LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Mbetet pezull nisma për xhirimet e skenave hollivudiane në Shqipëri

25 Tetor 2020, 12:22 Nga DOSJA
Mbetet pezull nisma për xhirimet e skenave hollivudiane në

Nisma “tax credit” ose “shelter”, e propozuar dy vjet më parë nga Qendra Kombëtare Kinematografike, e cila do të mundësonte xhirimin e filmave hollivudianë në Shqipëri, ende nuk po gjen zbatim, ndërsa pritet që para kalimit të saj në qeveri të kryhen konsultime me grupet e interesit.

“Ne kemi propozuar që nisma ‘tax shelter’ të përfshihet në ligjin ‘Për kinematografinë shqiptare’, i miratuar në 1996, për të cilët janë propozuar disa ndryshime. Ky igj është amenduar ndër vite, por risitë e propozuara synojnë ta bëjnë sa më aktraktiv. Diskutimet për ndryshimet e ligjit janë në rrugën e duhur me Ministrinë e Kulturës, ndërsa pritet të kryhen edhe me grupet e interesit. Nisma synon kthimin mbrapsht deri në 30% të taksës së paguar nga kompania e huaj që do të xhirojë një film në vend. Është propozuar ky nivel me qëllim që nisma të jetë sa më shumë tërheqëse, krahasuar me vendet e tjera ku niveli i ‘tax shelter’ është deri 35%. Lehtësia fiskale e propozuar është mjaft e leverdishme edhe për ekonominë e vendit, pasi jo vetëm që do të rriste qarkullimin e kapitalit të huaj, por edhe punësimin për industrinë e kinematografisë”, shpjegon Arben Lami, drejtor i projekteve në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë (QKK).

Rritja e punësimit dhe promovimi i kinematografisë shqiptare do të jenë përfitimet kryesore, sipas regjisorit Florenc Papas, nëse edhe në vend do të zbatohet “tax shelter”. “Një vend si Shqipëria, me një peizazh kaq interesant dhe të pazbuluar, me një klimë të përsosur për xhirime, do të kthehej në një atraksion të ri kinematografik. Duhet theksuar që interesi i produksioneve të huaja do të jetë edhe më i lartë dhe konkurrues, për shkak të çmimeve dhe pagave që ofron Shqipëria. Kjo nismë do të rriste edhe qarkullimin e parasë së huaj në Shqipëri si dhe do të nxiste punësim edhe të aktorëve shqiptarë.”

Shqipëria është vendi i vetëm në rajon, ku prej vitesh flitet për “tax incetives” për t’i dhënë një ndihmë kinemasë, dhe këto nisma variojnë nga “tax credit” tek “tax rebates” dhe “tax shelter”. “Modelet janë të shumta dhe të dobishme, jo vetëm për industrinë e filmit, por edhe për ekonominë, pasi çdo nismë konkurruese me fqinjët që të vendoset për “tax incentiv” do të nxiste së tepërmi investimet e huaja në industrinë kombëtare të kinemasë.

Këto nisma do të rrisnin hyrjen e kapitalit të huaj, punësimin dhe edukimin. Indirekt efekti, po aq i madh do të ishte edhe për promovimin e turizmit në Shqipëri. Të gjitha vendet fqinje kanë avancuar në një formë apo një tjetër për zbatimin e këtyre lehtësive.

Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të regjisorëve, producentëve dhe drejtuesve të institucioneve të filmit në vend, Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon që nuk po zbaton këto nisma. Në Shqipëri janë gjetur shumë mënyra, për të lehtësuar nga taksat bizneset e kazinove dhe hoteleve me 5 yje, ndërsa mungon mbështetja për t’i dhënë dritën e gjelbër një sistemi të tillë të testuar nga vendet europiane dhe më gjerë” – shprehet producenti Andamion Murataj.

Si po e menaxhon Hollywood pandeminë?

Tom Cruise priste të kalonte verën në Itali, duke u varur në krahët e avionëve, apo duke shmangur plumbat gjatë ndjekjes së makinave. Për shkak të COVID-19, planet për xhirimet e pjesës së fundit të filmit më të njohur në botë me spiunazh “Mission Impossible 7”, u shtynë pa afat. Më 7 tetor, aktori rinisi në Romë xhirimet e filmit nën drejtimin e regjisorit Christopher McQuarrie. Filmi “Mission Impossible 7” do të xhirohet në pjesë të ndryshme të qendrës historike të Romës, duke përfshirë Via della Tribuna Campitelli, Via Corrado Ricci dhe Forumet Perandorake.

Ditët e para të xhirimit do të jenë në Rione Sant’Angelo, rreth kështjellës Sant’Angelo dhe lagjes së modës “Monti”. Filmi është planifikuar të dalë në treg më 19 nëntor 2021, nga studio Paramount Pictures. Përfaqësues të këshillit drejtues të Bashkisë së Romës u shprehën se kërkesat për xhirime të filmave në qendrën historike të kryeqytetit italian janë rritur krahasuar me 2019.

“Prodhimet kryesore ndërkombëtare ende po vazhdojnë të zgjedhin Romën për xhirime. Pas bllokimit ka pasur një rifillim intensiv. Në periudhën qershor-gusht janë paraqitur 596 kërkesa në zyrën e kinemasë, nga 583 në të njëjtën periudhë të 2019-s. Ky është një angazhim shumë i madh, si nga ana organizative dhe ekonomike, pasi kërkon zbatimin me rigorozitet të masave për të parandaluar përhapjen e virusit, që nga kryerja e testimeve çdo ditë për të gjithë ekipin xhirues dhe dezinfektimin e ambienteve dhe pajisjeve që përdoren”.

Producenti Lucas Foster, nga Los Angelos, në muajin mars ndodhej në Australi për xhirimin e filmit “Fëmijët e misrit” i përshtatur nga e njëjta histori e suksesshme e shkruar nga Stephen King në vitin 1984. Pavarësisht pandemisë, producenti Lucas Foster vendosi të mos pezullojë projektin. Pasi u këshillua rregullisht me mjekët, bleu sasi të mëdha të testeve dhe arriti të realizonte me vështirësi të mëdha skenat me pjesëmarrje masive në fushat e misrit.

“M’u desh të gjeja teknikat për të realizuar një skenë me turmë, por realisht kishte disa njerëz dhe për këtë përdora kënde shumë specifike të kamerës. Kjo skenë duhet t’i paraqiste aktorët shumë afër me njëri-tjetrit, por që në të vërtetë gjatë xhirimeve nuk ishin afër. Në fund arrita të realizoja skenën që më duhej, por ajo dukej ndryshe nga sa do të ishte realizuar përpara pandemisë. (Turmat e krijuara nga kompjuteri shprehet ai dhe prodhuesit e tjerë, punojnë vetëm për shkrepje më të largëta; çdo gjë që kërkon pamje nga afër ka nevojë për objektivin e vërtetë.)

Duke qenë se shumë prej aktorëve ishin fëmijë, të cilët mendohet se janë më pak të ndjeshëm ndaj efekteve të virusit dhe pjesa më e madhe e filmit u xhirua në fusha misri dhe hapësira të hapura, ishin elemente luksi për realizimin, një gjë që jo të gjithë filmat e kishin për t’u realizuar në pandemi”, u shpreh producenti Foster për “Washington Post”.

Ndërkohë, zhanri i filmit horror është shumë i përshtatshëm për t’u xhiruar gjatë pandemisë sipas regjisorit Nathan Crooker. Në muajt e karantinës, Crooker mblodhi 9 prodhues të njohur të filmave horror dhe u kërkoi atyre të xhironin nga një film të shkurtër lidhur me temën më të madhe të virusit dhe nismën e titulloi “izolim”.

Ai u kërkoi kineastëve të përdorin vetëm jetën e njerëzve që ishin të izoluar, duke ndaluar përdorimin e zoom-it dhe teknologjive të tjera. “Mendoj se efekti që përcollëm ishte shumë i ftohtë, pasi pasqyroi atë që njerëzit kaluan në të vërtetë. Nuk e di nëse çdo film që po bëhet do të ishte mirë të dukej kështu”, u shpreh regjisori Crooker për punën e tij.

Në Hollywood për shkak të COVID-19 shumë filma ndërprenë xhirimit. Kjo ndodhi me disa nga filmat më të dashur të dy dekadave të fundit, si: “Dasma ime e madhe greke” deri te “Whiplash”, “Miss Sunshine” etj., që ishin me vetëfinancim.

Aktualisht filmat e xhiruar nga Hollywood prej muajsh po shfaqen online, për shkak të mbylljes të kinemave. Shumë studio filmash janë detyruar të rrisin investimet për shërbime online, ose po i kalojnë në pronësi të tyre, për të ulur kostot financiare. Kjo ka sjellë që studiot t’u japin përparësi investimeve për publikimin e filmit në rrugë dixhitale dhe të jenë më pak të interesuara për shfaqjen e filmit në kinema. (Disa salla kinemaje në SHBA po qëndrojnë ende të mbyllura, kurse në disa të tjera, frekuentimi është me numër të kufizuar).

Sipas analistit Matthew Ball, 6 studiot më të mëdha të filmave, si: ​​Warner Bros, Walt Disney, 20th Century Fox, Paramount, Sony dhe Universal në 15 vitet e fundit kanë shfaqur 20-25 filma të mëdhenj në vit. Në vitin 2019 mundësuan prodhimin e 9 filmave.

Shumë platforma të tjera të shfaqjes së filmit online po financojnë buxhete të konsiderueshme dhe po harxhojnë shumë energji për këtë proces. Netflix, Amazon dhe të tjerë po shfaqin filma që nuk janë prodhuar nga 6 studiot e mëdha, duke i lëshuar ato direkt te konsumatorët. Ulja e shfaqjes së filmave në kinema, ndryshe nga fluksi i lartë i filmave që shfaqen online, pritet të uli cilësinë për filmin që pranohet të shfaqet, edhe pse disa prej tyre janë me cilësi të dobët për kinemanë.

“Nëse filmat e prodhuar shkojnë direkt për transmetim në platformën dixhitale, kjo cenon të drejtën televizive, që konsiderohet një burim fitimprurës për prodhuesit. Përveç kësaj, yjet e Hollywood më shumë dëshirojnë që filmat e tyre të shfaqen në ekranin e madh të kinemave”, argumenton Siddharth Jaini, i grupit indian INOX, ndër më të mëdhenjtë të prodhimit të filmit.

Marrë nga: Monitor

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture filmat ne shqiperi filmat ne shqiperi

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 25 Tetor 2020, 11:09

TIRANË– Hoxha Ahmet Kalaja, ka reaguar në lidhje me videon që publikoi pak orë më parë ku shihej që në një hyrje të restorantit janë vendosur foto të Presi...

Art&Argëtim 25 Tetor 2020, 10:32

SARANDË– Ish- Deputeti Dashamir Tahiri ka zbuluar pllakaën me emrin e Muharrem Rushitit ku një prej shesheve të qytetit bregdetar ka marrë emrin e patrioti...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet