LIVE UPDATES
Politike

Mbi 1500 hektarë nën pushtetin e ujit, Basha ‘përvesh vetë mëngët’, shkon në Shkodër: Duhet të bëhet shumë më sh

10 Janar 2021, 09:48 Nga DOSJA
Mbi 1500 hektarë nën pushtetin e ujit, Basha ‘përvesh

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në Shkodër për të parë më nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Sëbashku me kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi dhe drejtues të PD lokale, Basha është ndalur në Shirgj, një nga zonat më të prekura ku ka takuar edhe banorët e dëmtuar nga vëshrimi i ujit si pasojë e reshjeve të mëdha. 

Numri një i PD-së, fillimisht u njoh me situatën e rënduar nga ana e kryetares së bashkisë së Shkodrës, ndërkohë që vetë banorët thanë se janë në vështirësi dhe kanë pësuar dëme të mëdha.

PJESË NGA BISEDA:

Voltana Ademi: Në Obot nuk kemi akoma probleme në shtëpi. Ndoshta sonte do kërkojmë edhe mjet lundrues. Në toka po. Edhe Mushani ka problemi. Kemi 1100 hektarë të dëmtuar.

Basha: “Ndodhem këtu për të qenë pranë qytetarëve të Shkodrës të cilët po përballen me një situatë të rëndë dhe me një përkeqësim nga ora në orë. Një situatë e rëndë me përmbytje po dominon hapësirën perëndimore në Lezhë, Fush-Krujë, Durrës, Fier, Vlorë.
Eshtë një situatë e cila i mbivendoset edhe fatkeqësive të tjera siç është pandemia. Shqipëria po vuan një situatë krizash siç është pandemia, siç është tani ajo e përmbytjeve, e cila po na kushtojnë edhe dëme të mëdha ekonomike dhe jetë njerëzish. Nuk është koha për politikë, por nuk mund të mohoet që gjendja mund të jetë më e mirëmenaxhuar.  Përbri kësaj duhet të jetë edhe prania reale e atyre që ndihmojnë dhe nuk vijnë thjeshtë dhe vetëm për të vizituar apo për të dhënë mesazhe. Kjo është detyra e shtetit. Unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryetaren e bashkisë Shkodër dhe me përfaqësuesit tanë në zonat e goditura rëndë. Situata nuk ka ardhur duke u përmirësuar, por duke u përkeqësuar dhe përkundër kësaj duhen marrë masa konkrete dhe masa urgjente.  Masa e pare: duhet të kemi transparencë për atë që po ndodh. Siç e dëgjuat nga kryetarja e bashkisë sasia e derdhjeve shtesë përtej agregatëve të kaskadës është dyfishuar brenda 24 orëve. Me këtë mot që shohim shanset janë që situata do të vijë duke u përkeqësuar. Përballë kësaj situate duhen marrë masa urgjente. Nuk mjaftohen deklarimet, duhen marrë masa urgjente.  Duhet dislokimi i të gjitha resurseve shtetërore. Duhen marrë masa për t’u ardhur në ndihmë banorëve të cilët po përjtojnë goditje pas goditjesh. Dhe me këtë kuptim dua t’ju them se mund dhe duhet të bëhet shumë më shumë për të menaxhuar situatën sesa ç’është bërë apo ç’është deklaruar deri tani.  Unë do të vazhdoj të qëndroj pranë qytetarëve të Shkodrës, pranë qytetarëve në gjithë zonat e goditura për të parë si mund të japim kontributin tonë. Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar banorët. Ndërkohë bashkë me kryetaren e bashkisë Shkodër, bashkë me autoritetet dhe me përfaqësuesit tanë në këtë zonë do të gjendemi pranë banorëve për të parë çfarë është bërë dhe çfarë mund të bëhet për këtë situatë. Jemi një popull jemi një komunitet i tërë i gjendur përpara kësaj vështirësie dhe i gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për tja dalë mbanë.

Pyetje: A janë të gatshëm ekspertët e Partis Demokratike duke patur parasysh edhe eksperiencën në të kaluarën që ti bashkangjiten atyre të qeveris për ta mirë menaxhuar dhe për ta përballuar këtë situatë të krijuar?

Lulzim Basha: Njerëzit tanë kanë qenë prej orëve të para në terren duke bërë maksimumin e tyre. Unë kam qenë prej tre ditësh në komunikim me kryetaren e bashkisë që në momentin kur IGJEUM-i i dha paralajmërimet e para, ndaj përgjigja e vetme që mund tju jap është që njerëzit tanë po punojnë me mish dhe me shpirt me ato mundësi të kufizuara që ka Bashkia me masat të cilat ka marrë që para përkeqësimit të gjëndjes. Siç ju thashë është e gjithë Ultësira Perëndimore në gjendje të tillë dhe detyra kryesore e qeverisë në këto momente është për të bërë gjithcka për të mirë menaxhuar situatën. Siç iu thashë nuk është koha tani për të bërë politikë, por gjendja mund të menaxhohet shumë më mirë se sa ç’është menaxhuar në këto ditë para dhe nga ana tjetër mund t’iu them se një mirëmenaxhim i gjendjes mund të kufizojë dëmet dhe mund të kishte parandaluar disa prej dëmeve të shkaktuara deri tani që për fat të mirë deri tani kufizohen në përmbytje, vetëm në përmbytje në dëme ekonomike, përmbytje të tokave të kultivuara por situata po precepiton me shpejtësi ndaj i takon qeverisë të lërë mënjanë çdo lloj propaganda dhe ti shtrohet punës për të marrë masat që i takon, është detyra e saj të marrë çdo masë. Natyrisht Partia Demokratike do të bëjë gjithçka, unë do të bëj gjithçka që është e mundur për ti ndihmuar banorët e Shkodrës dhe gjithë ultësirës Perëndimore që ndodhen në këtë gjendje mjaft të vështirë. Njerëzit tanë ndodhen në terren, përfaqësuesit tanë ndodhen në terren që në orët e para të mëngjesit, pranë familjeve dhe pranë komuniteteve të goditura”, – u shpreh kreu i opozitës nga Shirgji, ku dëmet nga përmbytjet kanë qenë të mëdha.

Pas zonës së Shirgjit, kryetari Basha i shoqëruar edhe nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi dhe drejtuesit e PD, ishte dhe në Obot ku pa edhe atje situatën e rëndë të përmbytjeve.

Është e lehtë për të qenë i hidhëruar me këtë që po ndodh dhe unë të kuptoj shumë mirë. Prandaj jemi afër jush sot. Edhe me kryetaren e bashkisë kam komunikuar që prej fillimit, se dihej që ju goditeni të parët. Natyrisht përgjegjësinë për t’ju ndihmuar e ka shteti, po dhe ne me çfarë kemi mundësi do t’ju ndihmojmë me gjithçka. Kryetarja e bashkisë më ka komunikuar gjithë masat që ka marrë. Shpesoj që prania këtu e këtyre efektivëve të vihet në përdorim për ata që do të kenë nevojë.  Nga ana tjetër duhet të bëjmë gjithçka dhe ne t’ju gjendemi pranë me çdo mënyrë, me çdo formë të mundshme. Kjo është situatë jashtëzakonisht e rëndë, nga COVID në përmbytje, jetë njerëzish të humbura, ekonomi e shkatërruar.  Padiskutim mund të ishte menaxhuar më mirë, padiskutim mund të ishin parandaluar disa gjëra, po tani që situata po vazhdon të precipitojë, duhen marrë të gjitha masat për të qenë afër njerëzve. Kështu që siç i keni pasur dhe i keni në krahë njerëzit tanë. Edhe unë sot ndodhem këtu për të qenë pranë jush e për t’ju thënë me gjithçka që kemi, ne, unë, Partia Demokratike, opozita, do bëjmë gjithçka të jemi pranë jush në çdo formë dhe mënyrë që mundemi. Por duhet ta theksoj që detyra kryesore sot është e shtetit, të lërë mënjanë çdo gjë tjetër edhe të bëjë gjithçka për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve, në veçanti atyre që janë në nevojë ekstremi, në veçanti Oboti, ana e malit është padiskutim ai që goditet i pari, ai që vuan i pari, ai që ka vuajtur më shpesh dhe që akoma nuk ka marrë dëmshpërblimet e situatave të kaluara”, – tha Basha nga Oboti.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 ‘nën ujë’! Fryhet Shkumbini, rrezikon të dalë nga shtrati! Në Kurbin, dhjetra familje evakuuohen në Lezhë, rrëshqitje dherash në Kurbin e Korçë

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha moti i keq ne shqiperi permbytjet ne shkoder shkoder lulzim basha moti i keq ne shqiperi permbytjet ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj