënua. 30 xhepa të kontrolluar. Në Dobrac nuk u gjet asgjë, Bajrat, dolën kristal. Ibrahim Lici nuk u gjet në asnjë xhep të qytetarëve, të cilëve turp t’u vijë që dolën pa armë. Mbizotëron qetësia, ligji dhe vetëm ligji!,“-shkruan ajo.
POSTIMI I PLOTË:
Rezultatet po i radhis jo për mburrje dhe as për lëvdata dhe përpos bilancit fantastik dhe shumë të frytshëm, kam një falënderim për drejtuesit e përkushtuar në detyrë. Për secilin prej tyre faleminderit, megjithëse kanë bërë xhelozë edhe sivëllezërit specialë nëpër botë. SËAT po përgatitet të dalë kontrolle nëpër lokale për raste të ngjashme si këtu, pra pa patur situatë pengmarrjeje, kërcënimi, apo ndonjë personazhi shumë të rrezikshëm që duhet rrethuar bazuar në informacione. Njësoj edhe britanikët. Forcat speciale franceze GIGN po çmenden nga xhelozia, nuk mbeten pas edhe specialet italiane. ECO COBRA në Austri po lutet të vijë me mision në Shqipëri, mbasi atje ku është nuk ka liderë të hairit. Ndërkohë për inat të tyre, ju vë në dijeni se çfarë arritën RENEA jonë që zbriti në rrugë sipas udhëzimeve të ndritura të vizionarëve, të cilët i falënderojmë: 1. U kap më i fuqishmi në botën e krimit në Vlorë që po pinte kafe në Lungomare, i cili ishte plagosur pak ditë më parë. U konstatua se ai po pinte kafe me shumë sheqer. Po kështu siç e keni parë në filmimet cilësore të vetë policisë, shtatë qytetarë u shtrinë barkas në të njëjtën kafene me 7 pranga të vendosura në total. Mbasi filmimi u krye me cilësi të lartë, atyre pastaj iu hoqën, mbasi nuk bëhen pis prangat me shtetas që e pinë kafen pa sheqer. 14 xhepa të kontrolluara. Një pistoletë e kapur. Në xhepat e qytetarëve, nuk u gjet asnjë nga vrasësit e narkotrafikut në këtë qytet. Të fortët nuk dalin më në Lungomare, por kanë marrë malet nga frika. 2. Makinë luksoze në Elbasan, e bllokuar. 28 qytetarë me krahë lart. 56 xhepa të kontrolluar. As Talo as Klement Xhaferri, nuk e kishin marrë vesh, që RENEA-n e kishin nxjerrë në rrugë. Ndaj ndenjën të qetë në shtëpitë ku fshihen prej kohësh. Në xhepat e asnjërit prej qytetarëve, nuk u gjet as Klementi as Talo. 3. 15 qytetarë prekën muret dhe nuk e panë dot golin që u shënua. 30 xhepa të kontrolluar. Në Dobrac nuk u gjet asgjë, Bajrat, dolën kristal. Ibrahim Lici nuk u gjet në asnjë xhep të qytetarëve, të cilëve turp t’u vijë që dolën pa armë. 4. 20 qytetarë në Fier të shtrirë. Një 27-vjeçar i panjohur deri më tani dhe aspak famous (turp t’i vijë) u gjet me pistoletë. As në xhepat e tij nuk u gjet ndonjë trafikant kokaine, që fshihej në Fier. Si rezultat i aksionit të suksesshëm, që zbriti në tokë, vetë drejtuesit e lartë të policisë u zbulua: 1. Kafja më e mirë në ngjyrë jeshile bëhet në Vlorë. 2. Tava e peshkut është më e mirë në Shkodër. 3. Në Fier i qajnë byrekët me miell. 4. Në Elbasan kanë talent për kalastren. 5. RENEA ka mësuar të pozojë para kamerave. 6. Të shumëkërkuarit i ka zënë frika dhe nuk dalin më në rrugë. 7. S’ka më drogë, s’ka më trafikantë, s’ka më Talo, Ibrahim, Klement e të tjera. Mbizotëron qetësia, ligji dhe vetëm ligji!
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shpallur sot vendimin për Arbër Çekajn dhe të arrestuarit e tjerë për trafikimin e 613 kg kokainë në p...
FIER– Një 33-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi u kap me dy mina me telekomandë. Në pranga është vendosur Elton Jata, banues ...
DIBËR– Dy punishte që përdoren për prodhim ushqimi janë bllokuar në Dibër. Në pranga kanë rënë Musa Kurti, 55 vjeç, banues në Shupenzë, Maliq Pana, ...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet që në vendngjarje ka qënë i pranishëm dhe këngëta...
TIRANË– Mjekja Lida Shosha, kërkon nga qeveria që të bëjë vlerësimin e figurës së stafeve mjekësore, si dhe të marrë masa urgjente për të frenuar largimin ...
FIER– Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 42-vjeçar nga Fieri, i cili kishte kthyer banesën e tij në një magazinë kanabisi. Gjatë operacionit &...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Në faqe të parë të Dosja.al është rrëfimi i bashkëshortit të Caroline Crouch i c...
ATHINË– 37 ditë më parë, në orët e para të mëngjesit, një telefonatë alarmon Policinë e Atikës në Athinë. Një burrë, duke qarë, telefononte për të kërkuar ...
TIRANË– Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta.Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet ng...
TIRANË– Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, rreth orës 22:10. Një ambulancë ka transportuar për në spital për ndihmë mjekësore S....