LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria e zhytur në borxh, rreziku që mbart Eurobondi i ri

20 Nëntor 2021, 08:46 Nga DOSJA
Shqipëria e zhytur në borxh, rreziku që mbart Eurobondi i ri

Debati politik që shoqëron çdo emetim Eurobondi nga Qeveria Shqiptare, ndoshta mund të jetë i justifikuar, por është disi i pazakontë për agresivitetin dhe deklarimet ekstreme që e shoqërojnë si në sulm dhe në mbrojtje, dhe nuk fokusohet në thelbin e problemit.

I emetuar për herë të parë në vitin 2010, kur bota financiare botërore sapo kishte përjetuar krizën më serioze prej Depresionit të Madh, është mëse normale të diskutohet, por diskutimi duhet të hedhë dritë mbi rreziqet që e shoqërojnë dhe mbi të gjitha mbi efektivitetin me të cilin është përdorur dhe do të përdoret në të ardhmen ky borxh.

Emetimet e Eurobondit qeveritar nuk përfaqësojnë asgjë më tepër sesa një mënyrë financimi nëpërmjet marrjes së borxhit në tregje të huaja, në këtë rast në monedhën Euro, për disa vite (5 e më tepër) dhe me norma interesi që ndikohen nga koniunkturat e tregjeve ndërkombëtare, si dhe nga vlerësimi i rrezikut që kanë këto tregje për vendin që e emeton.

Vlerësimi për vendin bëhet mbi bazë të një sërë treguesish ekonomikë, financiarë, rregullatorë, institucionalë, ligjorë etj., të atij vendi, që sintetizohen në renditjen ndërkombëtare, e cila përcaktohet nga agjenci të mirënjohura botërore. Paksa teori në dukje, po në këtë paragraf teorik qëndron thelbi mbi të cilin normalisht duhet të ngrihet diskutimi mbi Eurobondin dhe mbi çdo emetim titulli borxhi nga qeveria shqiptare.

Së pari, duke qenë se është marrje borxhi, Eurobondi sjell me vete rrezikun e rritjes së barrës sëtij, në formën e rritjes së sasisë së parave publike që do të nevojiten për të përballuar pagesat e ardhshme të borxhit dhe pamjaftueshmërisë së tyre.

Në këtë aspekt, Shqipëria, me një nivel borxhi 78% ndaj PBB-sënë fund të vitit 2020, sipas Ministrisë së Financave, nuk pritet të ketëndonjë rezultat të gëzueshëm nga vijimi i rritjes së borxhit publik. Për më tepër, duke pasur parasysh që nuk ka dhe një shifër të saktë për këtë borxh, pasi FMN shpall 80%, duke përfshirë dhe një sërë detyrimesh të prapambetura, dhe KLSH e vlerëson në mbi 90%, duke marrë në konsideratë të gjitha detyrimet që lindin nga kontratat publike, si PPP-të, rreziku nga rritjae borxhit shtohet nga mosnjohja reale e nivelit të tij.

Sipas Komisionit Europian, Shqipëria është e dyta në rajon, pas Malit të Zi, që e ka këtë tregues në 100% të PBB-së. Serbia ka arritur të zbresë borxhin afër 50% të PBB-së.

Së dyti, meqenëse është një borxh në monedhë të huaj, në Euro, që përbën edhe 46% të borxhit gjithsej, Eurobondi rrit më tej ekspozimin ndaj rrezikut të ndryshimit të kursit të këmbimit. Në 5 vitet e fundit, Leku është forcuar me thuajse 15% ndaj Euros.

Çdo nënçmim i Lekut,që mund të ndodhë në rast se kjo tendencë 5-vjeçare ndryshon kah, do të përkthehej në rritje të ngarkesës së pagesave të borxhit për të ardhurat publike. E kombinuar edhe me një nivel të lartë të borxhit në tërësi, bën që rreziku të amplifikohet. Historia e krizave botërore, rajonale apo edhe e vendeve të veçanta, ka treguar që ky është një skenar që shfaqet rëndom. Vendet e përfshira në të tilla kriza e shohin veten në një spirale zhvlerësimi të monedhës së vendit, me rënie të vlerave të kursimeve dhe pensioneve, çrregullim të treguesve makroekonomikë dhe deri në rritje të varfërisë e të papunësisë.

Së treti, edhe nëse borxhi i marrë përmes Eurobondit përdoret për të shlyer një borxh të vjetër, në vetvete një mekanizëm i tillë, i përsëritur në praktikë, e shndërron borxhin afatshkurtër apo afatmesëm në një borxh afatgjatë dhe të qëndrueshëm, pra në një rrezik pothuaj permanent, sidomos kur është në nivele të larta. Edhe nëse fondet e siguruara do të përdoren për të përballuar pagesat e koncesioneve qeveritare, përsëri mund të themi se borxhi i marrë vjen me rrezik më të shtuar.

Ky është tregues i ngurtësisë që ka pësuar struktura e burimeve të financimit dhe të shpenzimit të parasë publike, duke kufizuar hapësirat për politikëshpenzimesh buxhetore në favor të sektorëve ekonomikëdhe shtresave shoqërore të ndryshme dhe detyrimit për të marrë gjithnjë borxh.

Kjo sjell automatikisht shtypje fiskale, në kuptimin e rritjes së barrës fiskale, mbi individët dhe bizneset shqiptare; ngushtimin e hapësirës për të përdorur mekanizmin e lehtësive fiskale në favor të zhvillimit të vendit, që përshkallëzohet në kufizim të mëtejshëm të shpenzimeve për mbështetje shtresash në nevojë apo për investime, pra përsëri përfundohet në skenarin e rritjes së varfërisë.

Edhe ekonomia botërore dhe tregjet globale, si pasojë e pandemisë COVID-19, kanë hyrë në periudhë goditjesh në kahun e ofertës, tregun e punës etj që po çojnë në rritjen e çmimeve.

Është e vërtetë që të gjitha shtetet zhvillohen duke marrë borxh. Sidomos gjatë pandemisë, që goditi papritur globin, edhe institucione konservatore si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) toleruan rritjen e kufirit të huamarrjes.

Në rastin e Shqipërisë, përtej nevojës për të marrë borxh, që është e pranueshme përsa kohë që vendi kërkon të zhvillojë infrastrukturën dhe tejkalojë pasojat e pandemisë, disa pikëpyetje ngrihen.

Së pari, sa me efektivitetet përdoret ky borxh, në kuptimin sa e nxit ekonominë dhe produktivitetin, që nga ana e tyre do e bënin më të lehtë kthimin e tij. Përvoja e deritanishme ka treguar se fatkeqësisht ka bërë shumë pak. Vendi vijon të ketë konkurrueshmërinë më të ulët në Europë, sipas të gjithë treguesve (ironikisht, fokusi i lartë tek PPP-të nuk po bën asgjë për ta përmirësuar).

Së dyti, në 2020-n, ndonëse borxhi publik u rrit me 10 pikë përqindje, ndër zgjerimet më të larta në Europë, paketat mbështetëse direkte për qytetarët e bizneset ishin vetëm 1% e PBB-së, më e ulëta në kontinent. Së treti, konsolidimi fiskal pas pandemisë nuk po ecën me ritmet e rekomanduara nga institucionet ndërkombëtare.

Ndaj thelbi i debatit këtej e tutje dhe presioni mbi politikëbërësit e politikëzbatuesit, krahas nivelit të borxhit, (një e keqje e domosdoshme), duhet të përqendrohet te eficienca e përdorimit të tij, në mënyrë që huamarrja e lartë të mos na kthehet në një bumerang (lexo: paaaftësi paguese) të të ardhmen.

/MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi borxhi publik eurobondi shqiperi borxhi publik eurobondi shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet