LIVE UPDATES
Ekonomi

Mbahet në Tiranë konferenca e lidershipit Ballkanik, i pranishëm edhe Alfred Moisiu

22 Nëntor 2021, 12:42 Nga DOSJA
Mbahet në Tiranë konferenca e lidershipit Ballkanik, i pranishëm

TIRANË– Sot në Tiranë është mbajtur konferenca e lidershipit të Ballkanit, ku kanë marrë pjesë ambasadorë dhe anëtarë të klubit të Podgoricës. Në konferencën e mbajtur, të pranishmit u janë drejtuar ndaj liderave aktualë për respektimin e territoreve dhe mbajtjen e syve nga e ardhmja, pa mëritë e të shkuarës. Gjithashtu, po të dielën e 21 nëntorit, u inaugurua për herë të parë, Ambasada e Paqes në Ballkan, e ndërtuar nga Federata e Paqes Universale. Kjo ambasadë është ndërtuar nga Federata e Paqes Univesale e themeluar nga Reverend San Mjang Mun dhe bashkëshortja e tij Hak Xha han Mun.

Gjatë ceremonisë së inagurimit një fjalë mbajti dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, njëherazi edhe Kryetari i Këshillit për Paqen në Ballkan u shpreh se liderat akltuale duhet të kenë vision për të ardhmen, pavarësisht problemeve të brendshme që kemi.

“Siç e dimë, aspirata e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është integrimi në Bashkimin Evropian dhe unë e kam shprehur edhe më parë qe Bashkimi Evropian duhet patjetër ti hapë negociatat. Ne jemi të vetëdijshëm se, përveç detyrave të shtëpisë dhe problemeve që ka sicili vend brenda vetes, ne na mungon bashkëpunimi në nivelin e duhur në rajon, dhe së fundmi tensionet sa po vijnë e po rriten. Edhe një herë dua ta theksoj se udhëheqësit e Ballkanit Perendimor duhet të ndërgjegjësohen për gabimet e të kaluarës dhe të marrim përgjegjësi për to, si shtete dhe udhëheqës, duke treguar lidership kurajoz dhe vizionar,”-u shpreh Moisiu.

Filip Vujanović, ish-president i Malit të Zi njëherazi edhe i Klubit të Podgoricës u shpreh: Nuk kemi qenë në atë kohë të lidhur me njëri tjetrin, por as tani. Po merremi me njëri- tjetrin, kush ka të drejtë dhe kush jo. Çdo shtet në Ballkanin Perëdnimor e sheh hisotrinë sips mendimit të vet dhe shpreh sipas mendimit të vetë. Ndërsa më i drejtpërdrejtë është shprehur i presidenti i Kroacisë, Stepan Mesić.

“Duhet ta prishim kuadrin e miteve mbizotëruese për tregun e lirë si një mekanizëm që zgjidh të gjitha problemet, për kapitalizmin neoliberal si një sistem i vendosur për të gjitha kohërat, një sistem që nuk është dhe nuk mund të jetë edhe më i mirë. Duhet të kalojmë edhe kuadrin e mitit të tipit perëndimor të demokracisë si më e mira dhe e përshtatshmja për t’ua imponuar, nëse është e nevojshme me dhunë, kombeve dhe shteteve që kanë zgjedhur rrugën e tyre të ndryshme, në përputhje me nevojat dhe specifikat e tyre. Dhe ne duhet që, me energji të jashtëzakonshme dhe pa më të voglin hezitim, të kundërshtojmë revizionizmin historik. Ne duhet të luftojmë për “të drejtën e qytetarisë” për fakte të padiskutueshme, i pëlqen apo jo dikujt, dhe duhet t’i japim fund thirrjes hipokrite për lirinë e fjalës dhe shprehjes si maskim për të promovuar idetë dhe botëkuptimet që sollën persekutim, vuajtje dhe vdekje për dhjetëra miliona njerëz në shekullin e 20-të, si në kampe ashtu edhe në frontet e luftës. Ne duhet t’i japim fund interpretimit ndaj të cilit disa anojnë pas llogaritjeve, dhe disa prej injorancës dhe keqkuptimit se demokracia nuk është gjë tjetër veçse anarki, që duke mbrojtur të drejtën e zgjedhjes të mundemi të rrezikojë interesin e përgjithshëm të gjithkujt, pa u ndëshkuar. Sepse, ajo shumicë, fatkeqësisht shpeshherë hesht, duke menduar për veten dhe të tjerët. Ndërsa ata që tundin flamurin e të drejtës së tyre për të zgjedhur mendojnë vetëm për veten e tyre”.

Në kërkesën për demokraci të brendshme dhe njohje të vizatimeve të hartave ka qenë edhe ish kryeministri i Kosovës Agim Çeku. Me tone të qarta ai u shpreh:

“Kemi mbaruar luftimet. Kemi përfunduar rivizatimin e hartave. Kemi përfunduar krijimin e vendeve të reja. Por ne nuk kemi përfunduar ndërtimin e një demokracie stabile dhe të qëndrueshme. Disa njerëz në vendet tona presin shpërblimet e lirisë dhe kapitalizmit përpara se të kenë përmbushur përgjegjësitë e tyre. Të gjithë i kemi parë problemet e korrupsionit. Problemet e mungesës së investimeve në arsim. Problemet e gjykatave të cilave qytetarët tanë nuk i besojnë. Në shumë vende kemi zyra qeveritare të shekullit të 21-të dhe ndërtesa shkollash të shekullit të 19-të”.

Më tej, Çeku ngre gishtin e përgjegjësisë ndaj të gjithëve.

“Dhe ne nuk kemi përfunduar ndërtimin e një rajoni bashkëpunues. Ne e dimë se si duket rajoni. Por ne nuk e kemi bërë atë të funksionojë, dhe të punojmë së bashku. Komuniteti ndërkombëtar ka humbur interesin. Bashkimi Evropian po shikon nga brenda. Aktorë të tjerë ndërhyjnë në rajonin tonë vetëm për interesat e tyre, apo për të trazuar telashet mes nesh. Nuk mund të presim për të huajt. Sa më gjatë të presim që dikush t’i zgjidhë problemet tona, aq më gjatë do të presim anëtarësimin në BE,”- është shprehur Çeku.

Në konferencën e lidershipit ballkanit, u nëshkrua edhe memorandum i bashkëpunimit mes Federatës së paqes Universale dhe Klubit të Podgoricës.

(Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale ballkani perendimor konferenca e lidershipit të ballkanit ballkani perendimor konferenca e lidershipit të ballkanit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet